• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Andi Bushati

Rezultati marramendës i Edi Ramës, më i madh se i të gjitha herëve kur ai ka kandiduar si lider i PS-së, ngre një pikpyetje themelore: si ka mundësi që sa më shumë vërtetohen vjedhjet e paimagjinueshme të bandës në pushtet, aq më tepër asaj i rriten votat? Mos vallë ne jemi një popull i prekur nga sindroma e Stokholmit, që i adhurojmë torturuesit tanë? Mos shqiptarëve i pëlqen të jetojnë pa minimum jetik, pa ujë 24 orë, pa pensione dinjitoze? Mos vallë ata ndihen rehat me pushtetarët që i gënenjnë për premtimet që u japin? Apo ndoshta Koka, Beqaj, Tahiri, Ahmetaj, Bllako, Veliaj nuk janë personazhet e urryer që i kanë futur dorën në xhep, por heronjtë e pamundur, si të cillët ata ëndërrojnë të bëhen?

Të gjithë këto pyetje burojnë natyrshëm kur dikush përpiqet ti largohet zhurmënajës së denoncimit të incidenteve të vogla elektorale dhe sherrit për ndonjë kuti të kontestuar votash.

Përmbi këto cic mice të momentit ka një dilemë të thellë që kërkon spjegim. Si mund të arsyetohet se në vitin 2013, kur ishte i virgjër e pa mëkate pushteti, Rama mori shumë më pak? Pse mandatin e parë (2017) që e mbylli pa ndonjë skandal të madh dhe të dytin (2021) që gjithësesi nuk qe aq i njollosur sa sot, doli më keq se këtë 11 maj? Pra, si ka mundësi, që sa më i madh mëkati aq më i fryrë rezultati?

Të gjithë mbështetësit e pushtetit që kërkojnë të përligjin këtë paradoks, i shmangen fajësimit të një populli që ka humbur reflekset e reagimit demokratik. Duke dashur të jenë politikisht korrektë ata kanë gjetur një tjetër alibi për të arsyetuar këtë anomali.

Lexo edhe:

FOTO/ Rama darkon me Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, çifti pritet në vilën qeveritare pa protokoll

Suksesi i Rama-Alabar/ Durrës Marina arkëtoi 43 mln euro nga rezervimet e apartamenteve në ajër

Ata thonë se vërtet gjërat kanë degraduar, por për këtë faji është i një opozite që nuk përbën dot alternativë. I një Berishe që e ka kapur partinë dhe e përdor për interesat e veta personale. I ca zyrtarëve të rëndomtë që nuk arrijnë të frymëzojnë. I ish pushtetarëve të cilëve elektorati nuk u a jep dot më një shanc të dytë për të nusëruar sërish. Pra jo se Rama është më i mirë, por se fatkeqësisht nuk ka më të mirë sesa ai.

Por, nëse kjo alibi e sforcuar ka mundur të mbijetojë, si ushqim për budallenjtë për gati 12 vite, këtë radhë, pas këtyre zgjedhjeve, ajo nuk pi më ujë.

Pse? Le ta mendojmë me qetësi. Le ti pranojmë argumentat e të gjithë atyre që flasin për Berishën e plakur dhe të pabesueshëm. Le ti marrim të mirëqena edhe akuzat për një opozitë pa moral, që mbron gjithashtu interesat e oligarkise dhe prandaj e ka humbur mbështetjen e publikut. Le të bindemi për një PD që nuk rinovohet dot dhe që e ka të vështirë të prodhojë ide të reja.

Por, sërish kjo fabul nuk funksionon. Sepse në këto zgjedhje, ndryshe nga të gjitha të tjerat para tyre oferta opozitare ishte e plotë. Dikujt që si pëlqente PD-ja, por ishte i djathtë, mund të votonte Mundësinë e Agron Shehajt, që përveçse superliberale ishte dhe e pakorruptuar, me një fushatë moderne dhe me djem e vajza të që s’kishin të sharë.

Ata që për bindje nuk e çonin dot votën djathtas, kishin një alternativë të mrekullueshme social demokrate, si Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, me aktivistë të spikatur në mbrojtje të kauzave qytetare dhe me një klithmë të vazhdueshme për barazi shoqërore.

Kush i trembej traumave që riskojnë të shkaktojnë  ideologjitë mund ta çonte votën e protestës tek çifti Lapaj-Shabani, thjesht sa për të konfirmuar se nuk bie dakord me mënyrën se si po shkojnë gjërat në Shqipëri.

Por jo, pavarësisht se oferta opozitare ishte këtë radhë më e larmishme sesa kurrë, Rama u rrit edhe më shumë. Bashkë me të u konfirmua edhe PSD e Tom Doshit, që përdor në niniaturë të njëjtën teknologji për mbledhjen e votës. Pra mjafton kaq për të vërtetuar se fabula sipas të cilës “rilindja fiton pasi nuk ka alternativë”, është një ushqim bajat për budallej. Megjithëse mundësia për të shprehur votën kundër këtij pushteti kësaj here ishte e pamatë, ai doli, përsëri, më i fortë se më parë.

Natyrisht që kjo anomali e ka një arsye. Ajo nuk ka të bëjë aspak me dobësinë e opozitës berishiste, por me të vërtetën e madhe se në 2025-ën pre e vjedhjes nuk ra vetëm PD-ja, por barabar me të edhe Arlind Qori, Agron Shehaj e Adriatik Lapaj. Kur thuhet kjo nuk duhet imagjinuar rrëmbimi i thjeshtë i votave duke thyer kutitë.

Jo, jo, manipulimi është më i madh. Ai ka të bëjë me prishjen e rregullave të lojës dhe shkallmimin e çdo premise demokratike që mundëson një garë të barabartë e të ndershme.

Në këto zgjedhje dështuan të gjitha ato kundërpushtete që duhet të ruajnë ekuilibrin midis palëve. Në mënyrë qesharake u baltos SPAK- që me teatrin e Task Forcës së vet, sapo i “konfirmoi” shqiptarëve se në Shëpipëri nuk ka vjedhje, blerje apo trafikim të votës. Po të shohësh si u shfry tollumbacja e Dumanit, i cili u bë konfirmuesi i parë i këtij rezultati marramendës, madje para OSBE-ODHIR-it, e kupton më mirë këtë.

Një tjetër pushtet, që në një demokraci reale duhet të luajë rolin e watchdog u zvenit edhe më shumë këtë fushatë. Kësaj here ndodhi e paimagjinueshmja. U mbyll një garë elektorale ku nuk u organizua asnjë debat televiziv, apo ku nuk u bë një emision i plotë investigativ me temën më bazike: “Si është qeverisur vendi këto katër vite”. Cila qeveri e një vendi demokratik do ta kishte ëndërruar një luks të tillë? Cili autokrat nuk do ishte trajtuar po kështu?

Le të marrim një shembull. Agron Shehaj falë financave të veta të bollshme pati privilegjin e një trajtimi miqësor mediatik. Atij vetë dhe njërëzve të tij të afërt iu bënë intervista të buta dhe portrete dashëmirëse. Por kurrë, asnjëherë, kjo zëmërgjerësi nuk u shtri deri tek denoncimet që ai ka bërë kundër skandaleve të qeverisë, për ata që vdesin për mungesë ilaçesh, për investitorët strategjikë, për koncesionet e rugëve. Pra ata që kujtojnë se ai qe i privilegjuar gabohen. Ai ka qenë njësoj i censuruar, sepse ai u lejua nga mediat të ishte trendy por nuk u pranua si opozitar. Pasi në këtë vend të merresh me qeverinë është tabu.

Kjo mund të shërbejë si një nga qindra mijëra fabulat se përse megjithëse ka shumë ofertë opozitare një pushtet që keqeveris, duke qenë njëkohësisht grabitës dhe arrogant, vijon të rritet.

Fabula është e thjeshtë: sepse gara e ndershme dhe e barabartë ka vdekur. Po ti shtosh dështimit të pushteteve të tjera, si drejtësisë dhe mediave edhe fuqinë e bandave kriminale për të imiduar zgjedhësit, financimin e blerjes së votës me para të zeza, kthimin e administratës në ushtri partiake, ashtu sukurse pamë në video në zyrën e deputetit Braçe e gjitha bëhet më e plotë. Pikërisht aty merr përgjigje dhe dilema se si ka mundësi që Rama, sa më shumë diskreditohet si kleptokrat, aq më shumë rritet me vota: arsyeja nuk është se s’kemi opozit(ë)a, por se s’kemi demokraci.

/Lapsi.al

Etiketa: alternativaAndi BushatiEdi RamaLapajopozitapushtetiRamaSali Berishashabanishehajzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Rama darkon me Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, çifti pritet në vilën qeveritare pa protokoll

16:42 : 03/08/2025
AKTUALITET

Suksesi i Rama-Alabar/ Durrës Marina arkëtoi 43 mln euro nga rezervimet e apartamenteve në ajër

09:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025
AKTUALITET

Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia, një model autokrat për lirinë e fjalës

20:37 : 02/08/2025
AKTUALITET

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025
AKTUALITET

Drafti i ri i Kodit Penal/ Vokshi: Manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës

18:24 : 02/08/2025
Para

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

TË GJITHA

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

17:18 : 03/08/2025

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë tenton të ndërhyjë mes të rinjëve

17:07 : 03/08/2025

FOTO/ Rama darkon me Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, çifti pritet në vilën qeveritare pa protokoll

16:42 : 03/08/2025

Sërish zjarr në Delvinë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

16:30 : 03/08/2025

“Ik se do vdesësh”/ Flet fermeri në Pukë: U zgjuam me krisma armësh, jemi të traumatizuar

16:19 : 03/08/2025

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

16:10 : 03/08/2025

Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni

15:57 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com