Këto janë pamjet nga momenti kur Refit Buzi liron ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e mbante peng pas një krimi të rëndë familjar.
Lirimi i të resë erdhi vetëm pas disa orësh negociatash të tensionuara me forcat speciale RENEA, të cilat kishin rrethuar zonën ku fshihej autori.
Në video duket momenti kur efektivi, i cili ka qenë nën mbiqyrjen e snajperistëve të RENEA-s, i afrohet duke e marr në krahë.
Pasi autori e la të lirë, Rozalinda del nga makina e zbathur, ndërsa autori Nertil Buzi, i cili ndodhej ende në makinë, i hedh nga automjeti atletat e saj.
Ngjarja e rëndë mori përmasa tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Buzi i mori jetën ish-vjehrrit dhe ish-vjehrrës së tij me armë gjahu, për të marrë më pas peng ish-të fejuarën dhe për t’u arratisur nga vendngjarja.
Edhe pse u arrit shpëtimi i Rozalinda Plakës, ngjarja u përmbyll me një tjetër viktimë gjatë pasdites së djeshme, pasi 35-vjeçari Refit Buzi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me të njëjtën armë gjahu me të cilën kreu krimin, pas 8 orësh negociata me forcat RENEA.














