Nga Boldnews.al
Të fundit postim në rrjetet sociale kryeministri Rama ka bërë për mosreagimin e tij nga deklarata tepër e rëndë por mjaft domethënëse e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila në një intervistë televizive tha se nëse do ta kishte në dorë, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
I ndjerë nën sulmin qytetar, se përse nuk mbajti qëndrim, kur edhe vete BE e kritikoi, madje në mëyrë të drejtëpërdrejtë u kërkua edhe shkarkimi i saj, Rama u mjaftua vetëm me qëndrimin e ministrit tonë të jashtëm, Ferit Hoxha.
“Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë”, shkruan Rama.
Relativizimi i çështjes duke e cilësuar thjesht një “çyryke” ministren serbe është më e rëndë se vetë qëndrimi pa qëndrim i kreut të qeverisë sonë. Duke e cilësuar si diçka të pavlerë, apo fjalë të thëna nga një e “metë”, në fakt kryeministri Rama aminston jo një “çyryke”, por të metën personale që më së paku i vjen nga mosdija, apo injoranca e theksuar historike.
Koha po tregon se politika serbe jo vetëm nuk është shkëputur nga e shkuara, por po ushqen urrejtjen deri në nivel qeveritar. Atë që Rama e quan mikun e tij, presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ka qenë ministër informacioni i Sllobodan Milosheviçit, ndërsa ai që sot është ministri i jashtëm, ishte në atë kohë zëdhënës po i qeverisë së Milosheviçit.
Por Rama dhe miku i tij ndodhen në një hall të përbashkët përballë protestave qytetare kundrejt tyre. Nuk ka rëndësi se kush, sa dhe si e vlerësojnë njëri-tjetrin, por dikush është më së paku “çyryk” në politikën Ballkanike, edhe pse i pëlqen ta konsiderojnë “lider rajonal”














