• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut

14:43 : 25/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre dyshime për një nga menaxhimet më problematike të një institucioni publik gjatë viteve të fundit. Në përfundim të auditimit për Autoritetin Portual Durrës, KLSH rekomandon masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për ish-Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Pirro Vengu.

Rekomandimi nuk mund të zbatohet më, pasi, siç shpjegon vetë KLSH, Vengu dhe personat e tjerë të listuar nuk janë më në marrëdhënie pune me institucionin. Megjithatë, gjetjet e raportit mbeten.

Në qendër të tyre janë miliona euro të ardhura të munguara, qindra miliona lekë dëme ekonomike, kontrata të ndryshuara pas tenderit, pagesa pa faturë tatimore, TVSH e padeklaruar, konvertime valutore që, sipas audituesve, favorizuan kontraktorin dhe jo shtetin, si edhe pagesa milionëshe për projektin e Porto Romanos pa aplikimin e penaliteteve të parashikuara në kontratë.

Sipas llogaritjeve të KLSH-së, vetëm nga vendimmarrja për administrimin e Terminalit të Kontejnerëve u krijuan 678.6 milionë lekë të ardhura të munguara (rreth 6.8 milionë euro). Në procedurat e blerjes së vinçave u kryen pagesa pa faturë tatimore për rreth 1.16 miliardë lekë, duke sjellë rreth 233 milionë lekë TVSH të padeklaruar. Vetëm nga konvertimi i monedhës në dy kontrata, audituesit evidentojnë 205 mijë euro dëm ekonomik, ndërsa në projektin e Porto Romanos konstatojnë se nuk u aplikuan penalitete kontraktore me një efekt negativ prej 549 mijë eurosh. Raporti evidenton gjithashtu edhe 88.6 milionë lekë të ardhura të munguara nga administrimi i sipërfaqeve portuale.

Por çfarë thotë konkretisht raporti?

Lexo edhe:

Turizmi fryn faturën e mbetjeve, Saranda dhe Himara përballen me kostot më të larta

“Je në SPAK”/ Zhupa-Vëngut: Ku janë dy avionët për zjarret? Fondet e Emergjencës i çuat për ahengje

Auditimi lidhet me menaxhimin e katër viteve të fundit të Autoritetit Portual Durrës, sipas Raportit Përfundimtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nr. 631/23 prot., datë 30 mars 2026.

Më 8 qershor 2021, me një shkresë të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Pirro Vengu autorizoi shoqërinë private “Mariner Adriatik” sh.p.k. të merrte në administrim Terminalin e Kontejnerëve dhe asetet përkatëse.

Katër ditë më herët, me një tjetër protokoll, kontraktorit iu vunë në dispozicion pjesë këmbimi me vlerë 568,790 euro, ndërsa 1,819 njësi materialesh kaluan pa asnjë kosto në magazinën e privatit.

Sipas raportit, kontrata u nënshkrua në anglisht, ndonëse procedura e prokurimit ishte zhvilluar në shqip. Edhe më problematik, sipas audituesve, rezultoi fakti se kushtet e tenderit u ndryshuan pas shpalljes së fituesit.

Në dokumentet e tenderit operatori duhej të provonte se zotëronte të paktën tre vinça dhe gjashtë reach stacker. Vinçat nuk u provuan, por megjithatë kontrata u nënshkrua. Më pas, detyrimi për sigurimin e tyre iu kalua vetë Autoritetit Portual.

Në vend që t’i siguronte kontraktori, APD bleu me para publike dy vinça dhe një reach stacker dhe ia vuri falas në dispozicion shoqërisë private, pa qira dhe pa kosto amortizimi.

Audituesit aplikuan tarifat zyrtare të qiradhënies të vetë Portit mbi orët e përdorimit deri në fund të vitit 2022 dhe arritën në përfundimin se kështu u krijuan 678,613,900 lekë të ardhura të munguara, gjetja financiare më e rëndë e gjithë raportit.

Raporti konstaton gjithashtu se drejtori ekzekutiv kishte marrë përsipër një garanci prej 100 milionë lekësh në vit për mbulimin e amortizimit të këtyre aseteve. Kur kontrata u ndërpre, APD likuidoi mallra me vlerë 185,227.87 euro, pa llogaritur as përdorimin dhe as amortizimin e tyre.

Përfundimi i audituesve është i drejtpërdrejtë: “Për sa më sipër mban përgjegjësi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, z. Pirro Vengu.”

Në një rast, kontrata mes kompanisë shqiptare dhe prodhuesit italian ishte nënshkruar disa ditë përpara se Porti të shpallte procedurën në sistemin e APP.

Edhe mënyra e pagesave rezulton problematike. Shteti paguante 20% në nënshkrim, 50% kur vinçi ishte gati dhe 20% pas testimit, ndërsa, sipas audituesve, 18 pagesa u kryen pa faturë tatimore.

Në total, bëhet fjalë për rreth 1.16 miliardë lekë pagesa pa faturë fiskale, me pasojë rreth 233 milionë lekë TVSH të padeklaruar në kohë. Për këtë arsye, rasti iu referua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për verifikime të mëtejshme.

Por sipas KLSH-së, problemi nuk ishte vetëm fiskal.

Audituesit evidentojnë se në dy kontrata të ndryshme kompania ofertoi në lekë, fitoi në lekë, por u pagua në euro, duke përdorur një kurs këmbimi që nuk përputhej me atë të parashikuar në kontratë.

Vetëm nga ky mekanizëm, raporti llogarit një dëm ekonomik prej 19,268,748 lekësh, ose rreth 205 mijë euro, duke kërkuar që kjo shumë të rikuperohet përmes rrugës gjyqësore.

Raporti vijon me projektin e Portit të ri në Porto Romano.

Kontrata për projektin teknik kishte në vlerë mbi 9 milionë euro. Dokumentet parashikonin qartë se mungesa e një elementi të caktuar nuk lejonte pagesën paraprake, por megjithatë u likuidua menjëherë 1.85 milion euro paradhënie.

Deri në fund të vitit 2023 ishin paguar 9.13 milionë euro, ndërsa, sipas audituesve, nuk u aplikua asnjë penalitet për vonesat, megjithëse kontrata parashikonte penalitete që arrinin në 789 mijë euro.

Efekti negativ i llogaritur nga KLSH është 549 mijë euro, ndërsa raporti konstaton gjithashtu se siguracioni i përgjegjësisë profesionale nuk u paraqit asnjëherë nga kontraktori.

Nga Porto Romano, raporti rikthehet sërish te administrimi i Portit ekzistues.

Audituesit konstatuan se shoqëria “REDI” ShPK nuk administronte 500 metra katrorë, siç mund të kuptohej nga dokumentacioni, por 17,500 metra katrorë territor portual, pa kontratë të plotë dhe pa tarifat përkatëse.

Sipas llogaritjeve të KLSH-së, kjo solli 88,672,000 lekë të ardhura të munguara, të cilat nuk hynë kurrë në arkën e Autoritetit Portual.

Në përfundim të auditimit, KLSH harton një listë me dhjetëra punonjës dhe ish-punonjës, për të cilët rekomandon masa disiplinore. Për ish-Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Pirro Vengu, rekomandimi është masa më e rëndë: “shkarkim nga detyra”, një masë që nuk mund të zbatohet më, pasi ai nuk është më pjesë e Autoritetit Portual Durrës.

Në total, raporti evidenton një bilanc financiar që kalon 8 milionë euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik, 549 mijë euro efekt negativ vetëm në projektin e Porto Romanos, si edhe 1.16 miliardë lekë pagesa pa faturë tatimore, me 233 milionë lekë TVSH të padeklaruar. Të marra së bashku, këto gjetje përbëjnë një nga auditimet më të rënda të publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për administrimin e një institucioni publik në vitet e fundit./VNP

Etiketa: auditimAutoriteti Portual i DurrësitfinancaklshPirro VënguPorti ne "Porto Romano"shkelje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizmi fryn faturën e mbetjeve, Saranda dhe Himara përballen me kostot më të larta

13:14 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Je në SPAK”/ Zhupa-Vëngut: Ku janë dy avionët për zjarret? Fondet e Emergjencës i çuat për ahengje

12:02 : 23/07/2026
AKTUALITET

Bushati: “Smart City” rrezikon privatësinë e shqiptarëve

22:52 : 20/07/2026
AKTUALITET

Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’

15:01 : 20/07/2026
AKTUALITET

Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm

15:53 : 17/07/2026
AKTUALITET

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026
Para

“Monopoli” Sigal/ Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë për Avni Ponarin

TË GJITHA

Vdekja e shqiptarit dhe italianit në aksidentin në Itali, Prokuroria urdhëron kryerjen e autopsisë

15:47 : 25/07/2026

Aksident në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

15:36 : 25/07/2026

Spanja dhe Franca po digjen/ Mbi 250 mijë banorë detyrohen të braktisin shtëpitë

15:26 : 25/07/2026

Momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren që mbante peng

15:14 : 25/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, Arabia Saudite dhe Houthit godasin njëra-tjetrën

15:01 : 25/07/2026

“Monopoli” Sigal/ Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë për Avni Ponarin

14:51 : 25/07/2026

KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut

14:43 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinobetwoongrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş