• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nga lajmi te lajmësi”/ Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:51 : 23/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe këndojnë në kor: “Rama jepe dorëheqjen”.

Protesta mori shkas nga episodi i dhunshëm i ndodhur në Zvërnec më 30 maj, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet private brenda një rrethimi me tela me gjemba në zonën e mbrojtur ku planifikohet të ndërtohet një kompleks rezidencial i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner, por u shndërrua shpejt në një lëvizje anti-estabilishment.

Prej tre javësh, lëvizja e njohur tashmë si “Revolucioni i Flamingove” kërkon jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit, por edhe anulimin e projektit dhe ndryshimet ligjore të vitit 2024 për zonat e mbrojtura si dhe ndryshimin e klasës së vjetër politike të dominuar nga dyshja Rama- Berisha.

Kryeministri Edi Rama e ka zhvlerësuar në vazhdimësi zhgënjimin popullor ndaj qeverisjes së tij, duke u përpjekur të gjejë “armiq të jashtëm” dhe “të brendshëm” për nxitjen e protestave – nga shtete armiqësore si Irani e deri tek influencerat lokalë. Në një fjalim të gjatë përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste të shtunën, Rama e shpjegoi revoltën popullore me atë që ai e quajti “proletariati i algoritmit”, ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një largim të mundshëm të tij me dorëheqje.

Ekspertët e komunikimit e shpjegojnë sjelljen e Ramës ndaj protestës maratonë me manualin e njohur të propagandës, që synon shmangien nga faktet dhe delegjitimimin e aktorëve të protestës.

Lexo edhe:

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

Sipas pedagogut të Shkencave të Komunikimit, Artan Fuga, kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme.

“Kryeministri dhe çdo qeveri apo çdo pushtet në raste krizash sociale dhe tensionesh politike, siç janë protestat, është i detyruar të komunikojë dhe komunikon në dy dimensione: dimensioni politik, racional, ku hyn në përmbajtje të çështjes me argumenta dhe dialog dhe dimensioni i marrëdhënieve publike dhe mjeteve të propagandës, jo të mbështetura në përmbajtje dhe dialog,” shpjegoi Fuga, duke theksuar se Rama zgjodhi këtë të dytën.

Fuga i shpjegon arsyet e kësaj strategjie komunikimi me situatën e paparashikueshme, kulturën politike dhe nevojën e kryeministrit për të mohuar fakte që janë të dukshme.

“Protesta e papritur i theu mitin që ai kishte në kontroll gjithçka dhe kur diçka vjen e papritur, e e ke shumë më lehtë  të përdorësh teknikën e propagandës, sepse çdo racionalizim e justifikon tjetrin,” theksoi ai.

Edhe gazetari Lutfi Dervishi e vendos theksin te ndryshimi dramatik i retorikës së kryeministrit, që sipas tij, synon që të ndikojë “mbështetësit e qeverisë, të pavendosurit dhe administratën”.

“Kemi një zhvendosje tipike te debatit nga ‘çfarë po thuhet’ te ‘kush po e thotë,” tha Dervishi, ndërsa shtoi se kur fokusi kalon nga shqetësimet e ngritura te identiteti, motivet apo lidhjet e protestuesve, vëmendja largohet nga thelbi i pakënaqësisë dhe përqendrohet te legjitimiteti i bartësve të saj.

Kjo, sipas tij, “është një strategji e njohur që synon të fragmentojë mbështetjen publike për protestën dhe të mbjellë dyshime mbi përfaqësueshmërinë e saj”.

Sipas profesor Fugës, kryeministri përdori të paktën tre elementë teknikë të propagandës që synonin zhvendosjen e vëmendjes nga thelbi i protestës; elementë që ai i përmbledh në mohimin e realitetit; karikaturizimin e protestës dhe reduktimin e saj – siç e quan ai “pelikanizimin”.

Propaganda gjithashtu u përdor si mënyrë për të mohuar faktet.

“S’mund të thuash s’ka projekt kur atje kanë filluar punimet…,”shton më tej Fuga.

Ndërsa pretendimet për përdorimin e ‘komploteve’ të jashtme e të brendshme lidhen, sipas profesor Fugës, me tentativën për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare.

“Duke thënë pra se nëse në botë ka ekstremizma kundër Izraelit, apo kundër botës së financave, kjo po më ndodh mua sot. Dhe ai u viktimizua, e kërkoi si aleancë sikur po goditet familja Trump,” theksoi ai.

Përpjekja për polarizim

Në refuzimin për të reflektuar ndaj kërkesave të protestuesve, kryeministri Edi Rama shpesh përdor si mbrojtje 83 mandatet dhe ‘shumicën e shqiptarëve’ që e mbështesin atë dhe vizionin e tij për projektet turistike në bregdet. Në anën tjetër, ai përdor metodën klasike të komunikimit publik, duke mos folur për mesazhin, por për mesazhierin.

Kjo sipas Adri Nurellarit, ekspert i komunikimit politik, nuk është një metodë e re në politikën shqiptare.

“Sot repertori ka ndryshuar, por logjika mbetet e njëjtë. Në vend të çadrave me thika kemi ‘agjentë rusë’, ‘iranianë’, ‘serbë’, ‘grekë’, ‘marksistë’, ‘antiamerikanë’, ‘antisemitë’, ‘antibiznes’ dhe çdo etiketë tjetër që mund të shërbejë për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet e ngritura,” tha Nurellari.

Sipas tij, ky diskurs kërkon të zhvendosë energjinë e debatit nga temat e korrupsionit, kriminalizimit, kapjes së shtetit, shkatërrimit të trashëgimisë,emigrimit, apo problemet e tjera të ngritura nga protestuesit tek pyetja “Kush janë këta?” dhe jo “A kanë të drejtë?”.

“Nga ana psikologjike, qëllimi kryesor nuk është domosdoshmërisht të bindësh shumicën e qytetarëve se protestuesit janë vërtet agjentë të huaj apo ekstremistë. Mjafton të krijosh mjegull, dyshim dhe konfuzion,” shtoi më tej ai.

Një element tjetër interesant i këtij manuali komunikimi, sipas tij, është dhe anti-mitingu për të zhvendosur mesazhin ‘a ka të drejtë protesta’ tek ‘në cilin kamp je?’.

“Kështu krijohet narrativa e dy Shqipërive: Shqipëria jonë kundër Shqipërisë së tyre,  progresistët kundër reaksionarëve, shumica kundër pakicës,” thotë Nurellari, duke vlerësuar se kjo është një teknikë klasike polarizimi, sepse sa më shumë debati të zhvillohet si përplasje identitetesh, aq më pak flitet për çështjet konkrete që e kanë prodhuar pakënaqësinë.

Ndërsa Nurellari mendon se Rama me narrativën e tij po synon polarizimin e shoqërisë, Fuga dhe Dervishi ndahen në analizën e tyre.

Për Lutfi Dervishin, kjo strategji e ndjekur nga Rama ka limitet e veta para një proteste që vijon dhe bëhet më e madhe.

“Nëse protesta do të ishte e vogël, e paqartë ose e varur nga pak figura publike, sulmet ndaj individëve mund të ishin efektive, por kur kemi të bëjmë me një lëvizje të gjerë, pa lider të qartë dhe me pjesëmarrje të larmishme, sulmet personale shpesh nuk e zgjidhin problemin e perceptuar nga publiku, përkundrazi, ato mund të forcojnë bindjen se pushteti po merret me lajmësin dhe jo me lajmin,” thotë ai.

Paradoksi, sipas Dervishit, është se sa më shumë zgjat një protestë pa incidente dhe me pjesëmarrje të qëndrueshme, aq më pak efektive bëhen etiketimet, duke e kthyer debatin aty ku nisi: te arsyet e protestës, jo te identiteti i protestuesve.

Ndërkohë, Fuga thotë se narrativa e propagandës së kryeministrit i ka dhënë atij disa pikë, që lidhen me mbajtjen e protestës në plan emocional, neutralizimin e kritikave ndaj tij dhe ruajtjen e lidhjes me elektoratin e vet.

“Është më kollaj ta mbash unitetin me elektoratin duke i thirrur gjuhës së trupit dhe propagandës, sesa gjuhës së arsyetimit për të dhënë argumente, që shpeshherë janë të sforcuara,” përfundoi ai. /BIRN

Etiketa: Edi Ramapropagandeprotesteqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

21:05 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aktivisti: I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

20:44 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rroftë keqqeverisja!

20:31 : 13/07/2026
AKTUALITET

Qytetari ironizon Ramën me Kanye West: Me aq para kishte rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë!

19:56 : 13/07/2026
Para

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026

“Më vodhët votat”, Ndoka përplaset me Telitin

22:31 : 13/07/2026

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş