• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritë jeshile apo jo. Si duhet lexuar qëndrimi i BE-së për Shqipërinë?

16:19 : 22/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ashtu sikurse ndodh rëndom Edi Rama dhe Sali Berisha kanë dalë në publik me qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me çka ka ndodhur këto ditë, në rrugën e përparimit të Shqipërisë drejt BE-së.

I pari ka bërtitur fitore duke e vënë theksin te përmbyllja me sukses e fazës hyrëse të këtij procesi, ndërsa i dyti e ka vënë theksin në rëndimin e kushteve që i janë vënë vendit dhe shtimin e monitorimit ndaj tij.

Le ti shikojmë me radhë…

Shefi i qeverisë, me anë të një satatusi në rrjetet sociale, ka shpallur se i është dhënë fund retorikës së opozitës për bllokim të perspektivës evropiane, se Shqipëria tashmë e ka të miratuar raportin e IBAR, që mbahej i ngrirë që prej shkurtit, se ajo do të ulet, në fund të këtij muaji në konferencën ndërqeveritare me BE-në, një hallkë që i hap rrugën mbylljes së kapitujve të negociatave.

Lexo edhe:

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

Për të gjitha këto kryeministri ka të drejtë. Ai ka arritur një fitore kundrejt pretendimeve se sjellja ndaj SPAK-ut, rrefuzimi për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe skandale si ato të AKSH i kanë shtyrë vendet anëtare ta penalizojnë Shqipërinë. Fakti është se ne jemi lejuar të hedhim një hap më tej dhe kjo është një gjë me të cilën çdo qeverisje do të mburrej.

Por, nga ana tjetër, kjo është vetëm gjysma plot e gotës. Sepse vërtet ambasadorët e 27-shes e kanë lejuar Komisionin Evropian të ecë përpara në negociatat me Shqipërinë, por ata e kanë bërë këtë duke shtuar kushte, duke rritur mbikqyrjen dhe duke i bashkëngjitur raportit të mëparshëm IBAR, kritere shumë më të forta. Ndërsa Edi Rama ka zgjedhur të heshtë për të gjitha këto, Sali Berisha ka këmbëngulur vetëm në këtë gjysmë bosh të gotës. Në një dalje të gjatë live tv, lideri i PD ka bërë një bilanc të detajuar se çfarë shkruhej në raportin IBAR të 2 shkurtit të këtij viti dhe se si është transformuar i njëjti dokument, pas mbi dhjetra vërejtjeve që janë bërë gjatë këtyre muajve, në mbledhjet e grupit Coela. Korigjimet, ashpërsimi i gjuhës dhe rritja e kushtëzimeve në raportin e miratuar në 21 maj, janë mbresëlënëse.

Si kurrë ndonjëherë më parë korrupsioni që ka pllakosur vendin, i dalë në dritë të djellit nga skandalet e fundit, nga një “shqetësim serioz” në draftin e parë, votohet si një “shqetësim thelbësor”, në atë përfundimtar. Për herë të parë i kërkohet vendit të zhvillojë zgjedhje me kushte të barabarta loje. Gjithashtu një risi është edhe përmendja e patronazhistëve dhe kërkesa për uljen e ndikimit të tyre në garat elektorale. Aty theksohen me forcë sulmet e niveleve të larta ndaj SPAK-ut dhe gjykatave, të vëna re kohët e fundit, duke shigjetuar drejtpërdrejt gjuhën dhe veprimet e kryeministrit. Aty sendërzohet kërkesa këmbëngulëse e vendeve si Gjermania dhe Holanda për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke iu referuar standarteve të Komisionit të Venecias për imunitetin e deputetëve.

Pra, Berisha ka të drejtë kur i citon një nga një këto probleme por, ai i përcjell publikut të vërtetën gjysmake pasi nuk e përmend fare faktin se i njëti raport IBAR, që i numëron këto, në fund, me zemër të thyer, e ka lejuar vendin të kapërcejë një hap përpara në rrugën e vështirë të integrimit. Edhe ai, po ashtu si dhe Rama, i refuzojnë publikut një pasqyrë të plotë të asaj që ka ndodhur. Kryeministri ka të drejtë kur thotë se procesi nuk u ngri dhe Shqipëria nuk u bllokua. Por edhe rivali i tij direkt nuk gënjen aspak kur këmbëngul se ato kushte që na kishin mbajtur peng deri më tani, as nuk u përmirësuan, as nuk u zhdukën, ato thjeshtë u transferuan drejt një faze tjetër duke e detyruar Komisionin Evropian që të këmbëngulë për to gjatë negocimit për mbylljen e kapitujve.

Por, këto të vërteta nuk mund të jenë të sakta dhe të plota, pa u parë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Këtë gjë që si Rama dhe Berisha e anashkalojnë në një vend normal duhet ta bënin mediat. Por edhe këtu, siç ndodh rëndom, ato u rreshtuan në insikamet përkatëse duke e detyruar edhe njëherë publikun që do të informohet ti dëgjojë të gjitha palët e në fund të mbërrijë vetë te konkluzionet. /Lapsi.al

Etiketa: BEIBARintegrimqeveriaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026
AKTUALITET

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026
AKTUALITET

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
BOTA

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

12:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

11:02 : 23/06/2026
Para

Mediat arabe: Irani dhe SHBA arrijnë marrëveshjen

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet