Qytetarët kanë vijuar edhe këtë mbrëmje marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të ditës së 44-t të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pas grumbullimit dhe fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit u nisën në marshim përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.
Edhe në këtë protestë, slogani kryesor mbeti kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa pjesëmarrësit deklaruan se do të vazhdojnë mobilizimin deri në realizimin e këtij objektivi.
Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën në kor: “Edi Rama, ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru!”, duke e shoqëruar marshimin me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë.














