• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

Pavarësisht dëshmive, dokumenteve dhe vlerësimeve ndërkombëtare, kërkimi për trupat e ish-të burgosurve politikë mbetet i bllokuar për shkak të vonesave dhe mungesës së veprimit institucional.

14:33 : 14/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE

Muret e vjetra të Spaçit ende dëshmojnë për një kohë kur një regjim u përpoq të zhdukte jo vetëm njerëzit, por edhe kujtesën e tyre.

Në këtë luginë të izoluar të Mirditës, ku mijëra të burgosur politikë u dërguan për të punuar në kushte çnjerëzore gjatë regjimit komunist, historia nuk është vetëm një kujtim i shkruar në libra.

Mbi tre dekada pas rënies së diktaturës, Shqipëria ende përballet me një nga plagët më të vështira të së kaluarës së saj: fatin e mijëra njerëzve të zhdukur, trupat e të cilëve nuk iu kthyen kurrë familjeve të tyre.

Në një aktivitet kushtuar kujtesës së diktaturës dhe viktimave të saj, ku morën pjesë ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, ish-të dënuar politikë, familjarë të viktimave, historianë dhe studiues, Spaçi u kthye në një vend dëshmie dhe kërkese për drejtësi historike.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Meksikë, konfirmohen 10 viktima

Aksident tragjik në Kolonjë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat në Kuvendin e Shqipërisë, kërkoi ngritjen e një mekanizmi kombëtar për gjetjen, zhvarrimin dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë diktaturës komuniste, duke argumentuar se kujtesa historike nuk mund të ndërtohet vetëm mbi monumente, ndërkohë që mijëra familje vazhdojnë të mos kenë një vend ku të vendosin lule.

“Ka vende ku historia lexohet, vende ku historia tregohet, por ka edhe vende ku historia ende dëgjohet. Historia flet përmes kujtimeve të atyre që mbijetuan, përmes emrave të atyre që nuk u kthyen dhe përmes familjeve që prej dekadash presin një përgjigje”, tha Tabaku në Spaç.

Burgu i Spaçit, ku mijëra njerëz u burgosën dhe u detyruan të punonin në kushte çnjerëzore, është kthyer sot në një muze të kujtesës

Krime të pa ndëshkuara

Regjimi komunist në Shqipëri, një nga më të ashpërit në Evropën Lindore, la pas mijëra viktima të ekzekutuara, të burgosura apo të zhdukura. Shumë prej familjeve të tyre nuk morën kurrë trupat e të afërmve dhe nuk patën mundësi të kryenin një ceremoni varrimi.

Tabaku tha se rreth gjashtë mijë persona rezultojnë të zhdukur gjatë periudhës së diktaturës, duke nënvizuar se pas çdo shifre ekziston një histori njerëzore.

“Prapa çdo shifre kishte një emër, prapa çdo numri kishte një familje dhe prapa çdo ekzekutimi kishte një nënë që priste, një bashkëshorte që nuk dinte ku të vajtonte dhe një fëmijë që u rrit pa ditur se ku prehej babai”, tha ajo.

Duke u ndalur te revolta e Spaçit e 21 majit 1973, Tabaku kujtoi katër të dënuarit me vdekje: Pal Zefin, Hajri Pashajn, Dervish Bejkon dhe Skënder Dajën, trupat e të cilëve vazhdojnë të jenë pa një varr të identifikuar.

Revolta e Spaçit ishte një nga aktet më të rëndësishme të rezistencës kundër regjimit komunist. Përballë kërkesave për më shumë liri dhe kushte më njerëzore, regjimi reagoi me dhunë dhe ndëshkime të rënda.

“Le t’i shqiptojmë emrat e tyre, sepse diktatura u përpoq t’i kthente në numra. Diktatura u mohoi një varr dhe detyra e shtetit demokratik është t’ua gjejë atë”, tha Tabaku.

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) ka zhvilluar vlerësime dhe hetime në disa zona ku dyshohet se mund të ndodhen mbetje të viktimave të komunizmit. Por procesi i identifikimit në Shqipëri ka ecur ngadalë, ndërsa familjarët dhe organizatat e kujtesës kanë kërkuar më shumë angazhim institucional.

Tabaku përmendi zona si Shpali, pranë Spaçit, dhe “Muri i Gjakut” në Shkodër, ku ekzistojnë dyshime dhe të dhëna për praninë e mbetjeve njerëzore.

“Shkenca ka folur, arkivat kanë folur, dëshmitarët kanë folur dhe familjet nuk kanë reshtur së foluri. Tani duhet të flasë shteti”, deklaroi ajo.

Sipas saj, çdo vend ku ka prova ose dyshime për varre të viktimave duhet të trajtohet përmes hetimeve zyrtare, me përfshirjen e institucioneve ligjzbatuese dhe ekspertëve mjekoligjorë.

Nisma e propozuar nga Tabaku përfshin krijimin e një databaze kombëtare për personat e zhdukur, mbledhjen sistematike të mostrave të ADN-së, hetime arkeologjike dhe mjekoligjore, si dhe një fond të posaçëm për kërkimet dhe identifikimet.

Por debati që u hap në Spaç shkon përtej një çështjeje administrative. Ai prek mënyrën se si një shoqëri vendos të përballet me krimet e së kaluarës.

Një muze mund ta ruajë kujtesën e një regjimi. Por për familjet që presin ende përgjigje, kujtesa nuk përfundon te muret.

“Nuk mjafton të restaurojmë muret nëse nuk gjejmë njerëzit. Nuk mjafton të vendosim pllaka përkujtimore nëse nuk u japim përgjigje familjeve”, tha Tabaku.

Në Spaç, ku gurët ende mbajnë gjurmët e një prej kapitujve më të errët të historisë shqiptare, beteja për kujtesën nuk është më vetëm një çështje e së shkuarës. Ajo është një provë për të tashmen.

Për familjet që prej dekadash presin të dinë se ku prehen të afërmit e tyre, drejtësia nuk matet me përvjetorë, monumente apo fjalime përkujtimore. Ajo nis me një kërkim konkret: me hapjen e një dosjeje, me një hetim, me një gërmim në tokë dhe me kthimin e një emri aty ku dikur u la vetëm heshtje.

Regjimi që i zhduku këta njerëz synoi t’u fshinte jo vetëm jetën, por edhe kujtesën. Detyra e një shteti demokratik është e kundërta: t’i nxjerrë nga harresa, t’u rikthejë identitetin dhe t’u japë familjeve mundësinë për të vajtuar me dinjitet.

Gjetja e të zhdukurve, identifikimi i tyre dhe kthimi i eshtrave pranë familjeve nuk është thjesht një akt administrativ apo një detyrë historike. Është një detyrim njerëzor dhe një shenjë e funksionimit të një shteti që pranon të përballet me të shkuarën e tij.

Spaçi duhet të mbetet një vend kujtese, por kujtesa nuk mund të ndërtohet vetëm mbi rrënoja dhe pllaka përkujtimore. Ajo kërkon edhe emrat e atyre që mungojnë, historitë e tyre dhe të drejtën për një prehje që iu mohua për dekada./ Lindita Çela, Shteg.org

Etiketa: Burgu i Spaçitte burgosurit politikeviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Aksident tragjik në Meksikë, konfirmohen 10 viktima

18:41 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Kolonjë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:25 : 11/07/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin e vjetër Fier–Vlorë, “BMW” përplaset me kamionçinën

19:36 : 10/07/2026
BOTA

Mbijetoi 32 orë nën rrënoja/ Historia e 12-vjeçares që sfidoi vdekjen pas tërmetit në Venezuelë

17:41 : 06/07/2026
BOTA

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026
AKTUALITET

Temperaturat ekstreme në Evropë, OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala e të nxehtit

18:13 : 28/06/2026
Para

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu 'SORI-AL", ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

TË GJITHA

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş