• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS dhe PD përtej listave

12:50 : 17/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Realiteti distopik i sotëm përthyhet nën një utopi të premtuar nesër, apo më saktë pasnesër, se ëndrra për një Shqipëri në BE që kryeministri premton për 2030-ën është për mandatin e pestë, ndërkohë që janë konsumuar tre mandate dhe nuk ka kurrfarë mea culpa, apo llogaridhënie në lidhje me mosrealizimin e reformave, apo situatën ku ndodhet vendi aktualisht. Në një situatë ku vendi po keq-qeveriset, ku arroganca e numrave e një super-mazhorance po shoqërohet me një arrogancë sjelljeje dhe vendim-marrje të gabuara që kanë bërë që vendi të ngecë në tërësi dhe madje të bëj regres të dukshëm, kërkojnë një opozitë energjike, të vendosur dhe koherente për të ngjallur shpresë, entuziazëm dhe besim për ndryshim. Kjo natyrisht pritet në një vend ku mbi një e treta e popullsisë jeton në varfëri dhe ku shtresa e mesme është tejet vulnerabël. Ku një e treta e të rinjve nuk janë as në shkollë/universitet, as në punë dhe ku shumica dërrmuese e të rinjve në përgjithësi por jo vetëm e kanë mendjen të ikin një orë e më parë me biletë njëdrejtimëshe.

Në mënyrë të padrejtë debati dhe mbi të gjitha kritikat mbi listat e emrave të deputetëve u përqendrua kryesisht te PD, duke u marrë fare pak me partinë që drejton prej tre mandatesh dhe synon të katërtin dhe të pestin pa bërë zgjedhje fare brenda-partiake. Ku disa nga emrat më të njohur politikë të PS në mandatet e kaluara, ose janë në burg, ose të pensionuar para kohe, ose të margjinalizuar dhe të hedhur në luftë mbijetese politike. Emra të tjerë, ashtu sikundër u promovuan në qeveritë e mëparshme, ashtu si hynë edhe dolën, pa lënë kurrfarë gjurme. Ndërkohë që PD zhvilloi primare me një përqindje pjesëmarrje rekord mbi 50 mijë anëtarësh, ku listat e kandidatëve ishin të kompozuara me trinomin figura të forta politike-aleatë të koalicionit-prurje të reja. Natyrisht me pakënaqësitë përkatëse, të cilat janë të pashmangshme në çdo vend dhe në çdo situatë kur ka garë, ambicie, individualitete të spikatura. Por elefanti në dhomë nuk është strategjia elektorale se si një forcë politike mendon të maksimizojë burimet e saj, por politikat që propozon përmes programit, shpresa për ndryshim dhe se si projekton Shqipërinë e se nesërmes.

Pra debati dhe proxhektorët e vëmendjes publike u fokusuan drejt PD-së dhe çdo të ndodhë me fatin e saj të mbramë. Natyrisht kasandrat nuk kanë munguar vitet e fundit. Ka pasur nga ata që ngjyenin penën dhe parashikonin se do shuhej, shkrihej apo margjinalizohej, helbete si shumica e partive që lindën si front-antikomunist në ish-Europën Lindore. Këta janë zakonisht analistë oborri ose dhe diversionistë të paguar, por ka dhe nga ata që e kanë shqetësim real dhe legjitim. Natyrisht skena politike e kushtëzon, madje e kërkonte vijimësinë e PD-së si logo, vulë, markë por mbi të gjitha frymë në ballë të skenës së opozitarizmit në vend ose si lokomotivë udhëheqëse e partive opozitare. Ndonëse vonoi, kjo ndodhi dhe sot PD udhëheq një koalicion të gjerë opozitar me parti që përfaqësojnë grupazhe dhe shtresa të ndryshme shoqërore.

Pjesa më e madhe e njerëzve vuan presionin e kostove të papërballueshme të jetesës që lidhen me koston dhe cilësinë e jetesës të marrë peng nga një grusht oligarkësh me lejen dhe bekimin e një qeverisje të paaftë, të korruptuar dhe në fushatë të përhershme në vend që të bëjë atë për të cilën është votuar: të qeverisë. Natyrisht opozita ballafaqohet me një malore të vështirë duke marrë parasysh salamandrën elektorale të prodhuar nga harta territoriale-administrative e imponuar dhunshëm në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, kontrollin e dyfishtë të pushtetit qendror dhe vendor nga një dorë e vetme që shpesh kontrollon dhe pushtetet e pavarura. Partia-shtet bën edhe fushatë me bonuse qesharakësh pensionesh në prag-zgjedhjesh (në vend që t’i rrisë ato), me legalizime ndërtimesh pa leje në fshatra, me punësime të përkohshme dhe përhershme në administratë dhe shumëçka të ndaluar nga kodi zgjedhor duke thyer rregullat e lojës në një demokraci që duhet të ishte funksionale.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Duhet thënë që PD qysh në gjenezën e saj, përveç anti-komunizmit pati si lajtmotiv kryesor lirinë dhe demokracinë. Pra mbrojtjen e lirive dhe të drejtave individuale si ajo e fjalës, pronës, besimit, sipërmarrjes etj., dhe mbrojtjen e të drejtës së përfaqësimit. PD ka pasur shtylla të forta ideologjike si liberalizmi ekonomik dhe konservatorizmi politik të cilat janë natyrisht asete që duhen përdorur me kujdes dhe maturi. Ka qenë partia e inteligjencës për një pjesë të mirë të historikut të saj, është votuar masivisht nga rrethet universitare, nga zonat urbane dhe metropolitane, ka qenë partia përfaqësuese e grupeve me identitet të fortë politik si ish të persekutuarit dhe ish-pronarët.

Natyrisht PD mund të shtrijë ndikimin e saj përtej asaj që i konsideron si grupet origjinarë të influencës. Për shembull ka shumë për të ofruar grupeve të tilla si punonjësve të sigurisë, ushtarakëve apo atyre që punojnë në organe ligjzbatuese të cilët votojnë në përgjithësi djathtas në vende të zhvilluara. Sikundër votojnë një pjesë e konsiderueshme e fermerëve të cilët janë nga vetë natyra më konservatorë dhe konceptet e djathta si besimi në Zot, shenjtëria e familjes apo vlerat shoqërore rezonojnë më tepër. Gjithashtu mund të jetë partia më përfaqësuese e sipërmarrësve të vegjël që për nga përqindja zënë vendin e dytë në Europë. Natyrisht duke qenë më e prerë me përfitimet klienteliste që kanë patur këto vite kapitalistët e asistuar apo siç njihen rëndom oligarkët e financuar me para publike.

Së fundmi por tejet e rëndësishme, PD duhet të nis të mësohet me idenë e garës. Kjo pavarësisht nëse ndjek rrugën e një partie masovike, me struktura të mirë-organizuara dhe përpilon një database digjital për të mundësuar mobilizimin e votuesit të saj në këto zgjedhje dhe të ardhshmet, apo atë të një partie elektorale që mundohet të ketë ofertën më të mirë politike që tërheq vencarisht të lëkundurit, të pavendosurit dhe shumicën e heshtur të elektoratit. PD duhet të nxjerrë përmes mekanizmit të garës së brendshme (qofshin primare apo forma të tjera më të përhapura ndër partitë simotra në vendet evropiane) por të hapur gjithnjë ndaj kandidaturave të shoqërisë civile, botës akademike dhe qytetarëve aktivë, figurat më përfaqësuese që kanë mundësinë të përmirësojnë ndjeshëm performancën elektorale të kësaj partie.

Etiketa: ilir kalemajlistamajPDpsZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

20:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026
AKTUALITET

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD/ Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

17:20 : 15/07/2026
Para

Si u hodhën dëm miliona euro për ta rikonstruktuar nënstacionit elektrik 'Tirana 1', në fund u rrafshua

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş