• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për “raportin negativ” të zgjedhjeve të 11 majit

16:17 : 04/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani u ankua pranë drejtuesve të misionit të OSBE/ODIHR dhe e quajti raportin e tyre paraprak “një pasqyrim ndjeshëm negativ dhe të paekuilibruar”, sipas një letre të publikuar nga kreu i opozitës, Sali Berisha.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama u gdhi triumfuese një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, por e shqetësuar nga raporti i ashpër paraprak i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR lidhur me standardin e zgjedhjeve – zbulohet në një letër të ministrit të Jashtëm, Igli Hasani që u publikua të hënën nga kreu i opozitës, Sali Berisha.

Përmes letrës së dërguar udhëheqëses së misionit afatshkurtër të OSBE, Farah Karimi, kreut të ODIHR, Lamberto Zannier dhe zyrtarëve të tjerë, Hasani proteston ndaj disa prej gjetjeve paraprake dhe shpreh ‘shqetësimin serioz’ për gjuhën e përdorur në deklaratën e këtij misioni – të cilën e quan “një pasqyrim ndjeshëm negativ” dhe “të paekuilibruar”

“Toni dhe korniza e këtij paragrafi hyrës rrezikon të errësojë kontekstin më të gjerë të përparimeve të bëra, përfshirë përmirësimet demokratike si rritja e transparencës, avancimi i teknologjisë zgjedhore dhe, në mënyrë të veçantë, zbatimi me sukses i votimit nga jashtë vendit,” shkruhet në letrën e publikuar nga Berisha.

Ministria e Jashtme dhe ministri Hasani nuk iu përgjigjen pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi, nëse kjo letër përbënte ndërhyrje në punën e minisionit të ODIHR dhe presion ndaj vëzhguesve të pavarur.

Lexo edhe:

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR deklaroi në gjetjet paraprake se gara zgjedhore në Shqipëri ishte “e pabarabartë” për shkak të “keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore dhe pushtetit institucional nga partia në pushtet” si dhe nga mungesa e medias së pavarur, e cila nuk siguroi që votuesit të ishin të mirëinformuar mbi zgjedhjen që bënë.

Në letrën e tij, Hasani i kundërshton pohimet e këtij raporti si të pambështetura.

“Për më tepër, pohimi se partia në pushtet ka përfituar nga përdorimi i përhapur i burimeve administrative nuk është i mbështetur mjaftueshëm, veçanërisht për një vlerësim paraprak,” shkruan ai në letër duke iu referuar referencës për faljen e gjobave shtetërore pak ditë para zgjedhjeve si një akt, që KQZ-ja nuk e gjeti në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Ministri gjithashtu kundërshton konstatimin për një mjedis mediatik ku ka mungesë të raportimeve të pavarura dhe se shumica e medieve perceptohen si të rreshtuara me partinë qeverisëse.

Në fund, Hasani i kërkon krerëve të Misionit që të ketë një qasje të balancuar dhe bazuar në prova.

“Është me rëndësi që gjetjet paraprake të mos hedhin dyshime të pajustifikuara mbi një proces zgjedhor që, siç pranohet edhe në vetë raportin, është zhvilluar përgjithësisht në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet demokratike,” shkruan ndër të tjera Hasani.

Ndërsa Berisha e dënoi letrën e ministrit si “një përpjekje autoritare, të dënueshme, të palejueshme për të ndërhyrë direkt, për të bërë presion dhe zhvlerësuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR…”.

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR shënoi një kthesë të fortë në gjetjet e misioneve të vrojtimit të zgjedhjeve të shkuara, ku zakonisht vëzhguesit janë mjaftuar duke vënë në dukje se problemet “janë raportuar”, ndërsa në këtë rast, ata vënë në dukje se ata vetë “i kanë dëshmuar” rastet e frikësimit të votuesve dhe abuzimit të burimeve shtetërore.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet u shënuan nga keqpërdorimi masiv i burimeve publike dhe fuqive institucionale të partisë në pushtet, ndërsa raportime të shumta mbi presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit e tjerë si dhe rastet e frikësimit [të votuesve] ishin shqetësuese./BIRN

Etiketa: Edi RamaIgli HasaniODIHRosbe/odihrprotestoiqeveriaraportistandardiu ankuazgjedhje

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Diellë-kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

15:45 : 14/09/2025
BOTA

Protesta masive në Nepal kundër korrupsionit, shkon në 72 numri i viktimave

14:52 : 14/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi/ Armët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)  

09:31 : 14/09/2025
Para

E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland!

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 15 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/09/2025

Myftiu i Shkodrës: Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin

22:52 : 14/09/2025

Presidenti i Brazilit i përgjigjet Trumpit: Dënimi i Bolsonaros nuk është gjueti shtrigash

22:39 : 14/09/2025

Përfshihet nga zjarri një makinë në Ksamil (VIDEO)

22:24 : 14/09/2025

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

22:10 : 14/09/2025

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com