• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga dhjetori në dhjetor

17:30 : 19/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Shqipëria, ndër shumë karakteristika të tjera të mëvetshme ose tipare dalluese edhe mes vendeve të ish-Lindjes komuniste, ka edhe faktin që ishte i vetmi vend totalitar që ndoqi besnikërisht shembullin e Bashkimit Sovjetik nën Stalinin. Pra, ndryshe nga sistemi i autoritarizmit polak, post-totalitarizmit çekosllovak apo komunizmit të decentralizuar jugosllav, apo qoftë edhe modelit totalitaro-sulltanistik të Çausheskut në Rumani, Shqipëria ka pasur karakteristika të një sistemi totalitar të mirëfilltë.

Kjo, si pasojë, ka lënë mbrapa një kulturë politike të shkatërruar qysh në gjenezë dhe kjo mangësi thelbësore na ka shoqëruar në tranzicionin e pambarimtë sot e kësaj dite. Modeli i Shqipërisë totalitare vazhdoi edhe pas ndryshimit të regjimit në BS dhe denoncimeve të Hrushovit për krimet staliniste. Falë këtij modeli dhe, të paktën pjesërisht, bazuar në kokëfortësinë ideologjike, erdhi edhe ecja në shtigje të pashkelura pas prishjes përfundimtare me Kinën si spiranca e fundit që na kishte ngelur. Kjo gjë solli mandej një ekonomi plani të centralizuar plotësisht që kulminoi me tufëzimin famëkeq, një model absolut autarkik të ngjashëm me Korenë e Veriut sot dhe të falimentuar.

Aq i madh qe frymëzimi nga modeli stalinist sa emrat e qyteteve Stalin, e monumenteve, shkollave, rrugëve dhe institucioneve publike apo fabrikave Stalin qëndruan të tilla edhe pas vdekjes së liderit sovjetik. Hoxha mbrojti kultin e Stalinit si një mënyrë për të mbrojtur veten kundër revizionistëve, siç i quante, të cilët mund t’i kërcënonin pushtetin. Ka shumë ngjashmëri mes të dyve dhe, më tepër, nga dëshira e diktatorit shqiptar për ta imituar Stalinin deri në detaje. Tiparet identifikuese të stalinimit apo totalitarizmit shqiptar varionin nga kolektivizimi i dhunshëm i kryer qysh në fundvitet ’40, deri te tufëzimi i vonë i viteve ’80. Demagogjia dhe propaganda bajate e regjimit të fortifikuar dhe autarkik arriti të prodhonte deri edhe marrëzira të tipit “do të hamë edhe bar dhe nuk u përkulemi armiqve të brendshëm dhe të jashtëm”. Absurdi mori përmasa irracionale kur shkoi nga “gulagët” e stilit shqiptar me kampe internimi të tmerrshme si Selenica, Tepelena, deri te burgje famëkeqe si Spaçi dhe Burreli.

Ka ende mjaft diskutime mes historianëve, politologëve dhe studiuesve të tjerë, vendas dhe të huaj, pse Shqipëria zgjodhi të ecte nëpër “shtigje të pashkelura” dhe pse përqafoi një model ekstrem të totalitarizmit, në vend që të lejonte forma të pluralizmit kulturor të tilla si muzika apo letërsia underground (samizdat) e vendeve të Europës Qendrore, apo forma të lehta të mendimit alternativ ekonomik si Jugosllavia e Titos. Apo qoftë edhe hapje të pjesshme me Perëndimin, të paktën në terma ekonomikë dhe tregtarë, si Rumania e Çausheskut. Arsyetimet variojnë nga faktorët e brendshëm si, për shembull, mbijetesa politike e Hoxhës apo indoktrinimi i ngurtë ideologjik i ofiqarëve të lartë të partisë, deri te faktorët dhe rrethanat gjeopolitike që prodhuan realitete kokëforta si përplasjet Bashkim Sovjetik–Jugosllavi, apo përafrimi i Kinës me SHBA përgjatë qeverisjes së Niksonit. Gjithashtu, ndikimi në kohë të caktuara i marrëdhënieve të ngushta fillimisht me Jugosllavinë e Titos, mandej me Bashkimin Sovjetik të Stalinit, duke përfunduar me maoizmin e Kinës, bëri që modele të caktuara si stalinizmi apo revolucioni kulturor të replikoheshin pa kurrfarë filtri në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Lexo edhe:

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

Protestat në Ballkan dhe te ne

Shoqëria shqiptare, si pasojë e një totalitarizmi të pashembullt që tejkalonte përmasat e një diktature të rëndomtë, ka pasur nevojën imediate për të kryer një katharsis, një lloj pastrimi apo purifikimi që do ta ndihmonte të kalonte traumën kolektive. Hapi i parë, në këtë drejtim, do të ishte dekomunistizimi, të cilin shoqëria shqiptare nuk e ka kryer ende, si dhe zbardhja e krimit totalitar dhe përkujtimi i viktimave dhe i vuajtjeve të tyre. Nëse nuk kryhet katharsisi aq i nevojshëm shoqëror, veçanërisht nëpërmjet një procesi lustracioni të vonuar dhe të munguar, Shqipëria do të vazhdojë të mbajë peshën e krimeve të djeshme dhe do të vazhdojmë të jemi një shoqëri neurotike, shoqëri që vazhdon të vuajë pasojat e traumave të djeshme dhe që nuk gjen dot në vetvete energji për t’ia kushtuar së sotmes.

Nga popujt e Lindjes, shqiptarët kanë vuajtur më shumë se të tjerët prej dhunës komuniste brutale, e cila ka lënë gjurmë të thella dhe të shëmtuara në karakterin e njerëzve dhe në mënyrën se si shumë prej nesh perceptojmë politikën, jetën publike dhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Brezi i ri, i cili nuk e ka përjetuar drejtpërdrejt dhunën totalitare, ka përjetuar megjithatë dëshpërimin dhe apatinë e prindërve të vet dhe të institucioneve edukative dhe gjithçka tjetër të gjymtë e të trishtuar që shoqëron skamjen ekonomike dhe shpirtërore të imponuar politikisht njerëzve, të cilëve regjimi ua kishte rrëmbyer, para së gjithash, lirinë.

Statistikat kanë qenë të tmerrshme dhe aspak diskriminuese në vija gjinore kur vinte puna te ata që i vuanin mbi kurriz pasojat barbare. Mjaft të përmendim disa shifra: të pushkatuar 5.548, nga të cilët 91 gra; të burgosur kanë qenë 14.363, nga të cilët 445 gra; të vdekur në burg 987 persona, nga të cilët 7 gra; të futur në psikiatri 308 vetë, nga të cilët 35 gra; të internuar 21.401, nga të cilët 332 gra. Deri më sot ende nuk kanë lindur shqiptarë, së paku në Shqipëri, që të thonë e të pretendojnë seriozisht se janë të imunizuar ndaj gjymtimit që ia shkaktoi totalitarizmi shoqërisë shqiptare. Gjithsej kanë qenë jo pak, por 34.135 shqiptarë që janë burgosur dhe dënuar për arsye politike, ndërsa rreth 6 mijë janë vrarë, shumë prej tyre të pushkatuar pa vendim formal gjyqi natën, në errësirë të plotë, ndërsa 59 mijë janë internuar fshatrave të thellë dhe të dënuar me punë të detyruar. Këta të fundit kanë qenë shpesh të afërm dhe familjarë të të burgosurve dhe të pushkatuarve. Rreth 20 për qind e popullsisë ka qenë e persekutuar në një formë ose tjetër. Mekanizma këta që provuan të ishin mizorisht efektivë në shtypjen e çdo forme të mundshme disidence, qoftë kjo e karakterit politik, qoftë e karakterit kulturor. Madje grotesku arriti deri aty sa Shqipëria totalitare të persekutonte edhe humorin që kishte qoftë edhe nënkuptimin më të vogël politik, duke tejkaluar në këtë pikë të gjitha vendet e ish-Lindjes komuniste.

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e tyre të njohur që realizoi ndryshime sistemesh politike (shembjen e regjimit bunker në Europë) në mënyrë paqësore. Ndonjëherë është shprehur se ka qenë aksioni politik më proeuropian që nga Rilindja Kombëtare. Kjo Lëvizje legjitimoi të drejtën e pluralizmit politik në Shqipëri, ndryshoi rregullat e lojës politike dhe delegjitimoi sistemin komunist. Në të gjitha aspektet e saj, Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte një revolucion për shoqërinë: ishte paqësore e liberale në një shtet të dhunës dhe urrejtjes; ishte elitare në një mbretëri të mediokritetit; ishte patriotike e proeuropiane brenda kufijve të një shteti antiperëndimor.

Sot, në dhjetorin e vitit 2025, shqiptarët ndjehen më të lirë për të lëvizur, por më të paaftë për të reaguar, më të zellshëm për të kritikuar por më të paaftë për t’u organizuar, më afër Bashkimit Europian por më të varfër krahasuar me ta, me më shumë konsum por më të vjedhur nga korrupsioni qeveritar, më të ndjeshëm ndaj padrejtësive por më tepër të ballafaquar me to, me më shumë ligje por pak zbatueshmëri të tyre, me institucione në dukje të pavarura por më të kapura se kurrë më parë, me më pak krim rruge por më tepër krim të organizuar, me më shumë zgjedhje politike por më pak demokraci dhe përfaqësim të drejtë. Koha për këtë dhjetor është padyshim ajo e protestës, e cila, nëse nuk kulminon me revoltë, gjasat janë të pakta që të ndryshojë status quo-në.

 

Etiketa: Bashkimit Sovjetikilir kalemajrumaniShqiperia

Lajme të lidhura

BOTA

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

12:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
Dunat e Zvernecit | Foto nga: PPNEA
AKTUALITET

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

09:41 : 22/06/2026
AKTUALITET

Maratona 10-vjeçare e betonit; Kronika e një pastrimi të paralajmëruar

08:33 : 21/06/2026
AKTUALITET

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

14:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

11:40 : 17/06/2026
Para

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in

TË GJITHA

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş