• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama duhet të ishte njeriu më i kënaqur që Gjykata Kushtetuese shfuqizoi “për herë të parë” një vendim të Këshillit të tij Ministrave-atë për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Me atë vendim, Rama nuk i krijon asnjë kokëçarje vetes për të hyrë në zgjedhje të parakohshme lokale për Tiranën dhe ai mban nën kontroll bashkinë e kryeqytetit me njerëzit e tij të besuar, ndërkohë që Veliaj qëndron në paraburgim, i akuzuar për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Por, megjithatë, ai u shfaq i mllefosur vetëm një ditë më pas me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që votuan “pro-Veliajt”.

Lexo edhe:

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

Në një postim në rrjetin “X” këtë të Martë (4 nëntor 2025), ai la të kuptohet se shumica e Gjykatës Kushtetuese kishte tejkaluar “dëshirën” e tij, duke mos u mjaftuar thjesht me mos shkarkimin e Veliajt, por duke i dhënë këtij të fundit edhe një mundësi teorike që ai të lirohet e të rikthehet në zyrë, me argumentin e masës së sigurimit “jo-proporcionale”. Dhe kjo shkon në të kundërt të asaj që dëshiron Rama.

Kryeministri tha se, “nëse Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet, apo jo?”

Në foto: Postimi i kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ai vijoi më tej: “Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo”.

Këtë qëndrim, Rama e përsëriti sërish të premten (7 nëntor), gjatë një bisede në “Podcast-in” e tij, me kandidatët socialistë për zgjedhjet e parakohshme lokale në Berat, Burrel, Tepelenë, Cërrik dhe Vlorë.

Për kë ishte mesazhi?

“Boldnews.al” u mundua të kuptojë më shumë mbi mesazhin e nënkuptuar të Edi Ramës. Një burim konfidencial dhe shumë i lartë qeveritar, dha një shpjegim, i cili ia vlen të merret në konsideratë.

“Mllefi i kryeministrit Edi Rama u drejtohet gjyqtarëve kushtetues që i lanë një dritare hapur për t’u rikthyer në zyrë. Por mesazhi është diku tjetër. Tek një rrjet lobimi, i cili ka ndikuar që Gjykata Kushtetuese të krijojë premisat për lirimin e Erion Veliajt”.

Janë njerëz me pushtet të rëndësishëm në drejtësi, por edhe në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. “Sokol Sadushi, Fatmir Xhafaj, Arben Rakipi apo edhe një zë shumë i fuqishëm i maxhorancës në Kuvend janë rishfaqur sërish si grup në krah të Veliajt”, tha bashkëbiseduesi i “Boldnews.al”.

Në foto (montazh): Fatmir Xhafaj, Edi Rama, Sokol Sadushi

Në kulisat e politikës së lartë, mesazhet “e koduara” janë vetëm për ata që duhet t’i dëgjojnë. Në rastin konkret, Rama u dha sinjalin “grupit të lobimit” se ai është në dijeni të lëvizjeve të tyre.

“Kryeministri është njeriu më i informuar në Shqipëri. Ai ka informacionin se grupi i lobimit pro-Veliaj ka lëvizur gjatë tre-katër ditëve të fundit, madje deri në orët e vona të ditës para vendimit të Kushtetueses. Janë kontaktuar disa prej gjyqtarëve. Rama e di gjithashtu se cilët janë gjyqtarët që kanë ndryshuar qëndrimin e tyre fillestar pas takimit me përfaqësuesit e lobuesve”, thotë bashkëbiseduesi konfident i redaksisë.

“Premisat” për lirimin e Veliaj

Me instiktin e dyshimit mbi vërtetësinë e kësaj bisede, por edhe nën dritën e saj, “Boldnews.al” iu rikthye leximit të njoftimit të Gjykatës Kushtetuese mbi vendimin për mos-shkarkimin e Erion Veliajt, me qëllim për të kuptuar se cili ishte synimi i grupit të presupozuar lobues.

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Ramës e shkarkoi Veliajn në 25 Shtator 2025, me argumentin e mungesës mbi 3-mujore në detyrë, pasi ai gjendet nën arrest prej Shkurtit të këtij viti.

Gjykata Kushtetuese, me shumicën e anëtarëve të saj, konstatoi se Këshilli i Ministrave ka kompetencë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë vetëm për “shkeljet e rënda të ligjit”. Në këtë mënyrë, Erion Veliaj nuk mund të shkarkohet nga detyra deri në fund të mandatit të tij, vetëm nëse ai, në ushtrim të funksioneve të tij, mund të kryejë ndonjë shkelje nga paraburgimi. Kjo është e pamundur, pasi edhe ai vetë e ka të pamundur të ushtrojë detyrën efektivisht.

Në foto: Erion Veliaj në seancën në Gjykatën Kushtetuese

Por, në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, vërehet edhe një fjali, që duket si e shkëputur nga konteksti i pjesës tjetër të argumentimit: “…Në këtë pikë, Gjykata theksoi se mbrojtja e interesit publik për të garantuar të drejtën e zgjedhësve për t’u qeverisur nga një organ i zgjedhur drejtpërdrejt nuk mund të justifikojë cënimin e garancive kushtetuese”.

Megjithëse kjo shprehje është vendosur për të shpjeguar se, Këshilli i Ministrave, pavarësisht se mendon që qytetarët duhet të kenë një kryetar bashkie në detyrë, qeveria, nuk mund të shkarkonte Veliajn në shkelje të Kushtetutës.

Por, kjo shprehje, në mënyrën si si është renditur në njoftim dhe, sidomos pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që Veliaj vijon të jetë në detyrë, mund të krijojë premisa që të legjitimojë në një kohë sa më të shpejtë lirimin e kryetarit të Bashkisë, me argumentin se “qytetarëve u duhet kryetari në detyrë”.

Pikërisht, në këtë argumentin, Rama duket se ka parë efektet e “lobimit pro-Veliaj” në Gjykatën Kushtetuese dhe lëshoi mllefin e tij në rrjete sociale ndaj gjyqtarëve, por edhe atyre që fshihen pas tyre.

LEXO EDHE:

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

Kushtetuesja e ktheu në detyrë pasi “i shkeli syrin” kryeministri, Rama vijon lojën: Tirana, trup pa kokë

Etiketa: Arben RakipiEdi RamaErion Veliajfatmir xhafajGjykata Kushtetusesokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

22:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

21:41 : 26/06/2026
AKTUALITET

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

21:08 : 26/06/2026
AKTUALITET

Mit’hat Havari: Rama do përfundojë si Gaddafi nëse nuk largohet

20:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

20:31 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

20:02 : 26/06/2026
Para

"U zhdukën dy ura në tunelin e Llogarasë", denoncimi i Këlliçit: Ku shkuan 25 milionë euro?!

TË GJITHA

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 26/06/2026

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

22:58 : 26/06/2026

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026

Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

22:34 : 26/06/2026

Milan thyen rekordin historik, transferon yllin e PSG-së për më shumë se 50 mln euro

22:25 : 26/06/2026

Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

22:22 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet