• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekretari i gjykatës harroi të hidhte një firmë, lirohet trafikanti shqiptar i kokainës

19:32 : 11/03/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një  24-vjeçar shqiptar kishte pranuar pjesëmarrjen e tij në një trafik kokainë midis Parisit dhe Hauts-de-Seine.

I arrestuar në shkurt, ai u detyrua të lirohej këtë të martë për një gabim procedural: një firmë e harruar gjatë seancës kur ishte vendosur qëndrimi i tij në paraburgim.

Nga Julien Constant, LE PARISIEN

Mirsadi, trafikanti shqiptar i kokainës, është i lirë!

Ky djalosh 24-vjeçar, i zeshkët dhe me mjekër, ishte arrestuar më 19 shkurt pas aktakuzës në Paris për trafik droge dhe bashkëpunim kriminal. Avokatja e tij, Sarah Monchalin, arriti të sigurojë të martën, më 10 mars, lirimin e tij nga dhoma e hetimeve, duke nxjerrë në pah një gabim procedural të pakundërshtueshëm.

Lexo edhe:

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

“Sekretari i gjyqtarit për masat e sigurisë harroi të nënshkruante procesverbalin,” sqaron ajo.

Si rezultat, ky person pa vendbanim u lirua me detyrimin të paraqitej dy herë në javë në komisariatin e qendrës së Parisit dhe të gjente një adresë në kryeqytet brenda dyzet e tetë orëve. “Do ta bëjmë këtë me avokaten time,” thotë ai.

Rasti fillon disa javë më parë, kur hetuesit e sigurisë territoriale të Parisit mblodhën informacione mbi këtë grup të vogël trafikantësh kokainë. Ata kryejnë operacione survejimi fizik dhe teknik para se të identifikojnë një trio të vendosur në Paris. Rrjeti përdor disa banesa si magazina për të ruajtur mallin dhe organizon dërgesa drejt Belgjikës për furnizim me drogë.

Ky grup i vogël funksionon si një qendër telefonatash. Klientët japin porosi përmes një mesazheri të koduar dhe droga u dorëzohet në shtëpi. Por shpërndarësit nuk përdorin as makina, as motorë. Ata shkojnë tek konsumatori me këmbë. Është më lodhëse, por më e fshehtë dhe më pak e rrezikshme.

Të martën, më 17 shkurt, forcat e rendit nisin një operacion arrestimesh. Tre të dyshuarit kapen në apartamentet e tyre. Kontrollet mundësojnë sekuestrimin e 2 kg kokainë, kripërave të drogës sintetike dhe 4 700 euro të thata. Trafikantët vendosen në paraburgim në ambientet e sigurisë.

Gjatë marrjes në pyetje, ata pranuan fajin pa vështirësi. Mirsadi shpjegoi se ka marrë pjesë në këtë trafik sipas udhëzimeve të një personi të quajtur “Vela”. Ai pohon se ishte nën presion të madh, veçanërisht për shkak të një borxhi prej 10 000 eurosh. Dosja e tij gjyqësore është e pastër dhe ai deklaron se është në Francë vetëm që nga janari 2026. Hetimet treguan se ai ka bërë disa udhëtime midis Francës dhe vendlindjes së tij më parë. Drejtësia gjithashtu i atribuoi pjesëmarrjen në një operacion importimi në Belgjikë, por Mirsadi e mohon këtë, duke thënë se bëhej fjalë për një udhëtim drejt Shqipërisë.

Prokurori i përgjithshëm pranoi gabimin procedural dhe theksoi se i pandehuri të paktën mund të kishte siguruar një adresë para se të mbahej seanca. Nëse nuk arrin të gjejë vendbanim deri të enjten në Paris, Mirsadi do të kthehet në burg.

Etiketa: Francekokaineshqiptartrafikant

Lajme të lidhura

BOTA

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026
AKTUALITET

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026
BOTA

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026
BOTA

Intensifikohet vala e të nxehtit në Francë, mbyllen reaktorët bërthamorë

15:41 : 13/07/2026
AKTUALITET

‘Skifteri’ shqiptar kapet duke kryer grabitje në Itali! Përleshet me 2 oficerët, përfundojnë të 3 në spital

12:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës/ 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

12:13 : 13/07/2026
Para

Vdekja e 25-vjeçares, gazetarja jep detajet: U gjet pa ndjenja nga shoqja e saj, dhunohej sistematikisht

TË GJITHA

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş