Anglia dhe Argjentina vijojnë betejën për një vend në finalen e Kupës së Botës, në sfidën që nisi në orën 21:00.
Fituesi i këtij dueli do t’i bashkohet Spanjës në finalen e madhe, pasi iberikët eliminuan Francën në gjysmëfinalen e parë.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në startin e fraksionit të dytë Argjentina ishte shumë pranë golit. Në minutën e 47-të, Julián Álvarez provoi me një goditje të fortë, por portieri Jordan Pickford reagoi në mënyrë vendimtare, duke regjistruar pritjen e parë të ndeshjes ndaj një gjuajtjeje në kuadrat.
Katër minuta më vonë, në minutën e 51-të, Cristian Romero u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Jude Bellingham.
Në formacionet titullare spikatën disa zgjedhje surprizë. Te Anglia, trajneri Thomas Tuchel i besoi Rogers nga minuta e parë, duke lënë në stol Noni Madueke dhe Bukayo Saka. Ndërkohë, te Argjentina, Lionel Scaloni aktivizoi Giuliano Simeonen në vend të Rodrigo De Paul, një lëvizje që gjithashtu tërhoqi vëmendje.














