• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Kuvendi i Shqipërisë theu një tjetër rekord, kur një senancë debati mbi programin e qeverisë, e palanifikuar për të zgjatur mbi 25 orë, u mbyll për 25 minuta. Deputetët socialistë nuk dëgjuan as kryeministrin, as ministrat e veçantë për objektivat e tyre kontkrete, as oponëncën që mund ti bëhej atyre, por votuan si dele duke krijuar një precedent të pa ndodhur në këto tre dekada të post komunizmit.

Ndonëse nuk ka shumë rëndësi, kronika e asaj që ngjau mund të përmblidhet thjeshtë. Kryeministri vendosi që për shou Kuvendit ti drejtohej me një fjalim edhe ministrja e krijuar me IA, “Djella”. Opozita protestoi duke e quajtur këtë shfaqe në kundërshtim me rregulloren e parlamentit. Ata filluan të bërtasin e të hedhin fletë mbi tribunën e qeverisë. Rama i bezdisdur i kërcënoi: “nëse s’më lini të vijoj do shkoj direkt në votim”. Pra për të s’ kishte rëndësi, as detyrimi për të shpalosur programin, as interesi i qytetarëve për ta dëgjuar atë, as senaca, gjoja demokratike, e diskutimeve. Mesazhi qe i qartë: nëse nuk i’u pëlqen skenari im, unë iu heq dhe të drejtën e prezencës në parlament duke e kthyer atë thjeshtë në një institucion formal ku vetëm votohet.

Kështu u bë. Socialistët ngritën 82 kartona. Shqipëria u bë me program qeverisës katër vjeçar dhe të gjithë u shpërndanë. Fakti se shefi i qeverisë u mërzit nga ndërhyrjet jashtë radhe dhe zëri i lartë i Gaz Bardhit dhe Klevis Balliut, qe i mjaftueshëm që Taulant Balla ta kërkonte, Niko Peleshi ta zbatonte dhe të gjithë të tjerët ta votonin asgjesimin e një senace të rregullt, duke e kthyer Kuvendin në noter formal të tekave të Edi Ramës.

Natyrisht, që në një situatë të tillë do të jenë të shumtë ata që do të thonë se ishte më keq që ndodhi kështu. Se një parlament i tillë, që shërbën vetëm për të ngritur kartonat, është tejet i ngjashëm me atë të kohës së diktaturës. Se opozitës nuk iu la mundësia të thoshte fjalën e saj në tribunën më të rëndësishme ku i dëgjohet zëri. Se publiku humbi mundësinë të informohet me pluset dhe minuset e asaj që e pret në këto katër vite.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

Por të gjitha këto janë argumenta që kanë vlerë vetëm për indiferentët apo të verbërit që jetojnë me iluzionin se ne gjendemi ende në demokraci. Po, në një sistem të tillë ky debat do kishte vlerë.

Por ama në regjimin autokratik nën të cilin ndodhemi sot, ku nevojat personale dhe kapriçot apo tekat e një njeriu të vetëm kanë marrë fuqinë e ligjit, ajo që ngjau në Kuvend, këtë të enjte, është fiks gjëja e duhur.

Nuk ka rëndësi nëse ajo ishte një tentativë për kurth nga Edi Rama në të cilën opozita ra brenda me dy këmbënt, apo krejt në të kundërt, se ishte PD-ja ajo që e provokoi këtë situatë të pazakontë. Përfundimi është i njëjtë: seanca ku duhej të diskutohej buxheti ritregoi se ne nuk kemi më një parlament normal. A mund të gjendet një i tillë, në një vend që konsiderohet demokratik, që t’i kushtojë programit të qeverisë vetëm disa minuta? A mund të gjendet një i tillë ku qefprishja e kryeministrit të përcaktojë vijimin e diskutimeve dhe debatave?

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi sot është pasqyra më reale e asaj që po jetojmë. Në një parlament të dalë nga farsa e 11 majit, ku nuk do të mungojnë skena të përdhosjes së opozitës si në të kaluarin (mohim antiligjor për ngritje komisionesh hetimore, dhe zhvillim mocionesh apo interpelancash) nuk ka pse ruhet një fasadë e rreme normaliteti. Prandaj dhe ata që i qajnë hallin opozitës se mbeti pa folur, apo se humbi mundësinë e një tribune prej nga mund të shndriste me kriticizmin e saj e kanë gabim.

Detyra reale e PD, të cilën nuk dihet sa do të ketë këllqe ta realizojë, nuk është të shërbejë si alibi, se jetojmë ende në demokraci, por që të shkallmojë me çdo mjet mbajtjen në këmbë të kësaj fabule të soforcuar. Këtë herë duhet pranuar se këtë qëllim e arriti, paçka se më shumë sesa për meritën e saj, falë humorit të prishur të një autokrati tekanjoz, të cilin nuk e mbajnë më as nervat për të vazhduar teatrin e demokracisë me gjasme.

/Lapsi.al

 

Etiketa: Andi BushatidemokraciEdi RamaKuvendiopozitaparlamentiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
Para

Merrnin para për kolaudimin e automjeteve, lëshohen 10 masa sigurie për zyrtarët e DRSHTRR-së Fier

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş