• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Milionat në lojë/ Besmir Beja i Doganave dhe hijet e korrupsionit

14:53 : 30/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

Der Spiegel: Rama dhe Kanye West të padëshiruar, njëri për korrupsion, tjetri për antisemitizëm

“Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor”/ Bardhi në PE: Rama bashkëpunëtor me krimin e organizuar

Dogana e Besmir Bejës, i emëruar 4 muaj më parë në atë post, është kthyer në një han pa porta, ku mjafton që të kesh mik njerëzit e tij të besuar dhe mbaron punë, megjithëse s’ke letra dhe je i paligjshëm. Nga fundi i janarit e deri në ditët e sotme, Beja duket se ka ngritur trarin e doganës, duke i dhënë zë shprehjes së famshme “6 muaj doganier, siguron jetën”, pasi me veprimet apo mosveprimet, drejtori i përgjithshëm e ka futur të gjithë sistemin në kolaps.

Vox News ka hulumtuar dhjetëra dokumente të brendshme, të cilat faktojnë se Beja ka urdhëruar fryrjen e kostove për tenderët, ndërkohë që gjatë këtyre 120 ditëve në krye të Doganës, ai ka emëruar në poste kyçe njerëzit e tij të besuar, me konkurse fiktive, me ngritje në detyrë, apo transferime të njerëzve të pabindur. Një skemë e mirëfilltë për të kapur çdo pikë dhe njeri me post drejtues, ndërkohë që dyshimet më të mëdha janë se me këto lëvizje ai synon që çdo drejtues të japë haraçin apo kuotën.

Përmbajtja e denoncimeve që kanë mbërritur në redaksinë e Vox News tregojnë një situatë amullie në atë dikaster, e cila mund të përkthehet në një dosje të mirëfilltë penale, pasi kemi të bëjmë me një rrjet të mirëorganizuar kriminal, që po synohet të instalohet në këtë drejtori mjaft etike për vetë shtetin shqiptar. Beja po synon të kapë çdo qelizë të Doganave, nga Konispoli në Tropojë, nga Durrësi në Pogradec, e sidomos në Kukës e Kakavijë, dy pikat doganore që deri dje janë konsideruar si “miniera ari” për cilindo drejtues.

Dogana si han pa porta - Tendera të fryrë, kuota për drejtuesit,

Faksimile: Tenderi që pritet të hapet nga Drejtoria e Doganave për përshtatjen e një godine te 5 Maji për Administratën Doganore

Te t’i marrim me radhë dhe të analizojmë çdo veprim të drejtorit Besmir Beja, gjatë 120 ditëve në krye të Doganave Shqiptare. Në redaksinë e Vox News kanë mbërritur informacione nga brenda doganës për disa tendera të dyshimtë, të hapur gjatë këtyre muajve, teksa bie në sy fryrja e kostove për gjithçka.

“Po tenton të kontrollojë çdo punonjës që harton dokumente. Anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave janë njerëzit e tij. Me këto emërimet e reja, ata i vë të analizojnë tenderat. Rasti i tenderit të plumbçeve që ishte i destinuar për firmën Altek nuk është i vetmi”, thanë burimet nga brenda Doganës.

Vox News ka mësuar se, një nga punonjëset që nuk pranoi të firmoste t’i jepte kësaj firme këtë tender është transferuar, duke i hapur rrugën procedurave të tjera që kanë vijuar dhe dyshohet se janë paracaktuar. Punonjësit e doganës tregojnë se kanë gati një super tender, me një kosto tepër të fryrë, për të vënë në funksion një godinë në zonën e 5 Majit, për të zhvendosur Administratën Doganore.

“Tani po bëjnë gati letrat e tenderit për vendosjen në funksion dhe përshtatjen e godinës në të cilën do të ushtrojë veprimtarinë Administrata Doganore. Doganat morën në përdorim një godinë në zonën e 5 Majit vitin e kaluar nga qeveria. Godina është ndërtuar dhe tani këta do të bëjnë disa ndarje dhe do të vendosin disa kabuj për fibra optike, për linja telefonike dhe instalime elektrike. Vetëm për këto instalime do shpenzojnë 1.3 milionë euro. Nuk është ndërtim i ri, po vetëm do vendosin disa kabuj dhe këto do kushtojnë një mal me para”, ishte një tjetër denoncim nga brenda doganës.

Vox News ka hulumtuar për këtë procedurë dhe rezulton se deri më tani është në regjistrin e parashikimeve në APP, çka do të thotë se do të hapet shumë shpejt. Vlera e akorduar është 125 milionë lekë, të cilat do të jenë nga buxheti i shtetit. Të dhënat në dokument janë të njëjta me ato të denoncimit që ka mbërritur në redaksinë tonë.

Duket se Beja është futur me kokë për të kontrolluar çdo qindarkë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, pasi këto javë pritet që të hapë një tjetër procedurë, atë të veshjeve. Burimet nga brenda doganës thanë se, sërish është e njëjta skemë ku pas ardhjes së Bejes vlera është fryrë artificialisht.

Dogana si han pa porta - Tendera të fryrë, kuota për drejtuesit,

Dogana si han pa porta - Tendera të fryrë, kuota për drejtuesit,

Dokument: Doganat kanë gati edhe tenderin për veshjet dhe blerjen e një minibusi

Vox News ka analizuar një tjetër dokument, që bën fjalë për tenderin me objekt “uniforma dhe veshje të tjera speciale”, me një fond prej 36,134,166 lekë. Kërkohen veshje policie, ndërkohë që nga hulumtimet e procedurave të mëparshme, redaksia jonë nuk gjeti ndonjë tender me vlerë kaq të madhe për disa veshje. Deri më tani nuk janë publikuar dokumentet shoqëruese, për sasinë e veshjeve apo materialin, por nëse do të analizojmë tenderët e policisë, gardës, ushtrisë, etj, gjithmonë këto procedura kanë qenë të paracaktuara. Pikërisht këtë dyshim e kanë edhe nga brenda Doganës, ku disa burime i kanë treguar Vox News se, vlera është rritur me qëllim që të ketë para’ për të gjithë.

Ndërkohë, në 120 ditët e Bejes, Dogana ka gati një tjetër procedurë, atë të blerjes së 1 minibusi për transportin e personelit. Vlera e akorduar për këtë minibus është plot 26,667,000 lekë, teksa në të kaluarën me gjysmën e kësaj vlerë janë blerë 2 minibusa. Sërish, një rritje e vlerës së tenderit dhe sërish gjatë kësaj kohe. A mos vallë e gjithë procedura është e destinuar të shkojë te një firmë shumë afër drejtorit të përgjithshëm?

Por nuk ndalen këtu abuzimet në Doganat Shqiptare, pasi në redaksinë tonë kanë mbërritur të tjera denoncime për aferat e Besmir Bejës, i cili ka firmosur javës e fundit disa largime doganierësh, punonjës të pabindur që nuk paguanin shefat, pra nuk jepnin haraçin. Gjatë këtyre 4 muajve, përkundër politikave të qeverisë për kontrollin e makinave luksoze, Dogana e Besmir Bejës ka krijuar një skemë që, pronarët e këtyre mjeteve paguajnë nën dorë. Në këë mënyrë, paratë që ishin destinuar të shkonin në buxhet, përfundojnë në xhepat e disa drejtuesve. Nëse ndahen apo jo më pas, këto dyshime duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese.

“E kanë bërë doganën si han pa porta, pasi janë këto furgonët e mallrave që vijnë nga Anglia, Gjermania, Italia, Greqia etj, që fusin gjithmonë mallra kontrabandë. Këto tani kontrollohen nga njerëzit e Besmir Bejës. Po ju tregoj një rast që meriton të verifikohet, qoftë nga prokuroria apo institucione të tjera. Bëhet fjalë për datën 22 prill, ku në Durrës u rikontrolluan furgonët që vinin nga Anglia. Hoqën një drejtor e sollën tjetër”, tha një punonjës i brendshëm./

 Voxnews

Etiketa: besmir bejadoganaDogana e Besmir Bejëskorrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Der Spiegel: Rama dhe Kanye West të padëshiruar, njëri për korrupsion, tjetri për antisemitizëm

14:34 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor”/ Bardhi në PE: Rama bashkëpunëtor me krimin e organizuar

11:52 : 09/07/2026
AKTUALITET

Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve

10:00 : 09/07/2026
AKTUALITET

Republika e betonit, aleancat mes pushtetit, krimit dhe ndërtimit

19:23 : 03/07/2026
AKTUALITET

Balluku në shënjestër të SPAK/ Eurodeputetja mesazh Ramës: Politikanët nuk duhet të mbrohen!

18:37 : 01/07/2026
AKTUALITET

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

11:52 : 25/06/2026
Para

Vlora nis sezonin, turistët e huaj dominojnë në bregdetin e jugut

TË GJITHA

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

08:48 : 14/07/2026

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

08:19 : 14/07/2026

Këmbimi valutor, 14 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 14/07/2026

Temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

08:04 : 14/07/2026

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş