• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut, rritet përfaqësimi i diasporës dhe grave

14:37 : 30/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim, nen për nen dhe në tërësi ndryshimet në statutin e partisë, duke sjellë disa risi të rëndësishme në organizimin dhe funksionimin e saj të brendshëm.

Sipas përfaqësuesve të grupit të punës, statuti i ri synon forcimin e demokracisë së brendshme dhe rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje. Në prezantimin e ndryshimeve, u theksua se pushteti në PD i përket anëtarëve dhe jo strukturave drejtuese.

Ndër risitë kryesore është parashikuar përfaqësimi i diasporës deri në 15% në organet drejtuese të partisë dhe në listat e kandidatëve, si dhe rritja e rolit të grave dhe vajzave, me synimin për të arritur një përfaqësim deri në 40%.

Po ashtu, ndryshimet parashikojnë ngritjen e një Komisioni të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, si strukturë e pavarur nga organet drejtuese, përpara procesit të primareve.

Reformat prekin edhe organizimin bazë të partisë, duke synuar forcimin e grupseksioneve, nëndegëve dhe rolit të Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes degëve dhe të zgjedhurve vendorë.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Gjithashtu, statuti i ri njeh status të barabartë për organizatat partnere të partisë, parashikon mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarëve dhe saktëson rregullat për shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke rritur garancitë për qëndrueshmëri në detyrë.

Risitë dhe ndryshimet kryesore në Statut:

1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj.15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

FJALA E PLOTE E BARDHI

Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq, delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Fillimisht, punë të mbarë Kuvendit Kombëtar dhe suksese të gjithë kandidatëve për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Me vendim të kryesisë së partisë, një grup pune i përbërë nga 10 anëtarë mori në shqyrtim propozime të ndryshme të anëtarëve të partisë për ndryshime në statutin e partisë.
Në tërësi, grupi i punës vlerësoi se statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë garanton funksionimin demokratik të Partisë Demokratike, respekton standardet e organizimit të partive të njëjta me partitë simotra evropiane, si dhe udhëhiqet nga parimi i rëndësishëm se pushteti në Partinë Demokratike i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave përfaqësuese.

Ky parim do të duhet të ruhet dhe të zhvillohet më tej, duke e bërë Partinë Demokratike të vetmen forcë politike në vend ku anëtari nuk është periferik, por ka një rol vendimtar në parti dhe ku vullneti i anëtarësisë përcakton gjithçka në Partinë Demokratike.
Disa nga ndryshimet e propozuara në statutin e Partisë Demokratike përfshijnë fuqizimin e diasporës shqiptare dhe përfaqësimin real politik të saj.

Partia Demokratike dhe diaspora shqiptare nëpër botë kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie dhe raport të veçantë dhe mbështetje të vazhdueshme të ndërsjellë. Mirëpo miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që i mundëson votimin edhe të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, dikton një raport institucional mes Partisë Demokratike dhe shtetasve shqiptarë, bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.
Për këtë arsye është propozuar që diaspora të ketë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese të partisë, përfshirë Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar, Kryesinë e Partisë, si dhe 15% në listat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Risi e dytë është fuqizimi i grave dhe vajzave në Partinë Demokratike. Për këtë arsye, nga minimumi i përcaktuar me ligj, ku zonjat, gratë dhe vajzat do të duhet të përfaqësoheshin deri në 30%, në statutin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu forca e parë politike që rrit kuotën e përfaqësimit të grave, është përcaktuar që ky përfaqësim në të gjitha organet drejtuese të partisë dhe në listat e kandidatëve për deputetë të jetë 40%.
Gjithashtu, me qëllim lidhjen e Partisë Demokratike me shoqërinë civile dhe botën akademike dhe hapjen e partisë dhe thithjen e elementëve të vlefshëm në komunitet dhe shoqëri, është propozuar që selektimi i kandidatëve që votohen nga anëtarësia në primare t’i nënshtrohet një vlerësimi nga një komision seleksionimi, i përbërë nga figura me kontribut të shquar në Partinë Demokratike, përfaqësues të shoqërisë civile apo botës akademike, të cilat do të filtrojnë kandidatët që i nënshtrohen votimit.
Së katërti, është përmirësuar organizimi bazë i partisë dhe është forcuar kolegji i kryetarëve të grupseksioneve, duke u dhënë atyre të drejtën për të qenë anëtarë të kryesive të degëve të Partisë Demokratike.

Është forcuar raporti mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë. Sot në statutin e PD-së ka vetëm një raport, atë mes kryesive të degëve dhe të zgjedhurve qendrorë të Partisë Demokratike, deputetëve të saj.
Është parashikuar dhe përfshirë në statut që i njëjti raport, të njëjtat të drejta, t’u njihen edhe të zgjedhurve vendorë, konkretisht këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të cilët bëhen gjithashtu anëtarë ex officio të kryesive të degëve.
Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të Partisë Demokratike.

Aktualisht, në statutin e partisë parashikohen tre organizata partnere, por jo të gjitha organizatave u njihet i njëjti status dhe i njëjti përfaqësim. Për këtë qëllim është parashikuar që të tre organizatat partnere, Grupimi i Dhjetorit ’90, me një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e partisë, të gëzojë status të njëjtë dhe të drejta përfaqësimi si organizatat e tjera partnere.

Është përmirësuar mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të partisë dhe përditësimi i listave të anëtarësisë, si dhe janë saktësuar rregullat mbi shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci qëndrimi në detyrë.
Për të gjitha këto arsye, ftoj Kuvendin Kombëtar të miratojë ndryshimet e propozuara në statut.
Faleminderit dhe punë të mbarë të gjithëve!

Etiketa: bardhikuvendPARTIA DEMOKRATIKPDStatuti i ri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
AKTUALITET

Dhuna në Zvërnec, Ina Zhupa: Shteti i shërben kriminelëve

19:39 : 01/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale për transgjinorët, Kalaja-Ramës dhe deputetëve të PS: Provojeni te fëmijët tuaj

19:03 : 01/06/2026
Para

Milionat në lojë/ Besmir Beja i Doganave dhe hijet e korrupsionit

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom