• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralizohet parlamenti/ Sherr mes deputeteve, opozita: Mazhoranca po na mohon të drejtat kushtetuese

22:34 : 30/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Punimet në Kuvend kanë mbetur në vendnumëro prej disa seancash teksa vijon përplasja mes mazhorancës dhe opozitës.

Më herët gjatë muajit, opozita vendosi të përshkallëzojë aksionin opozitar duke nisur nga Kuvendi, me deputetët që bllokuan foltoren e parlamentet apo ulëset e ministrave dhe kryeparlamentares. Arsyeja sipas tyre, është sepse mazhoranca, duke përdorur forcën e kartonit, po rrëzon nisma të opozitës përfshirë këtu projektligje, rezoluta dhe komisione hetimore që janë kërkuar nga PD. Për komisionet hetimore, shprehet se janë refuzuar nga mazhorancës në kundërshtim me Kushtetutën.

Grushte në Kuvend

E njëjta klimë konflikti mbizotëroi edhe këtë të Hënë. Që në nisje të seancës parlamentare në 17:00, deputetët e opozitës vendosën të bllokonin foltoren e Kuvendit. Në këto kushte, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i dha fjalën deputetit socialist Vullnet Sina, duke e udhëzuar të shmangte fjalimin në foltore dhe të fliste nga vendi.

Teksa deputeti Sina mbante deklaratën e tij, kolegu demokrat Bledio Nallbati i fiku mikrofonin. Pas kësaj mes dy ligjvënësve pati përplasje fizike, ndërsa deputetë të tjerë dhe garda u përfshijnë për të shuar gjakrat.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

Pas kësaj skene, drejtuesja e Kuvendit Lindia Nikolla vendosi të ndërpresë përkohësisht seancën, ndërsa më vonë njoftoi përjashtimin e Nallbatit.

Seanca rinisi me të njëjtën klimë, teksa deputetët e opozitës i fikën mikrofonat atyre socialistë në disa raste. Mes tensionesh, Nikolla vendosi ndërprerjen e seancës disa herë, derisa rreth 50 minuta pas nisjes së saj, vendosi ta shtyjë për një datë tjetër.

Opozita: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me rrezmin e komisioneve hetimore

Teksa deputetët socialistë akuzuan ata demokratë për sjelljen në seancën e Kuvendit, këta fundit bënë fajtorë Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për mohim të së drejtave të opozitës.

Kryedemokrati Sali Berisha rishprehu shqetësimin se Rama po bllokon në mënyrë antikushtetuese komisionet hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita. Kjo po ndodh, pasi sipas tij, kreu i qeverisë Edi Rama nuk lejon komisionet parlamentare “është vetë strumbullari i të gjitha vjedhjeve”.

“Të gjitha këto janë një motiv që të qëndrojmë për kushtetutën. Ka një nen kushtetuta që njeh të drejtë të pacenueshme të pakundërshtueshme të deputetëve të opozitës që me numër të caktuar të firmave të ngrejnë komisionet hetimore parlamentare. Edi Rama nuk e lejon këtë sepse në të gjitha komisionet ai del strumbullar i tyre. Ai del strumbullar në aferën McGonigal… Edi Rama nuk lejon komision hetimor parlament për patronazhistët se është vetë njeriu që e ka ndërtuar atë. Nuk lejon komision hetimor parlamentar për TIMS sepse ai me të ka zhdukur, do të zhdukë gjurmët e udhëtimeve me dhjetëra e dhjetëra herë me trafikantët. Të Edi Ramës me charterin e tij privat. Lidhet dhe fluturimet e Taulant Ballës me bajlozët e krimit dhe drogës. Edi Rama nuk lejon Komisionet sepse gjer tani u ka dhënë trafikantëve të drogës, bajlozëve të krimit, qeveritarëve të krimit mbi 6 mln metër katrorë tokë troje turistike të lirë nga taksat për 20 vite”, tha Berisha në një prononcim për gazetarët pas mbylljes së seancës plenare.

Ai u shpreh se Edi Rama është po ashtu “personi që del strumbullar kryesor i vjedhjes së shekullit me djegësat”.

“Strumbullar kryesor i vjedhjes me koncesionet e shëndetësisë. Së fundi ai po bëhet pronar me Alabarin e tij, i Dubait të Durrësit duke vjedhur dhe përvetësuar mbi 1 milionë metër katror truall publik dhe duke larë aty, miliarda euro me Olsin dhe Amant Josifin, të vjedhura taksapaguesve europiane“, shtoi.

Një qëndrim të ngjashëm mbajtën edhe kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, si dhe deputetja e PL Monika Kryemadhi.

Çuçi: E drejta jonë të rrëzojmë opozitën

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi u shpreh se skenari i opozitës për të prishur seancën plenare ishte “i papranueshëm”.

Lidhur me rrëzimin e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ai tha se nuk është vepruar në mënyrë antiligjore nga mazhoranca siç deklaron opozita. Ndërsa për nismat e tjera ligjore, tha se është një procedurë normale që shumica të mos bjerë dakord me opozitën.

“Nuk është e thënë që çdo amendim që vjen nga opozita duhet ta pranojmë. Nuk e kemi ne detyrimin të miratojmë amendimet e opozitës. Ndodh kur amendimet janë të vlefshme. Për Komisionet hetimore është e drejtë e opozitës që të ngrihen, por dhe sipas Gjykatës Kushtetuese nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë”, deklaroi Çuçi.

Lidhur me kërkesën e PD për të ndryshuar përbërjen e komisionit për reformën zgjedhore, Çuçi tha se mazhoranca nuk e merr parasysh pasi njeh si Parti Demokratike partinë e vulës.

“Reforma Zgjedhore nuk është çështje teknike, por politike, dhe si e tillë ne negociojmë me Partinë Demokratike. Në kushtet ku jemi ne shikojmë kë njeh Gjykata për PD, cilin nga grupimet”, tha Çuçi.

Etiketa: kuvendparlamentPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
Para

Akuzat për “Partizanin”, Argita Malltezi: Rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës

TË GJITHA

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com