• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” ka ngritur pikëpyetje gjatë seancës dëgjimore nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, në komisionin e Ekonomisë, konkretisht mbi rolin që do të ketë Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, kostot që shoqëron zbatimi i këtij drafti dhe fati i inceneratorëve.

AKEM

Përmes deputetëve të opozitës Ledina Aliolli, dhe Enno Bozdo, Partia Demokratike ngriti shqetësimin se AKEM shkel autonominë e bashkive dhe rrezikon të hapë derën për interesa private.

Ministri Jaupaj u përgjigj se agjencia nuk do të centralizojë kompetencat, duke theksuar se bashkitë mbeten përgjegjëse për menaxhimin brenda territorit të tyre, ndërsa AKEM do të koordinojë procesin në nivel kombëtar.

Më tej ministri solli shembullin nga Hungaria për ngritjen e AKEM, duke e krahasuar më atë shqiptar, rasti i OST në sektorin e energjisë. Por deputeti Bozdo nënvizoi se modeli hungarez ishte i lidhur me privatizim dhe koncesione. “Modeli hungarez duhet të jetë jashtë. Doni ta jepni AKEM me PPP ose ndryshe koncesion. Ka disa të dhëna që e çoni drejt këtij modeli në projektligj siç lidhet me pronësinë private të landfilleve

Lexo edhe:

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

Ju nuk mundet ta çoni këtë me model koncesionar dhe t’i hapni derën asnjë privati të hyjë në zinxhirin e integruar të mbetjeve

AKEM nuk mund të jetë sipas modelit hungarez dhe të shkojë në duart e privatit. Privati në Shqipëri në sektorin e mbetjeve është e barabartë me mafien”, tha Bozdo.

Ministri Jaupaj u përgjigj se AKEM do të jetë shoqëri me kapital shtetëror dhe do të financohet nga buxheti i shtetit.

“AKEM është një shoqëri me kapital shtetëror, pra është një institucion publik që parashikohet në nenet e projektligjit, pra është me kapital shtetëror dhe i bie që të jetë një institucion publik. Sa i përket modelit ndërkombëtar e kisha për qendërzimin e trajtimit fundor të mbetjeve dhe jo modeleve. Modeli është shumë  qartë i përcaktuar në projektligj”, replikoi ministri.

Sa do të paguajnë qytetarët?

Një nga pikat më të nxehta lidhet me faturën financiare, që nuk është e parashikuar në projektligj. Deputetë të opozitës kërkuan të dinë se sa do të paguajnë familjet dhe bizneset pas hyrjes në fuqi të projektligjit.

“Flasim për kosto dhe tarifa. Kostot janë për pushtetin vendor, tarifat janë për qytetarët.

A mund të me thoni ju një qytetar sot i Shqipërisë sa paguan sot dhe sa do të paguajë nesër me këtë model të ri sepse ndjesia ime me këtë draft është se pataten e nxehtë po ia hidhni pushtetit vendor sepse ne i kalojmë kompetenca pushtetit vendor por nuk e financojmë kurrë atë. Ju këtu duhet të vinit me tarifa dhe kosto e kuptoj që nuk mund të jenë 100% të sakta”, pyeti Bozdo. Deputeti i PD-së foli për përllogaritje paraprake tarifash 3 deri në 6 herë më të larta.

Ministri Jaupaj u përgjigj se tarifat do të përcaktohen nga një vendim i veçantë i Këshillit të Ministrave, sipas një metodologjie të hartuar me ekspertë ndërkombëtarë. Ai vuri gjithashtu në dukje se, “Shqipëria ka aktualisht tarifat më të ulëta në Europë për menaxhimin e mbetjeve”

“Metodologjia dhe përcaktimi i tarifave lidhet ngushtësisht me tipologjinë, metodologjinë e zhvillimit ekonomik të një njësie vendore, nëpërmjet diskutimeve edhe në këshillat bashkiakë. Megjithatë ne do t’i asistojmë me një metodologji për të përcaktuar tarifa të drejta në bazë edhe të mënyrës se si menaxhimi i mbetjeve kryhet në atë zonë të caktuar të territorit …”, tha ministri

Inceneratorët

Ashtu si edhe në seancat e tjera dëgjimore për draftin e ri të mbetjeve, polemika u fokusua tek trashëgimia e inceneratorëve. Deputeti Enno Bozdo akuzoi qeverinë se, 11 vite pas dështimit të projektit të inceneratorëve, Shqipëria ende përballet me pirgje mbetjesh. “Është turp që në vitin 2025 ende ndodhemi në këtë situatë”, tha ai

“Pse nuk vihet në punë inceneratori i Fierit jo për tu marrë me mbetjet që krijohen tani apo kur të hyjë ligji në fuqi dhe normalisht të trajtohen mbetjet sipas këtij ligji, por për të zhdukur ato pirgje male të mëdha me mbetje që janë krijuar veçanërisht në atë territor në territorin e qarkut të Fierit, por edhe më gjere ato janë mbetje që nuk riciklohen më, janë mbetje që janë dëmtuar përfundimisht nuk mund të kthehen në ekonomi.

Tani ky inceneratori i Fierit që është pronë publike tashmë sepse e ka marrë nën administrim Agjencia e Pasurive të Sekuestruara pse nuk e vë në punë këtë gjënë?, ngriti pyetjen deputeti i PS, Erion Braçe.

“Incenerimi në fakt është një pjesë e trajtimit të mbetjeve dhe pavarësisht gjithë elementëve që ju përmendët, ne vlerësojmë dhe në asnjë moment ne nuk mendojmë që incenerimi nuk duhet të jetë pjesë e trajtimit të mbetjeve.

Ministria e Mjedisit është duke bashkëpunuar me Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara për të gjithë procesin e transferimit të këtyre aseteve publike të cilat janë zhveshur nga të gjithë kufizimet ligjore që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në mënyrë që më pas përmes Operatorit të trajtimit të mbetjeve të kryejmë vlerësimin teknik dhe fillimin e operimit të infrastrukturës pasi siç e kam thënë, ne nuk flasim për incinerator por flasim për incenerim që është një proces që lidhet ngushtësisht me landfillimin, kompostimin dhe riciklimin”, u përgjigj Jaupaj.

/Faktoje

Etiketa: kushtojneligjimbetjetmenaxhimiopozitaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
Para

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

TË GJITHA

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom