• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nisma PS-PD për financimin e partive pritet me kritika nga shoqëria civile

Një nismë ligjore për financimin e partive politike e hartuar me konsensus mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike u prit me kritika dhe sugjerime nga shoqëria civile gjatë diskutimit të mërkurën në Komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore.

16:56 : 06/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Një nismë ligjore për financimin e partive e prezantuar si punë konsensuale nga ekspertë të komisionit bipartizan për Reformën Zgjehdore u prit me kritika dhe sugjerime shtesë nga përfaqësues të shoqërisë civile gjatë një seance dëgjimore të mërkurën në këtë komision.

Draft-projektligji i hartuar në kuadër të reformës së re zgjedhore synon të vendosë një bazë të re ligjore për financimin, administrimin, kontrollin, raportimin dhe transparencën, për të ardhurat dhe shpenzimet që realizojnë partitë politike gjatë vitit kalendarik dhe jashtë fushatës zgjedhore.

Projektligji parashikon mekanizma të publikimit të të dhënave financiare në platformën elektronike të dedikuar në KQZ për të lejuar gjurmimin e transaksioneve nga publiku dhe zgjeron kompetencat e këtij institucioni për verifikim të thelluar të këtyre raportimeve.

Në fushën e kufizimeve mbi burimet e financimit ndalohen financimet nga subjekte të huaja, entitete me kontrata publike, persona me rekorde të caktuara kriminale, dhurime anonime, etj..

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Neni i ndalimeve konsiderohet si një nen me rëndësi thelbësore për parandalimin e ndikimit të paligjshëm dhe ruajtjen e pavarësisë politike, sipas relacionit shoqërues të nismës.

Në listën e burimeve të lejueshme përfshihet kuotat e anëtarësisë, dhurimet, financimin nga buxheti i shtetit, huatë dhe të ardhura të tjera të ligjshme, ndërsa për fshehje të financimeve parashikohen gjoba administrative.

Por, për organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore dhe kanë qenë pjesë e tryezave për hartimin e këtij projektligji dispozitat e hartuara nga komisioni nuk I zgjidhin problematikat reale të fshehjes së burimeve në financimin e partive politike, kryesisht për periudhën zgjedhore dhe nuk ofrojnë mekanizmi kontrolli dhe parandalimi efikase për këtë gjë.

“Jemi duke bërë një ligj që rregullon financimin vetëm jashtë periudhave zgjedhore, ndërsa  Kodi Zgjedhor ka pjesën për zgjedhjet, pra po ecim me një qasje fragmentare për rregullimin e financimit të partive politike”- tha në komision Vildan Plepi nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI).

Plepi ofroi rekomandimet e organizatës për një rregullim në kohezion të kornizës ligjore të çështjes së financimit të partive. Ai po ashtu shprehu rezerva për formulimet e ofruara nga draft-projektligji i komisionit për kontrollin e këtyre financimeve dhe rolit të institucioneve në parandalimin e financimeve të huaja apo nga para të pista.

“Mbikëqyrja institucionale ka nevojë të zgjerohet përtej KQZ-së”- tha ai duke shtuar se, “mungon një kornizë ligjore që t’i mundësonte dhe detyronte institucionet që të bashkëpunonin për parandalimin e parasë së pisët apo ndikimin e huaj”

Kritikat ndaj dispozitave të reja ligjore u përforcuan edhe nga Afrim Krasniqi nga Instituti për Studimeve Politike, i cili tha se organizata e tij kishte depozituar me shkrim në komision 22 rekomandime për të gjithë nenet që kanë problematika.

Krasniqi u tha deputetëve se drafti i tyre në thelb nuk përmbushte detyrimin kushtetues për  transparencën e financave të partive politike dhe po ashtu nuk ofronte zgjidhje për problematikat kryesore të hasura në proceset e fundit zgjedhore në vend si; përdorimin e burimeve shtetërore dhe burimet me origjinë kriminale në fushatat zgjedhore.

Ai po ashtu tha se ishte skeptik për mekanizmin shtetëror  të parashikuar për kontrollin e financave. “Nuk mendoj se KQZ ka aftësinë për ta bërë”- tha ai, duke sugjeruar si zgjidhje më efektive kontrollin nga një organ i specializuar, si Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Krasniqi sugjeroi po ashtu që sanksionet të ishin më efektive dhe të ofrohet një mekanizim për verifikimin e financimeve nga Diaspora.

Nga ana tjetër Komiteti Shqiptar i Helsinkit vuri në dukje se komisioni parlamentar kishte anashkaluar sugjerimet e mëparshme të shoqërisë civile në hartimin dhe relacionin e draftit ligjor dhe nuk referonte rezolutën e fundit të Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit mbi financimin politik.

Drejtoresha ekzekutive e KSHH-së, Erida Skëndaj, tha se drafti i paraqitur kërkonte qartësim, plotësim ose rishikim për të garantuar zbatim efektiv dhe për të shmangur paqartësi interpretative.

Sipas Skëndaj, praktikat e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës tregojnë se kontrolli financiar i partive politike duhet të jetë i vazhdueshëm dhe periodik, dhe jo i kufizuar vetëm në periudhat zgjedhore. “Në këtë drejtim, projektligji mund të përforcojë mekanizmat e monitorimit të rregullt”- shtoi ajo.

Përfaqësues nga organizata të tjera të shoqërisë civile shprehën qëndrimet e tyre duke kërkuar përmirësim të mëtejshëm të draftit ligjor duke vënë po ashtu theksin tek nevoja për harmonizimin e ligjeve që prekin financimin dhe rregullimin e partive politike dhe të financimeve në fushata zgjedhore.

Valbona Kuko nga Fondacioni Westminster për Demokraci theksoi se ishte e nevojshme një reformë më gjithëpërfshirëse ligjore, si hartimi i një ligji të ri për partitë politike ku mund të përfshihej dhe financimi i tyre./ BIRN

Etiketa: financimi i partivePDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

13:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
Para

Kalaja: Kruja e lënë në harresë nga qeveria! Qyteti pa ujë dhe rrugët si pas lufte

TË GJITHA

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom