• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Duke u ankuar në Kushtetuese Veliaj ka dalë hapur kundër firmës së Ramës dhe vendimit të PS. Por më e rëndësishme se kjo është se për herë të parë ai po dëshmon se SPAK dhe Partia kanë qenë pjesë e të njëjtit plan.

Nga Andi Bushati

Ndoshta Erion Veliaj ka qenë i fundit që e ka kuptuar se nga po i vinte realisht goditja, por në këtë rast, për interesin publik dhe transparencën vlen shprehja “më mirë vonë se kurrë”. Kryebashkiaku i shkarkuar nga partia e tij ka marrë këtë fillim jave një vendim, për ti’u kundërvënë firmës dhe Edi Ramës dhe vendimit të PS. Nëse ata vendosën ta heqin qafe duke e braktisur, të vetëm, në burg, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Tiranë dhe zëvendësimit të tij me Ogerta Manastirliun, ky i fundit ka klithur: “NDAL”. Ai në rastin më të mirë e ka vonuar dhe në më ekstremin po përpiqet ta pengojë që kjo të ndodhë.

Duke shfrytëzuar mundësinë që i jep ligji për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese atë që vendosi partia dhe Rama, ai ka nënshkruar edhe aktin e parë të ndarjes prej tyre. Nëse më parë edhe nga burgu ai bëri thirrje për mbështetje ndaj shefit, për votimin e PS në 11 maj, madje edhe tani së fundi, nuk i fajësoi ata që s’pranonin të dëgjonin argumentat e tij në këshillim bashkiak, me aktin e ankimimit në kushteturese divorci është konsumuar plotësisht.

Por më e rëndësishmja nuk është kjo. Po të lexohet me vëmendje teksi i ankimimit të Erion Veliajt, aty vërehet një element që nuk mund të neglizhohet. Ai i referohet nenit 115 të kushtetutës, i cili thekson se një kryetar bashkie mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të ligjeve. Ekipi i mbrojtjes së tij pretendon se ky nen kushtetues prevalon mbi ligjin për pushtetin vendor (62/C), në bazë të të cilit mungesa në detyrë për tre muaj justifikoi votimin e socialistëve kundër tij dhe noterizimin e këtij akti të këshillit bashkiak nga Rama.

Lexo edhe:

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

Pa u zgjatur në labirinthe të ngatërruara arsyetimesh ligjore Veliaj pretendon se partia e tij e ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme dhe se Edi Rama nuk ka pasur të drejtë kur e ka formalizuar këtë akt.

Por, po të shohim në retrospektivë të gjithë qëndrimet që Lali mban që prej 10 muajsh që gjendet në birucë, refreni i tij i deritanishëm ka qenë: SPAK po më mban pa të drejtë në burg. Ai ka vënë theksin në ndërprerjen e mandatit të një të zgjedhuri pa vendim të formës së prerë, mungesën e vërtetimit nga akuza qoftë edhe të një akti të vetëm korruptiv me firmën e tij, izolimin e egër dhe hetuesinë alla sigurimse. Pra qëndrimi i tij konstant ka qenë ai i një linçimi për arsye politike.

Deri më tani kësaj hipoteze ai nuk i vinte autorësi. Mbështetësit e tij aludonin se pas denoncuesit anonim, Nesti Angoni, fshihej rivalja e dikurshme Belinda Balluku, po pa shkuar dot më lart. Ata pëshpërisnin se lufta brenda llojit po e godiste “kryebashkiakun e suksesshëm të dezinjuar si pasardhës”. Ama kurrë deri më sot, as ata, as Erioni vetë, nuk e patën lidhur vijësjelljesn e Prokurorisë së Posaçme me atë të kryeministrit. Sot kur publikisht Veliaj ka pranuar se edhe SPAK edhe Rama e kanë goditur në mënyrë të paligjshme, fabula ndryshon. Ai për herë të parë ka lënë të kuptohet se midis tyre ka një koordinim.

Shenjat e këtij plani të pa shpallur mes çetës së Dumanit dhe organizatës së Ramës janë vënë re me kohë në koridoret e vendimarrjes. Fakti se rrokullisja juridike e Veliajt ecte parallelisht me zhveshjen nga pushteti  politik, me heqjen e fuqive brenda bashkisë, me ndalimin e deklaratave për ta mbrojtur dhe së fundi, me eleminimin e gjithë mbështetësve nga grupi i ri parlamentar, nuk kishte kaluar pa u vënë re. Por tani me ankimin në kushtetuese kemi mbërritur në një fazë të re: vetë viktima po pranon se si prokurorët e gjykatësit, po ashtu edhe Rama e  miqtë e dikurshëm, kanë vepruar njësoj në mënyrë të paligjshme kundër tij. Pra se ata kanë qenë bashkë, jo në kërkim të drejtësisë, por në planin për linçim. Prandaj, sado i vonuar që të jetë ky përfundim ku ka arritur kryebashkiaku i shkarkuar sërish ia vlen të thuhet: “më mirë vonë se kurrë”. Sepse kjo pistë na ndihmon të kuptojmë më mirë kulisat që prodhuan rënien e tij.

/Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiankimiEdi RamaErion VeliajGjykata KushtetueseKushtetueseRamashkarkimispakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

10:30 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
Para

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 8 vite burg Shkëlzen Dacin

TË GJITHA

KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, hapet procedura. Një nga anëtarët largohet

10:32 : 20/10/2025

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

10:30 : 20/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i Shërbimit zjarrfikës tregon detajet: Ja dy pistat që po hetojmë

10:27 : 20/10/2025

Sekretariati i Etikës përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi për 15 ditë

10:12 : 20/10/2025

Sulmet e Izraelit, 45 persona humbin jetën në Gaza

10:08 : 20/10/2025
Vrasja e Selavdi Shehaj

Porositi vrasjen e Selavdi Shehaj për 150 mijë €, arrestohet në Dubai trafikanti i drogës Altin Sinomati

10:07 : 20/10/2025

Keydata: Çmimet e apartamenteve në 3-mujorin e dytë 2025 janë trefishuar krahasuar me 2005

09:56 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com