• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është i mendimit se Gjykata Kushtetuese i ka ngritur “kurt”, kur i pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, pas shkarkimit të diskutueshëm të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Në një shkresë të mbushur plot mllef, kreu i Shtetit, që është edhe Garanti i Kushtetutës, ka lëshuar një mori akuzash ndaj trupës gjyqësore kushtetuese, e cila vendosi njëzëri pranimin e kërkesës së Veliajt për të pezulluar përkohësisht dekretin e Begajt për zgjedhjet e pjesshme lokale në kryeqytet, në 9 nëntor.

Në parashtrimet e tij, Presidenti dhe grupi i këshilltarëve kanë parashtruar pak a shumë të njëjtat argumenta që publikuan në 1 tetor 2025, ditën që u nënshkrua dekreti për zgjedhjet lokale.

Por, teksti i parashtrimeve të Presidentit është i mbushur me insinuata shumë të rënda për Gjykatën Kushtetuese, duke krijuar një atmosferë tensioni në nivele të panjohura deri më tani ndërmjet dy institucioneve.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

Më poshtë, janë disa nga pasazhet e dokumentit që Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar së fundmi Gjykatës Kushtetuese, për seancën e 31 tetorit. Ai ka kërkuar që Kushtetuesja të heqë pezullimin e dekretit dhe lejimin e zgjedhjeve lokale në Tiranë. Por, këtë kërkesë e ka bërë në tejkalim të çdo lloj kodi normal komunikimi ndërmjet institucioneve kushtetuese.

“Konsideratat” e Begaj

“…Nuk ka asnjë shpjegim logjik dhe të arsyeshëm që të bindë palët e përfshira për faktin se pse Gjykata Kushtetuese ka injoruar tërësisht aktet zyrtare të disa institucioneve dhe qëndrimin e tyre të qartë…”.

“…Një izolim kaq flagrant ndaj qëndrimit të institucioneve të shtetit për çështjen thelbësore të kompetencës së Gjykatës Kushtetuese nuk shpjegohen dot me arsye që pranohen nga logjika…”.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të injorojë faktin që Presidenti i Republikës ka në dispozicion 48 orë për shpalljen e datës së zgjedhjeve, se ai nuk ka opsion të mos i zbatojë dispozitat ligjore në fuqi e t’i konsiderojë ato antikushtetuese, sikurse nuk mund të parashikojë që Gjykata Kushtetuese në këtë rast do të ndihet kompetente, pavarësisht se ligji kompetencën (për këtë rast) ia njeh Gjykatës Administrative…”

“…Gjykatës Kushtetuese i ndalohet kategorikisht nga Kushtetuta që, me aktet e veta, të krijojë konflikte, të destabilizojë rendin kushtetues apo të minojë ushtrimin e ligjshëm të kompetencave nga ana e organeve kushtetuese. Ndërhyrja, në kohën e duhur, në përputhje me vullnetin e plotë të saj, por pa ngritur kurthe ndaj Presidentit dhe organeve të tjera kushtetuese, është përgjegjshmëri kushtetuese. Në këtë rast, kjo përgjegjshmëri i ka munguar kësaj gjykate në mënyrë flagrante…”.

“…Motivi që e ka shtyrë Gjykatës në këtë sjellje është i pashpjegueshëm me arsye që pranohen nga logjika…”.

Etiketa: Bajram BegajBegajEdi RamaErion VeliajGaranti i KushtetutësGjykata KushtetuesekushtetutapadiPresidentiRamaVeliajzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
Para

SHBA revokon vizat për të huajt që u gëzuan për vdekjen e Charlie Kirk

TË GJITHA

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet/ EMRI

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş