• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Monopoli” Sigal/ Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë për Avni Ponarin

14:51 : 25/07/2026
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, KRYESORE, Lajmet e Dites

Nga Boldnews

Mund të jetë mungesë konkurence, marrëveshje e fshehtë mes kompanive ose “paracaktim”, nga ato që hasen rutinë në raportet mes zyrtarëve publikë dhe kompanive të ndryshme private.

Ose, ndoshta mund të jetë edhe një “rutinë”, por që gjithësesi ngre pikëpyetje.

Ndërmarrjet publike kryesore, ato që menaxhojnë fonde me shumë zero, gjejnë gjithnjë kompaninë e sigurimeve “Sigal” për të nënshkruar kontrata në shuma qindra e, në disa raste, edhe miliona euro.

Në shumicën dërrmuese të rasteve, këto procedura janë me një konkurent të vetëm, i cili fiton çdo procedurë të një pas njëshme të zhvilluara nga shoqëritë me kapital 100 përqind shtetëror. Procedura, të cilat në portalin informativ të specializuar për tenderat, “openprocurment”, shënohen gjithnjë me elementin domethënës “flamur i kuq”.

Lexo edhe:

Korrupsion dhe pastrim parash/ Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

Nuk janë domosdoshmërisht tendera korruptivë. Megjithatë, janë të mjaftueshëm për të ngritur një pikëpyetje të madhe dyshimi.

“Monopol”?

“Sigal”, në pronësi të sipërmarrësit Avni Ponari, është një ndër katër-pesë kompani që menaxhojnë pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Shqipëri. Me një shtrirje të gjerë në të gjithë vendin, natyrisht, “Sigal” ka klientët e saj të besuar, që operojnë në sektorin privat.

Por, disa “klientë të besuar” duket se ekzistojnë edhe në sektorin publik.

Kompania publike e transportit ajror, “Albcontrol”, prej vitit 2018, ka kryer të paktën katër tendera për “sigurimin e pasurisë së kompanisë” apo ‘sigurimin ndaj aksidenteve ajrore”. Vlera totale e këtyre procedurave përllogaritet në rreth 4.5 milionë euro.

Nga një vëzhgim që kreu “Boldnews.al”, rezultoi se “Sigal”, e vetme ose në bashkëpunim me kompani të tjera të të njëjtës fushë, është shpallur fituese në të katër këto tendera.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), një nga ndërmarrjet shtetërore me fonde më të shumta mes ndërmarrjeve publike, gjithashtu ka “rezervuar” një tender pa garë për kompaninë “Sigal”. Me një faturë të vetme rreth 2.5 milionë euro.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2023, me objekt “Sigurimi i aseteve të KESH sh.a”. Në garë merr pjesë një operator i vetëm, i krijuar nga një bashkëpunim kompanish, të drejtuara nga “Sigal”.

Në një procedurë tjetër, të zhvilluar në vitin 2025, KESH-i ka dorëzuar pa garë reale tek një bashkim operatorësh të drejtuar nga “Sigal”, një fond prej më shumë se 500 mijë euro, për “siguracionin e punonjësve”.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka të njëjtën situatë. Në vitin 2023, kjo ndërmarrje publike zhvillon tender për “sigurimin e jetës së punonjësve”, me fond limit mbi 100 mijë euro. Në garë merr pjesë vetëm kompania “Sigal” e Avni Ponarit, e cila shpallet edhe fituese.

Kompania publike e naftës, “Albpetrol”, shpall kompaninë “Sigal” fituese të një tenderi për “sigurimin e jetës dhe shëndetit të punonjësve”. Fondi limit ishte 18 milionë lekë të reja ose rreth 200 mijë euro. Sërish në garë merr pjesë vetëm “Sigal”, duke u shpallur fituese në mungesë të konkurencës.

Në fund të vitit 2025, Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura zhvillon një tender për “sigurimin e mjeteve motorrike”. Fondi limit ishte parashikuar në shumën rreth 120 mijë euro. Në garë marrin pjesë dy konkurentë, njëri prej të cilëve “Sigal”. Autoriteti kontraktor skualifikoi kompaninë tjetër, duke dorëzuar kontratën tek shoqëria në pronësi të Avni Ponarit.

Këto janë vetëm një pjesë e tenderave me “flamuj të kuq”, të fituara nga kompania e sigurimeve, “Sigal”. Procedura të ngjashme janë të shpërndara në institucione e struktura të tjera shtetërore, në nivelin qendror e lokal.

Etiketa: AlbpetrolAvni PonariKESHostSigaltender

Lajme të lidhura

FOTO: Benet Beci dhe Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së
AKTUALITET

Korrupsion dhe pastrim parash/ Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

16:27 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026
AKTUALITET

Çmenduria me “Tigrat” në Vlorë/ KESH hap tender 20 mln € për operimin dhe mirëmbajtjen e karakatinave

14:03 : 21/07/2026
AKTUALITET

Dështon tenderi 16 mln euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës

11:47 : 20/07/2026
AKTUALITET

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026
AKTUALITET

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

14:28 : 15/07/2026
Para

Përshkallëzohet konflikti, Arabia Saudite dhe Houthit godasin njëra-tjetrën

TË GJITHA

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

16:13 : 25/07/2026

Trump thotë se Irani është “shumë më serioz” në bisedime

16:02 : 25/07/2026

Vdekja e shqiptarit dhe italianit në aksidentin në Itali, Prokuroria urdhëron kryerjen e autopsisë

15:47 : 25/07/2026

Aksident në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

15:36 : 25/07/2026

Spanja dhe Franca po digjen/ Mbi 250 mijë banorë detyrohen të braktisin shtëpitë

15:26 : 25/07/2026

Momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren që mbante peng

15:14 : 25/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, Arabia Saudite dhe Houthit godasin njëra-tjetrën

15:01 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişf1 casinobetwoongrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş