• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga armët deri te tonelatat e drogës, Policia bën bilancin për muajin janar

15:47 : 05/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin janar.

Gjatë këtij muaji janë finalizuar 94 operacione policore, ndërsa janë vënë në pranga 564 shtetas, 69 prej të cilëve të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht.

Njoftimi i plotë:

Ky vit i ri pune, objektivash dhe sfidash, i gjeti punonjësit e Policisë, të angazhuar, të besueshëm dhe profesionalë pranë qytetarëve, për të shënjuar një fillim viti intensiv në drejtim të:

✅parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërive, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit;

Lexo edhe:

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, gjendet i mbytur peshkatari /EMRI

✅punës hetimore në kohë reale, për të zbardhur krimet e ndodhura më parë dhe për të nxjerrë përpara ligjit, autorët e tyre;

✅ndërprerjes së rrugëve përmes të cilave, krimi mund të depërtojë në komunitet;

✅vënies në praktikë në Policinë e Shtetit, të strategjive dhe impulseve të reja, me qëllim përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale,

✅si dhe aplikimit të një qasjeje të re të raporteve me qytetarët, partnerët ndërkombëtarë dhe median.

Gjatë muajit janar 2023, janë finalizuar 94 operacione policore, bazuar në inteligjencën informative dhe në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Për veprimtari në kundërshtim me ligjet e vendit, gjatë këtij muaji, janë vënë në pranga 564 shtetas, 69 prej të cilëve të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht.

Të shpërndarë në çdo skaj të vendit, strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, kanë qenë të vendosur në frontin kundër krimit të organizuar dhe krimeve në përgjithësi. Si rezultat, gjatë këtij muaji janë evidentuar dhe goditur:

203 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve;

94 raste të armëmbajtjes pa leje;

120 raste të krimeve ekonomike;

83 raste të veprimtarive kriminale me objekt kalimin e paligjshëm të kufijve;

25 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë muajit janar 2023, janë finalizuar operacione dhe megaoperacione, goditje dhe reagim në kushtet e flagrancës, punë parandaluese dhe punë hetimore me qëllim hedhjen dritë mbi krimet e ndodhura më parë, si rezultat i të cilave janë sekuestruar:

3 arsenalë armësh, 36 armë zjarri, 6 armë gjahu, pistoletë paralizuese, granata dore, 2 jelekë antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, 2 palë dylbi me rreze të largët, një helmetë, një hark luftarak, pajisje si të Policisë dhe 508 kamera të instaluara në qarqe të ndryshme, për të grumbulluar informacion për kontigjentë kriminal;

mbi gjysmë milioni euro të sekuestruara gjatë operacioneve, rreth 1 milion euro pasuri me burim krimin, 12 milionë lekë, mbi 75 000 euro në kufi, aksesorë floriri, mbi 62 000 litra naftë e kontrabanduar, më shumë se 30 000 euro barna të kontrabanduara, 763 celularë të kontrabanduar, pajisje kompjuterike që i shërbenin veprimtarive kriminale në call center-a dhe të lojërave të fatit, 1500 l gaz, qindra steka me cigare, 7 skulptura, mallra të shumëllojshme të kontrabanduara dhe dokumente false;

83 kilogramë kanabis, qindra doza, 511 fidanë dhe bimë narkotike, qindra doza kokaine e heroine, si dhe 1007 tableta ekstazi.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe bllokuar 6 ambiente ku kryheshin veprimtari të ndryshme kriminale, prej tyre: 1 magazinë ku mbaheshin lëndë radioaktive dhe kimike, 2 ambiente ku kultivohej kanabis, 1 ambient ku mbahej një arsenal prej 12 armësh zjarri dhe 2 ambiente ku mashtroheshin shtetas të ndryshëm, përmes call center-ave.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë guardianët e sigurisë publike dhe impakti i punës së tyre të përditshme shtrihet në çdo kapilar të jetës.

Gjatë muajit janar, janë finalizuar një sërë megaoperacionesh, të cilat kanë patur një ndikim të lartë publik, kanë rritur sigurinë e jetës dhe të pronës së qytetarëve, si dhe kanë rritur gjithashtu, imazhin e Policisë së Shtetit, te qytetarët dhe partnerët.

Hetime të thelluara intensive dhe punë gjurmuese, për të zbardhur 3 vrasje të ndodhura gjatë periudhës 2019-2022. Operacionet “Komploti”, “Eagle Eyes” dhe “Deepened”, të zhvilluara në qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër, identifikuan dhe vunë në pranga 9 shtetas, për vepra të rënda penale ndaj jetës. 2 shpërthime me eksploziv, të ndodhura në Shkodër, në vitin 2020, u zbardhën dhe u dokumentuan ligjërisht.

Megaoperacioni “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, çmontoi 508 kamera në të gjitha qarqet e vendit dhe vuri në hetim 101 shtetas, për instalimin e tyre në kundërshtim me ligjin. Megaoperacioni vijon.

Megaoperacioni “Krahët e krimit” bllokoi 2 ambiente ku kultivohej kanabis dhe 1 ambient ku mbahej një arsenal armësh zjarri, të gjitha këto për llogari të grupeve kriminale në Durrës.

Si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Golden Bullet”, gjatë këtij muaji, u konfiskuan 5 ambiente dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit F. Ç., të kërkuar ndërkombëtarisht, për vrasje të dyfishtë.

Operacionet antidrogë “Indicia” dhe “Cërriku 2023”, të finalizuara në Kukës dhe në Elbasan, rezultuan me sekuestrimin e rreth 80.5 kg kanabis, 1 arme zjarri, 4 armëve të gjahut dhe 1 arme sportive. Për këto operacione u vunë në pranga 3 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, që tentuan të trafikonin apo të shitnin lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit “Step by step”, u zbardh brenda 48 orëve, vjedhja me armë zjarri, e një shume parash në një dyqan në Durrës, dhe u vunë në pranga 2 autorët me precedent të mëparshëm kriminal.

Sekuestrimi i 2 arsenalëve të armëve në Lezhë dhe në Durrës, parandaloi ngjarje të rënda kriminale dhe zeroi mundësinë e kontigjentit kriminal, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Megaoperacionet e një intensiteti dhe profesionalizmi të lartë nga strukturat qendrore për hetimin e krimeve ekonomike, “Signal” dhe “Subjekti”, shkatërruan 2 grupe kriminale dhe arrestuan 6 anëtarë të tyre, që mashtronin në subjekte tregtare, për të marrë shuma të konsiderueshme parash. Këto 2 megaoperacione sollën gjithashtu, sekuestrimin e mbi 153 000 eurove.

Megaoperacioni multistrukturor “Geni” vuri në pranga 13 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, që u kapën në tentativë për të kontrabanduar përmes 2 peshkarexhave, 62 000 litra naftë.

2 fazat e megaoperacionit “Inside” goditën me ashpërsinë e ligjit, një rast vjedhjeje të rreth 500 000 eurove.

Shërbim cilësor dhe korrekt i punonjësve të Policisë Rrugore, si dhe monitorim i akseve në të gjithë vendin, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore, me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Si rezultat, gjatë muajit janar, janë pezulluar 1324 leje drejtimi, për shkelje të normave të shpejtësisë dhe konsumim të alkoolit, si dhe janë vënë në pranga 166 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Etiketa: Armebilancidorogejanaripolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

22:34 : 22/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, gjendet i mbytur peshkatari /EMRI

13:19 : 22/07/2026
AKTUALITET

I dënuar me 24 vite burg për vrasje, arrestohet në Angli 60 vjeçari shqiptar /EMRI

12:31 : 22/07/2026
AKTUALITET

Kishin kultivuar kanabis në Krujë, arrestohen dy personat me precedentë penal /EMRAT

12:14 : 22/07/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari

10:21 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Lushnjë, shkrumbohet një automjet

09:28 : 22/07/2026
Para

Ndotja e ajrit shkakton ankth dhe depresion

TË GJITHA

Horoskopi, 23 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 22/07/2026

Çfarë ndodhi gjatë testimit? “Çmendet” Chatgpt, del jashtë kontrollit

22:53 : 22/07/2026

Kumbaro emëron ish-asistenten e saj Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

22:43 : 22/07/2026

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

22:34 : 22/07/2026

Specialistja e gjeoshkencës: Shtrëngatat rikthehen të premten

22:24 : 22/07/2026

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

22:18 : 22/07/2026

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet