• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Ilir Kalemaj

Zgjedhjet bitisën ashtu sikundër nisën. Zgjedhje që nuk ishin as të lira, as të drejta, as të barabarta. Një proces manipulimi masiv që ka nisur qyshkur. Që përgjatë mandatit të parë Rama, nisi identifikimi, regjistrimi dhe dixhitalizimi i anëtarësisë së partisë, kombinuar këto me struktura me tipare paramilitare, përfaqësues të zellshëm të botës së nëndheshme të cilët përvçse kanabizuan Shqipërinë, morën përfaqësim jashtë-proporcional në parlament. Kur kjo dha vend për alarm dhe falë presionit opozitar u detyruan të miratonin një ligj dekriminalizimi, atëherë kaluan në planin B, dolën vetë dhe futën farë e fis nëpër lista, ndërkohë që vetë bënin kryepatronazhistin në territorë të ndarë në zona influence. Mandej, erdhi salamandra elektorale që prodhoi reforma e njëanshme territorial-administrative. Kjo i dha garanci shtesë një mazhorance që hynte në çdo garë me plus 50 përqind në krye të herës. Por nuk u mjaftuan me kaq.

Qershia mbi tortë erdhi nga suicidi politik i pas-çadrës kur opozita doli me një rezultat të mjerë në 2017 dhe mandej me bojkotin vrastar parlamentar që lejoi ndryshimet e njëanshme të kodit zgjedhor që çimentuan partinë-shtet. Gabimi u thellua me braktisjen e fushës së lojës dhe dhurimin në tavolinë në një akt të dytë të paprecedentë, kur opozita e asaj kohe dhuroi dhe pushtetin lokal. Natyrisht kjo bëri që Rama të përfitonte me dinakëri dhe jo vetëm të ulte peshën e punësimeve si rezultat i reformës territoriale-administrative të cekur më lart, por ta shtonte me afro 35 mijë plus deri sa arriti rreth 200 mijë që ka sot, ku një e katërta janë patronazhistë që paguhen me paratë tona, pra të taksapaguesve. Patronazhi politik natyrisht te ne nuk ka lidhje me çka ndodhur 100 vite më parë në SHBA apo vendet perëndimore. Jo vetëm se po ndodh bash tani, në shekullin e 21, por sepse nuk synohet mobilizimi i votës së partisë në pushtet por njëherazi frikësimi, shantazhimi dhe blerja ashiqare e votës kundërshtare.

Këto më sipër u përforcuan me një sistem të ndërlidhur të mbledhjes së të dhënave duke shkelur me të dyja këmbët ligjet e privatësisë dhe respektit për dinjitetin dhe të drejtat e njeriut. Të dhënat e censusit, e-Albanias, database e regjistrimit të diasporës, të dhënat biometrike të pasaportave dhe kartave të identitetit apo të dhënat e TIMS të gjitha në një dorë, në dorën që nuk qeveris duke sendërtuar politika publike apo si të zhvillojë territorin, të rrisë ekonominë apo të përmirësojë treguesit demografikë por se si të bëjë fushatë të pandërprerë me financat publike, propagandë pa hesap dhe ndarje plaçke si bazhibozukët pas lufte. Nuk bëjnë zgjedhje me standarde jo se nuk dinë, por se duan gjithçka për vete. Dhe e duan sepse ajo që u është premtuar enturazhit klientelist, qofshin këta oligarki ekonomike, mediatike apo kriminale kërkon një pushtet të pakufizuar për të kënaqur orekse në dukje të pamundura qoftë dhe për regjime patrimonaliste dhe sisteme klienteliste.

Pas rreth tre dekadash pluralizëm politik, Shqipëria është ende larg modelit ‘polycratic’ të politologut Robert Dahl apo kritereve formale dhe të sipërfaqshme të Schumpeterit që definojnë një shtet demokratik duke u nisur thjesht nga rregulla proceduriale të reflektuara kryesisht në legjislacion. Ndërsa jemi me vite drite larg konceptit të ‘demokracisë pjesëmarrëse’ që bazohet në lirinë, drejtësinë, solidaritetin dhe tolerancën, vlera sa individuale, aq edhe komunitare.

Lexo edhe:

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

Nga ana tjetër, në mungesën e elementëve të kontrollit, si moral, ashtu dhe procedurial në shoqëri dhe jetën publike, kur pushteti shpesh konceptohet më tepër si mjet për arritjen e qëllimeve konjukturalë të grupimeve të caktuara të interesit dhe ku shpesh debati personalizohet për t`i ikur thelbit, cilësia e përfaqësimit është bjerrë ndjeshëm. Debati personalizohet në vend që të përqëndrohet te përfaqësimi i grupeve shoqërore dhe interesave publikë. Modelet pozitive janë të munguara, ashtu sikundër propozimet për politika publike. Natyrisht që të kesh këtë të fundit, pikënisja është qartësia dhe diferencimi ideologjik, çka ndodhi njëanshëm në këtë fushatë ndërkohë që nga parti-qeveria mbahet mend vetëm BE në dekadën tjetër, Noizi dhe Zegjineja.

Shqiptarët, sikundër edhe popuj të tjerë (fjala bie rusët), për fat të keq nuk kanë patur të bëjnë me demokracinë e mirëfilltë, përplasjen e argumenteve, pjesëmarrjen, artin e të debatuarit dhe arritjen e konsensusit në bazë të argumentit më të mirë. Aq më pak të kenë ndërtuar ndonjëherë shtet të së drejtës, me institucione të forta, të shëndosha dhe të pavarura. Po ashtu nuk kanë arritur të ndërtojnë një sistem të pavarur dhe të balancuar të pushteteve sikundër në modelet e vendeve perëndimore, apo të kenë kultivuar një frymë civike, kulturë politike apo dialog të vazhdueshëm për zgjidhjen e ngërçeve të herëpashershme. Kjo për vetë faktin se kemi kaluar nga feudalizmi në sistem totalitar, të izoluar dhe ku skamja dhe frika kombinoheshin për të prodhuar një homogjenitet të frikshëm ideologjik, drejt një demo-anarkie rumpallë që vetëm lidhje me demokracinë dhe shtetin e së drejtës nuk ka.

Partitë, qoftë dhe ato të reja, kanë kohë që janë kthyer në parti gjuetare (catch-all parties), të cilat me anë të një mish-mashi ideo-polifonik synojnë të maksimizojnë bazën votuese dhe të risin peshën specifike. Nuk do shumë mend, që ato që shpesh identifikohen si shkaqe, të tilla si sistemi klientokratik, nepotik dhe korrupsioni masiv, janë në fakt simptoma, por diagnoza është tjetërkund. Nëse partitë nuk profilizohen ideologjikisht, nëse nuk ka debate ‘me bukë’ për parime, principe, vlera dhe norma që duhen përqafuar, nëse nuk ka debat të brendshëm brenda-partiak, përplasje opinionesh dhe kundërshtish përsa i përket politikave qeverisëse, nuk mund të ketë zhvillime pozitive. Debatet natyrisht duhet të bëhen mbi idetë dhe jo mbi individët që të shkëputemi nga një kulturë kundër-produktive. Nuk mund të ketë demokraci të projektuar së jashtmi pa patur fillimisht demokraci të brendshme. Nuk mund të ketë pavarësi institucionale pa patur liri për të shprehur pikëpamje që vijnë edhe ndesh me qëndrimet e liderëve politikë, qoftë dhe kur këta kanë super-mazhorancë si kjo e përftuar me një sistem qartësisht të korruptuar. Dhe natyrisht nuk mund të qeveriset pa ide, principe dhe vlera që përfaqësojnë shumicën e elektoratit në një kohë të caktuar.

Vetëm duke arritur të ndërtojmë mekanizma brendapartiakë të cilat nxisin pjesëmarrjen, demokracinë e brendshme përmes debatit vleror dhe ideor, do të arrijmë në përmisimin e produktit demokratik. Si vlerë e shtuar do të ishin parti programatike që garojnë me ofertën më të mirë, qoftë në drejtim të modelit të menaxhimit, të hapjes reale me shoqërinë, të përthithjes së vlerave dhe burimeve njerëzore. E anasjella është situata aktuale, ku partitë nuk bëjnë verifikime për kandidatët që nxjerrin të cilët janë shpesh me rekorde kriminale. Shpeshherë kjo mund të bëhet me vetëdije pasi kandidatë të tillë, të ashtuquajtur “të fortë” janë makineri elektorale për shkak të financave të tyre okulte dhe “xhepave të thellë”, aftësisë për të blerë apo tjetërsuar votë, ndikimit të tyre në strukturat shtetërore etj. Lidhja me këta individë penalizon jo vetëm cilësinë e përfaqësimit dhe demokracinë, por bën që vetë lidershipi i partive politike në Shqipëri të jetë peng i këtyre individëve të cilët kërkojnë rentën në këmbim të mbështetjes, duke krijuar lidhje të forta klienteliste. Këto të fundit kanë efekt shkatërrues mbi kulturën e llogaridhënies dhe vonojnë procesin e konsolidimit demokratik. Për rrjedhojë “demokracia nuk është e vetmja lojë në qytet” dhe ata që vuajnë cilësinë e përfaqësimit janë vetë qytetarët.

Natyrisht partia-shtet nuk ka nevojë ta bëjë këtë debat, madje as nuk ka kurrfarë diskutimi në një mjedis sa hermetik aq dhe toksik, sa shterpë nga idetë aq edhe vulg nga përmbajtja, kur forma dominon mbi funksionin dhe ku gjithçka përsillet rreth fyhrer-liderit dhe personalizimit të partisë, fushatës dhe qeverisë. Por opozita ka detyrë të nisë një debat që pikësëpari kupton dhe analizon shkaqet e një sistemi të kalcifikuar që ka prodhuar një regjim, hija e të cilit pengon çdo rreze shprese për shoqërinë dhe pesha e të cilit budallalleps ata që janë idiotë të dobishëm për të. Paralelisht çdo denoncim, protestë dhe akt simbolik apo real që sjell reagim jo vetëm partiak por edhe shoqëror do të ishte jashtëzakonisht i vlefshëm, sidomos për ndërgjegjësimin e kancelarive perëndimore që në këto kohë të turbullta gjeopolitike, janë më të interesuar te avancimi i marrëdhënieve bazuar mbi interesa sesa parime. Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja dhe në këtë rend kohor, të nisë analizën reale të brendshme të shkaqeve dhe faktorëve përfshirë aspektet pozitivë të fushatës si programin dhe listat e hapura, ashtu dhe ato që ceduan të prodhonin rezultat, si një pjesë e kandidatëve të listave të mbyllura që nuk sjellin më votë dhe janë konsumuar, apo partnerë të koalicionit që më shumë përfitojnë se sa shtojnë peshë në kandarin e opozitës. Vetëm një opozitë vibrante, energjike, me ide dhe me epërsi morale, që afron ata që dinë të ngjallin simpati, besim dhe fitojnë, mund të frymëzojë një ‘revolucion’ të vërtetë shoqëror që mund të përmbysë një regjim.

Etiketa: Berishailir kalemajnumerimPDpsRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

16:09 : 15/05/2025
AKTUALITET

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025
Para

Ilir Meta më i votuari tek PD në "zonë e tij elektorale", merr votat e shokëve tek "313-ta"

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mbrojtësi i Real Madrid në telashe, ndiqet penalisht për shpërndarje pornografie me fëmijë

16:36 : 15/05/2025

Tifozët e Milanit humbasin durimin, “Curva Sud”: Të dielën ju lëmë vetëm, me turpin tuaj!

16:20 : 15/05/2025

Përndiqte vazhdimisht 26-vjeçaren boshnjake, arrestohet shqiptari në Kroaci

16:19 : 15/05/2025

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

16:09 : 15/05/2025

Sherri me grushta brenda KZAZ 30, KQZ shkarkon vëzhguesit

16:05 : 15/05/2025

Zjarr në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë izolohen për shkak të tymit toksik

15:58 : 15/05/2025

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com