• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një zjarr i përmasave të mëdha u regjistrua pasditen e 13 korrikut në një nga gjiret më të bukura të Detit Jon, në zonën e Himarës. Flakët shkrumbuan kodrën nga ana veriore e Llamanit, teksa e gjithë zona është me pemë të vogla dhe shkurre.

Mediat raportuan se zjarrfikeset e Himarës, por edhe ato të qyteteve fqinje, shkuan me shpejtësi për të kontrolluar flakët, duke qenë se poshtë në Gjirin e Llamanit operojnë disa biznese, të kontrolluara plotësisht nga Arben Muçobega, ndërkohë që nga ana tjetër e kodrës, në drejtim të rrugës dhe qytetit, janë hotele dhe banesa private.

Duke qenë se e gjithë zona është bregdetare, kodrinore e shkëmbore, ndërhyrja e zjarrfikëseve ishte tejet e vështirë, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta apo erërave të forta, ku synimi është gjithmonë të mos ketë viktima apo dëmë në pronë.

Në foto: Kodra në Llaman e mbuluar nga tymi, pasditen e datës 13 korrik 2026

Po sikur ky zjarr të jetë i qellimshëm?! Dokumentet që ka hulumtuar dhe kontrolluar Vox News tregojnë se në kodrën që ra zjarri i madh do të ngrihet një super resort, sërish i kontrolluar nga biznesmeni Arben Muçobega. Në vitin 2025, qeveria zbardhi një leje zhvillimi, për një sipërfaqe të madhe prej 101.200 metra katrorësh, pikërisht në kodrën ku u regjistrua zjarri i datës 13 korrik 2026.

Zona ku do të ngrihet resorti është shkëmbore, normalisht që s’duhet të kishte pronar, pasi është e pashfrytëzueshme dhe tërësisht në afërsi dhe pjerrësi të madhe drejt detit Jon. Mësohet se Muçobega ka përgatitur me shpejtësi dokumentet për të marrë atë pikën e “voçkël”, teksa leja është në tryezën e qeverisë, duke kaluar edhe disa etapa, ku ka ngelur së fundi edhe leja e ndërtimit.

Lexo edhe:

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

‘Kurthi vdekjeprurës’/ Si humbën jetën nga zjarri 12 persona në Spanjë?

Në foto: Projekti ‘Amantes’ që gllabëron të gjithë kodrën shkëmbore ngjitur me Gjirin e Llamanit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, qeveria ka miratuar disa kohë më parë lejen e zhvillimit për projektin “Amantes”, në Bashkinë Himarë, një “resort multifunksional, hotel, vila dhe shërbime me subjekt ndërtues shqoëritë ‘Capital B’ dhe ‘Bega 07’”. Firma Bega 07 ka si pronar biznesmenin Arben Muçobega, i akuzuar edhe nga eksponentë të opozitës për lidhje të dyshimta, qoftë me botën e krimit ashtu edhe me politikën.

“Projekti i resortit me 5 yje ‘Amentes’ do të zhvillohet në zonën e plazhit të Llamanit, në kufi me plazhin e Himarës, në Bashkinë Himarë,e  cila ndodhet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë” thuhet në lejen e zhvillimit. Sipas saj, resorti “Amantes” shtrihet në kodrën përbri plazhit të Llamanit, ndërkohë që peisazhi ekzistues ka një topografi të pjerrët që shtrhet nga maja e kodrës në det, duke ofruar shtigje dhe pamje mbresëlënëse.

Në dokumente shkruhej se prona aktualisht është bosh dhe e pashfrytëzuar, por në pjesën më të ulët të saj, në afërsi të plazhit të Llamanit, ndodhen disa objekte të ulta kryesisht 2-3 kate. Këto objekte janë ndërtime që i shërbejnë funksionit të turizmit bregdetar veror.

Në foto: Projekti parasikon 50 vila, hotel lukzos dhe restorante në të gjithë kodrën

Mësohet se në atë resort do të bëhet hotel luksoz, vila, apartamente dhe zona e ndërmjetme komerciale, përfshirë restorantet, hapësirat e mirëqenies dhe zonat e komunitetit që përmirësojnë përvojën turistike.

Më tej shkruan se vilat ndjekin një koncept “stackingstone”, i projektuar për të minimizuar gërmimet dhe për të ruajtur topografinë e kodrës. “Masterplani parashikon 50 vila të shpërndara në terren në grupime 2 apo 3 vilash. Të gjitha këto grupime përfshijnë 1 vilë të madhe (apo 2 vila të mëdha në rastin e grupimeve 3-she) dhe 1 vilë të vogël” thuhet në dokument.

A mos vallë zjarri dhe flakët i hapën vendin kantierit të resortit të Arben Muçobegës? Nëse ka qenë i qellimshëm, a do të dalë me ndonjë raport MZSH-ja, raport i cili mund të përdoret edhe në KKTU?!  Ka pak gjasa të ndodhë, pasi në çdo vend turistike që ka pasur nën flakë apo ruspa për të prishur ndërtime me dru, kanë “lindur” resorte luksoze. /Vox News

Etiketa: artur mucobegallamanzjarr

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

18:34 : 13/07/2026
BOTA

‘Kurthi vdekjeprurës’/ Si humbën jetën nga zjarri 12 persona në Spanjë?

15:13 : 11/07/2026
BOTA

Pamje dramatike nga zjarri në një fabrikë në Kinë, punëtorët hidhen nga çatia për t’i shpëtuar flakëve

22:49 : 10/07/2026
AKTUALITET

Zjarri në Durrës, objekti i përfshirë nga flakët në konflikt gjyqësor mes kishës katolike dhe një familjeje

19:21 : 10/07/2026
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri makina në Vlorë, dyshimet

19:09 : 10/07/2026
AKTUALITET

Panik në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë një godinë banimi

18:59 : 10/07/2026
Para

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026

“Më vodhët votat”, Ndoka përplaset me Telitin

22:31 : 13/07/2026

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş