Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë as në seancën plenare të nesërme të Kuvendit. Vendimi u është komunikuar deputetëve të grupit parlamentar përmes një njoftimi të brendshëm.
“Të nderuar kolegë! Ju njoftoj se nesër nuk do të marrim pjesë në seancën plenare, sipas vendimit të Grupit Parlamentar dhe qëndrimit të bërë tashmë publik”, thuhet në njoftimin drejtuar deputetëve të PD-së.
Kjo do të jetë seanca e dytë radhazi që demokratët bojkotojnë, pas asaj të javës së kaluar, ku gjithashtu nuk morën pjesë për shkak të qëndrimit të tyre se kërkesat e protestuesve nuk ishin marrë parasysh.














