Një i moshuar, pjesëmarrës në protestën e 51-të kundër qeverisë, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i kishte cilësuar protestuesit si “sorra”, duke thënë se shqiptarët janë “shqiponja”, ndërsa këtë etiketim ia atribuoi vetë kryeministrit dhe qeverisë.
Gjatë prononcimit të tij, protestuesi u shpreh se kishte dalë në shesh për të mbështetur të rinjtë që, sipas tij, po udhëheqin protestën dhe po kërkojnë ndryshim.
Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për fenomenin e shpopullimit të vendit, duke pretenduar se politikat e ndjekura kanë çuar në largimin e shqiptarëve dhe se vendi po zëvendësohet me emigrantë nga Azia dhe Afrika.
Në fjalën e tij, protestuesi kritikoi edhe mënyrën e qeverisjes dhe bëri thirrje për ruajtjen e traditave dhe mbrojtjen e pasurive kombëtare, duke akuzuar qeverinë se po dëmton interesat e vendit.














