• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtimi i paduhur

11:10 : 07/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Ilir Kalemaj

Vera ka ardhur jo vetëm e thatë por dhe e rrëmbyeshme për kampin mavi. Në një tur të shqetësuar, dukshëm të imituar nga homologët grekë dhe italianë, kryeministri po mundohet të vazhdojë fushatën me gjasme masat për abuzimet e shkeljeve territoriale që vet qeverisja i ka mbyllur të dyja sytë sidomos përgjatë fushatës, me qëllim që të rrisnin thesin elektoral. A thua nuk mjaftuan faljet masive të gjobave si në tokë të babës, legalizimi i dhjetra mijërave hektarë kanabis për të furnizuar tashmë dhe në rrugë ligjore tregun (edhe atë ndërkombëtar), bonuset e dyfishta për pensionistët të harruar përgjatë tre mandateve të mëparshme, apo legalizimi i ndërtimeve pa leje në fshat. Pa folur këtu për përdorimin e bandave që kanalizuan me saktësi precize votat në kandidatë anonimë.

Por natyrisht, pas fitores, krahas shpërndarjes së llokmave klientëve qeveritarë si vilat qeveritare në Shkodër dhe Vlorë, apo godinat multifunksionale në mes të Tiranës, apo qindra mijëra metra katrorë falur mes Durrësit për investitorë strategjikë, duhen natyrisht rekrutuar sa më shumë gjasme opozitarë, për të dhënë mesazhin fals të gjithëpërfshirjes. Pasi duhet të punojnë shumë që të hanë pak. Model rishpërndarje i shpikur vetëm nga majtizmi shqiptar i shekullit të 21-të.

Ndërkohë socialistë të vjetër dhe rilindas të rinj bashkëjetojnë me vështirësi. Zhgënjimet e kontribuuesve idealistë përplasen fuqishëm me të “majtën e kaviarit” që ka mjelë mirë gjithë përfitimet e pushtetit. Kazani zien, por nuk po vlon. Ndërkohë që Shqipëria zbrazet me shpejtësi të frikshme nga të rinjtë ku të dhënat e fundit siç raporton Monitor tregojnë se nga 1 milion e 265 mijë të rinj në 2011, sot gjenden në vend vetëm 764 mijë, pra një tkurrje e frikshme me 44 përqind. Shqiptarët tejkaluan BE-në të paktën në një standard, atë të çmimeve të ushqimeve, ndaj dhe ndryshe nga mesatarja e evropianëve që shpenzojnë vetëm 13 përqind për to, një shqiptar kontribuon rrafsh 40 përqind të të ardhurave vetëm për të ngopur barkun me bukë. Jo keq për një vend që ka deklaruar hapur synimin dhe madje ka bërë dhe krejt fushatën e fundit të partisë në pushtet me moton: Shqipëria në BE në 2030!

Ndërkohë qeveria mendon si të vazhdojë show-n për të dëfryer masat në këto ditë thatësie haberesh optimiste. Zbarkimi i kryeministrit, njëherazi kryebashkiakut të Tiranës, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë me piskama, mallkime dhe rrufé, tregon jo thjesht ç’balancim të përkohshëm se helbete vapë, por edhe devijim vëmendje nga problemet e thepisura me të cilat ballafaqohet një vend që po humbet krahas të rinjve edhe fermerët, blegtorët dhe punëtorët në përgjithësi me shpejtësi të paprecedentë. Kjo vëmendje duhet tërhequr me çdo kusht nga denoncimi i krimit zgjedhor, nga dështimi i institucioneve, nga mosfunksionimi i demokracisë, nga korrupsioni strukturor dhe politik, nga reformat e kërkuara me ngulm edhe nga faktori ndërkombëtar si ajo zgjedhore dhe territorial-administrative.

Lexo edhe:

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

Gjithashtu vëmendja duhet hequr nga zhgënjimet në masë, nga depresioni social, nga rritja e polaritetit socio-ekonomik, nga deficiti kulturor që ka prodhuar analfabetizmi funksional, nga bjerrja demografike dhe nga shtrenjtësia e papërballueshme e kostos së jetesës. Por edhe nga skandalet si incinerimi i hapur (fjalë djegieve të plehrave qëllimisht ose jo) model rilindas sikundër po ndodh në Vlorë dhe Elbasan ku po rrezikohen seriozisht jetët dhe shëndeti i qytetarëve. Por duhet gjithashtu devijuar që qytetarët mos të kuptojnë kush është fajtori për dështimin e impianteve dhjetëra milionë eurosh të pastrimit të ujërave të zeza nga Tirana, në Vlorë dhe Shëngjin që kanë arsye kryesore aliazhin alla-shqiptar të makutërisë me paaftësinë, duke prodhuar një kleptokraci të llojit të veçantë. Ko bën që të kemi dhe rekordin evropian për ujërat më të papastër në Evropë ndërkohë që paguajmë dhjetëra milionë euro të tjera për reklama ndërkombëtare që të vetëquhemi destinacioni më trend turistik i momentit. Hane Shan, hane Bagdad!

Etiketa: aksionidrejtimiEdi Ramailir kalemajkryeministripaditurShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

16:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

16:44 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
Para

EMRI/ Në kërkim nga Italia për drogë, shqiptari kapet në Kroaci pas "spiunimit" nga policia shqiptare

TË GJITHA

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

16:57 : 24/06/2026

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

16:44 : 24/06/2026

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës! Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

16:22 : 24/06/2026

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş