Sekretari i shtetit Marko Rubio pritet të takohet nesër me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, ndërkohë që pritet të ngrejë çështjen e dhënies fund të luftës në Ukrainë.
Rubio u tha gazetarëve nga samiti i ASEAN-it, se lufta në Ukrainë ka dëmtuar mundësitë e Rusisë dhe SHBA për të gjetur fusha bashkëpunimi për çështje të tjera.
“Por në të njëjtën mënyrë, ne do të donim ta shihnim atë luftë të merrte fund. Ne mendojmë se do të ishte mirë për Rusinë nëse ajo luftë merr fund, kështu që ne do ta ngremë atë çështje.
Dhe siç thashë, SHBA-të mbeten të hapura dhe të gatshme të luajnë një rol konstruktiv në përfundimin e asaj lufte nëse paraqitet kjo mundësi dhe nëse mund të paraqitet.
Ne jemi të hapur për këtë, për të luajtur atë rol sepse mendojmë, dhe mendoj se rusët do të pajtoheshin, se ne jemi ndoshta i vetmi vend në botë që mund të luajë atë rol në përpjekjen për ta përfunduar atë”, tha Rubio.
Duke folur në forumin në Manila, Rubio tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të luajnë një rol konstruktiv në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.














