• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Humbja dërrmuese e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 duket se ka lëndur ndjeshëm pozitat e kryetarit historik, Sali Berisha.

Përtej akuzave publike, në disa raste edhe të faktuara, të përdorimit masiv të makinerisë elektorale të shtetit në funksion të votave për Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, pjestarë të elektoratit të djathtë kanë nisur të kërkojnë përgjëgjësinë edhe tek lidershipi aktual i Partisë Demokratike për humbjen e rëndë, me rezultat të ngjashëm me zgjedhjet e shumë-kontestuara të vitit 2001.

Kjo frymë reaguese u konstatua edhe në një sondazh 24-orësh, të zhvilluar mes datave 14 dhe 15 Maj 2025 në faqen e “Boldnews.al”. Sigurisht ne nuk pretendojmë që sondazhi pasqyron saktësisht atë që mëndojnë anëtarët e PDSH-së, por pasqyron mendimet e përgjithshme të disa prej lexuesve tanë të cilët janë më afër opozitës.

Doktor Ilir Alimehmeti shihet si emri më i parapëlqyer për të drejtuar Partinë Demokratike, sipas sondazhit me pyetjen: “Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?”.

Lexo edhe:

Rinumërimi i votave, kandidati i PD-së: Votat pa vulë po numërohen për PS-në

KQZ nis sot rinumërimin e votave për 4 qarqe, përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporës

Alimehmeti, një prej kandidaturavë më të votuara nga lista e hapur në listën e Partisë Demokratik-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, rezulton se ka marrë 880 vota nga 2196 pjesëmarrës ose 40.54% të totalit, në sondazhin e publikuar në faqen e “Boldnews.al”.

Në vendin e dytë renditet Jorida Tabaku, e cila duket se është e vetmja kandidate nga listat e hapura të opozitës në Tiranë që do të jetë në Parlamentin e ardhshëm. Tabaku rezulton se ka marrë 472 vota pëlqyese ose 21.62%.

Të dy së bashku, të cilët krijojnë edhe binomin e Tiranës, kanë marrë mbi 60 përqind të totalit të votave në sondazh.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, renditet i katërti në këtë sondazh, me 161 vota të lexuesve, i paraprirë nga Tomor Alizoti, drejtues politik i qarkut të Elbasanit për PD-në zgjedhjet e fundit, i cili ka marrë votat e 213 lexuesve, duke u renditur në vendin e tretë.

Sondazhi i Boldnews.al

Në listë ishin renditur, krahas katër emrave më të votuar, ishin edhe: Andi Mustafaj, zëdhënës i fushatës së PD-së; Luçiano Boçi, drejtues politik i qarkut të Shkodrës në zgjedhjet e 11 Majit; Belind Këlliçi, drejtues politik i fushatës në Tiranë; Argita Malltezi, vajza e Berishës dhe një figurë e rëndësishme gjatë “Foltoreve”, një proces ringritjeje i Partisë Demokratike në periudhën 2021-2023; Gazmend Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD dhe drejtues politik i fushatës për qarkun e Fierit; Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike; dhe Agron Gjekmarkaj, drejtues politik i opozitës për qarkun e Lezhës.

Rezultatet dhe premisat

Sondazhi ishte një proces i hapur, transparent dhe mund të votohej vetëm nga një IP, për të shmangur votimin më shumë se njëherë nga një lexues, me qëllim realizimin e një projeksioni sa më të saktë.

Sipas të dhënave të sondazhit, rezultojnë të dhënat në tabelën në vijim:

Tabela me rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga “Boldnews.al”

Të dhënat e tabelës tregojnë se qytetarët, të paktën ai kampion që ka marrë pjesë në sondazhin e “Boldneës.al” preferojnë të shkëputen nga Sali Berisha dhe e kaluar e tij.

Numrat e votimit dëshmojnë se, si Berisha, ashtu edhe disa nga mbështetësit apo bashkëpunëtorët e tij, si Flamur Noka e Belind Këllicci, nuk shihen ndër më të pëlqyerit për të drejtuar Partinë Demokratike.

Po ashtu, kampioni pjesëmarrës në sondazh, nuk duket se pëlqen as figura, të cilët aderojnë prej vitesh në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, si Gazmend Bardhi apo Agron Gjekmarkaj.

Një pozitë disi mesatare mban Luçiano Boçi e Andi Mustafaj.

Por, ajo që dallohet lehtësisht, të paktën referuar të dhënave të sondazhit, rezulton se qytetarët preferojnë në masë të madhe figura si Ilir Alimehmeti dhe më tej, Jorida Tabaku.

Të dy këta politikanë nuk identifikohen si “ithtarë” të kryetarit Sali Berisha.

Doktor Alimehmeti, i cili ka marrë edhe shumicën e votave në sondazhin e “Boldnews.al” u shndërrua në një figurë të gjithëpranuar gjatë pandemisë së Covid-19, me këshillat dhe qetësinë e tij.

Ai ishte një nga emrat më të përfolur në garën e brendshme të Partisë Demokratike për të qenë kandidaturë përballë Erion Veliaj, në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Por, ai vendosi të mos I shkonte deri në fund garës brenda PD-së, pasi konstatoi se procesi brenda partisë ishte favorizues për kandidatin tjetër të opozitës, Belind Këlliçi.

Ilir Alimehmeti rezulton një prej emrave më të pëlqyer në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit, megjithëse, në fund të procesit të numërimit, mund të mos jetë pjesë e Parlamentit.

Nga ana tjetër, e dyta më e votuara në sondazhin e “Boldnews.al”, megjithëse me një diferencë të konsiderueshme votash se Alimehmeti (rreth 20% më pak) është Jorida Tabaku, deputete aktuale dhe, me shumë mundësi, do të vijojë të jetë ligjvënëse nga lista e hapur e Partisë Demokratike edhe në Parlamentin e ardhshëm.

Edhe Tabaku nuk njihet si “mbështetëse” e Berishës. Ajo u afrua shumë vonë në “grupin e Foltores”, duke mbajtur për një kohë të gjatë një distancë neutraliteti mes ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe Sali Berishës, kur këta të dy zhvilluan një luftë të ashpër për marrjen e drejtimit të partisë.

Tabaku rriti kuotat e saj politike, sidomos gjatë drejtimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën e inceneratorëve.

Dy emrat më të parapëlqyer të sondazhit, si Ilir Alimehmeti, ashtu edhe Jorida Tabaku, karakterizohen nga leksiku publik i qetë dhe i mirëargumentuar, si dhe përfaqësojnë Shqipërinë e Mesme si shpërndarje gjeografike.

Duket se këto cilësi kanë ndikuar në rritjen e pëlqimit publik të tyre, duke shënuar edhe një pikë kthese të rëndësishme në mendësinë e deritanishme të Partisë Demokratike, e cila është mbështetur kryesisht në frymën luftarake dhe denoncuese ndaj qeverisjes së majtë.

Sondazhi dhe rrjetet sociale

“Boldnews.al” e shpërndau sondazhin “Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?”në profilet e saj zyrtare (LINK 1) (LINK 2) (LINK 3), me qëllim rritjen dhe masivizimin e pjesëmarrësjes së lexuesve.

Shumë lexues kanë dhënë komentet e tyre dhe votën për emrin e preferuar. Megjithëse pjesëmarrja në këtë formë nuk ishte pjesë e sondazhit “zyrtar”, redaksia, për hir të transparencës dhe respektit për lexuesit e saj, bëri një përpunim të “votimit” në rrjete sociale.

Të dhënat tregojnë saktësisht të njëjtin trend, si edhe sondazhi “zyrtar”. Doktor Ilir Alimehmeti renditet emri i parapëlqyer, me 133 vota dhe pas tij është Jorida Tabaku, me 62 vota. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, renditet emri i tretë në parapëlqimet e lexuesve të “Boldnews.al” në rrjete sociale, me 53 vota, i pasuar nga Tomor Alizoti, me 45 vota.

Dy emrat e tjerë që kanë marrë vota në rrjete sociale janë vetëm Belind Këlliçi e Flamur Noka, me nga 13 vota secili

Konkluzioni që nxjerim ne si redaksi nga ky sondash është fakti që PD-ja paralel me denoncimin e masakrës zgjedhore duhet të fokusohet edhe te reflektimi I brendshëm dhe zëvendësimi hap pas hapi I kupolës drejtuese aktuale.

Etiketa: fronihumbjaIlir AlimehmetiJorida TabakukryetarPDSali Berishazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rinumërimi i votave, kandidati i PD-së: Votat pa vulë po numërohen për PS-në

11:44 : 17/06/2025
AKTUALITET

KQZ nis sot rinumërimin e votave për 4 qarqe, përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporës

08:18 : 17/06/2025
AKTUALITET

Disfata e opozitës/ Kalemaj: Nuk funksionuan strukturat dhe pjesa e drejtimit politik në qarqe

19:03 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Shqipëria e fundit për infrastrukturën”, Tabaku: Duhen të paktën 15 vite që të ketë standardet minimale të rajonit

15:24 : 16/06/2025
POLITIKE

Nis me debate seanca plenare, Bardhi-Spiropalit: Mbyllët Kuvendin që të hanit drekë në Greqi

13:37 : 16/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK rrëzon denoncimin e PD-së

13:34 : 16/06/2025
Para

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

TË GJITHA

Trondit Igli Hasani, i bën thirrje Iranit të ndalë aktivitetet bërthamore

12:19 : 17/06/2025

Vrasja e Klevis Kapllanit/ Alibej: Punonte si shofer i Nuredinit! Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

12:18 : 17/06/2025

Grabitje me armë në Kosovë

11:59 : 17/06/2025

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

11:56 : 17/06/2025

Merr flakë një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë

11:53 : 17/06/2025

Rinumërimi i votave, kandidati i PD-së: Votat pa vulë po numërohen për PS-në

11:44 : 17/06/2025

Një person dënohet me 15 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

11:41 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com