• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirana/ Thikat pas shpine të listave të hapura

18:03 : 16/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Përpos duelit pozitë opozitë Tirana do të jetë qarku ku vëllezërit armiq brenda partive do të kacafyten për vdekje midis tyre. Në këtë zonë nga e cila këto zgjedhje prodhohen 37 deputetë (1 më shumë se në 2021-shin), të gjitha partitë garuese kanë renditur nga 12 deputetë në listë të sigurtë dhe nga 37 secila në listat e hapura.

Këtu cilido që merr qoftë edhe 1 votë më shumë sesa kolegu rival brenda partisë, futet në parlament si i 13, i 14 apo i 15-ti i listës. Por problemi është se vendet janë të limituara.

Po të marrim si bazë krahasimi zgjedhjet e vitit 2021 ato në Tiranë prodhuan 18 mandate për PS-në, 15 për PD-në, 2 për LSI-në dhe 1 për PSD e Tom Doshit. Pra, pak a shumë, dy partitë e mëdha do hedhin në luftë sëbashku 74 kandidatë për deputetë vetëm për 11 vende. Eshtë e vërtetë që këtë herë Tiranës i është shtuar 1 deputet më shumë, por po të llogarisës edhe partitë e reja “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorrit, “Shqipëria bëhet” të Llapajt dhe “Mundësia” të Shehajt, që tani për tani sipas sondazheve mund të marrin së paku nga një deputet, pjesa e tortës zvogëlohet shumë.

Më e sakatuar nga lufta brenda llojit mund të dalë PS-ja. Ajo mendohet të marrë 5 deri në 7 deputetë nga lista e hapur. Por aty konkurenca është e frikshme. Së pari në garë për këto pak karrige do të jenë tre ministra aktualë, ai i brendshëm Ervin Hoxha që kontrollon policinë, ai i ekonomisë, Blendi Gonxhe që drejton një sërë dikasteresh të mbledhura bashkë e që për më tepër është dhe drejtues politik në kombinat, ajo e Bujqësisë Anila Denaj, që gjithashtu ka në dispozision fonde për fshatin dhe një administratë të tërë. Përpos këtyre në garë me shokët e vet të partisë janë edhe të vetmit socialistë të cilëve militantët ua mbajnë mend emrat: Pandi Majko, Fatmir Xhafa dhe Erion Braçe. Po këtu do të fusin hundët edhe garues me dominim në zona të caktuara lokale si Orlando Rakipi që në zgjedhjet e kaluara qe i vetmi që theu herësin dhe u fut në kuvend, Xhemal Qefalia apo Florian Pullazi. Për një votë më shumë do të cfiliten edhe ish ministra të qeverive Rama në vite si, Ermonela Felaj, Olta Xhaçka apo Etilda Gjonaj. Po në këtë listë gjenden edhe deputetët e legjislaturës aktuale, Blerina Gjylameti, Toni Gogu, Plarent Ndreca, Klotilda Bushka, Etjen Xhafaj.

Pra vetëm deri këtu kemi 17 konkurentë që do t’i hanë mishin dhe s’do i lënë as kockën socialistëve të tjerë për të kapur ato pesë deri në shtatë mandate. Dhe të llogarisësh që përpos tyre do të garojnë edhe 20 të tjerë më pak të njohur.

Lexo edhe:

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

Edhe më vëllavrasëse paraqitet situata në radhët e opozitës e cila ka në dispozicion 4 deri në 6 vende, pa llogaritur këtu partitë e reja që priren më shumë të grumbullojnë vota anti-qeveri. Situatën në këtë kamp e ka rënduar edhe fakti se dy nga aleatët që mendohen se kanë një strukturë partiake dhe në të shkuarën kanë mbledhur vota, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi, kanë futur njerëzit e tyre në listën e mbyllur dhe vetë do të konkurojnë në atë të hapur. Pra mund të ndodhë që të gjithë tjerët të luajnë vetëm për dy tre vendeve. E midis tyre janë një personazh i njohur në Tiranë si doktor Ilir Alimehmeti; dy deputete të stazhionuara dikur armike të foltores, si Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi dhe ai që e la Bashën i fundit, Kreshinik Çollaku.

Po ashtu mes 37-ëve ka dhe shumë politikanë që iu bashkuan që në fillim Berishës (atij që ka rezervuarin më të madh të votave) për t’i kthyer atij vulën dhe selinë. Po t’i shtosh këtyre deputetë dhe ish deputetë me mbështetje në periferi si Asllan Dogjani, Myslym Murrizi apo Arjan Hoxha, gara edhe këtu bëhet shumë e ngjeshur për shumë pak mundësi.

Prandaj ky sistem zgjedhor, ku disa fitojnë qyl ndërsa të tjerët kacafyten për një mundësi gati iluzore do na dhurojë jo vetëm një duel të ashpër mes dy forcave të mëdha, por, në fund të garës, do i nxjerrë ato të sfilitura edhe brenda tyre.

Lista e hapur e Ramës 1Andi Seferaj 2Anila Denaj 3Antonela Dedej 4Arben Pellumbi 5Blendi Gonxhe 6Blendi Sulaj 7Blerina Gjylameti 8Edlira Dyrmishaj 9Eldi Cepeli 10Endrit Brahimllari 11Entela Ramosaco 12Erion Brace 13Ermonela Felaj 14Ervin Hoxha 15Etilda Gjonaj 16Etjen Xhafaj 17Fatmir Xhafaj 18Florian Pullazi 19Glindxhet Madhi 20Halil Koloshi 21Halit Valteri 22Julinda Dhame 23Kejsi Elezi 24Klotilda Bushka 25Mimi Kodheli 26Mirgit Vata 27Olta Xhacka 28Ornaldo Rakipi 29Pandeli Majko 30Persida Shkrepa 31Plarent Ndreca 32Roy Bashaj 33Silda Cepe 34Sofika Lleshi 35Toni Gogu 36Xhemal Qefalia 37Ylli Shehu

Lista e hapur e opozitës 1. Ethem Aga 2. Ilir Alimehmeti 3. Erisa Bajaziti 4. Kreshnik Çollaku 5. Rivelino Çuno 6. Eduart Çaça 7. Dhurata Çupi 8. Petrit Doda 9. Asllan Dogjani 10. Mhill Gecaj 11. Petrit Gjorgji 12. Altin Goxhaj 13. Mimoza Hajdarmataj 14. Edit Harxhi 15. Arjan Hoxha 16. Lisandër Hoxha 17. Florenca Hoxha 18. Rudin Avdiu 19. Jurgia Ilirjani 20. Shpëtim Idrizi 21. Albia Elezi aleat 22. Salvador Kaçaj 23. Adriana Kalaja 24. Arnold Kariqi 25. Akil Kraja 26. Besim Kuka 27. Pranvera Kurpalaj 28. Ilir Meta 29. Grigels Muçollari 30. Myslym Murrizi 31. Jonathan Pano 32. Artur Roshi 33. Sali Shehu 34. Lili Sula 35. Jorida Tabaku 36. Ilda Zhulali 37. Xhulia Xheka/ Lapsi.al

Etiketa: BerishaEdi RamaopozitaqeveriaThikat pas shpinetirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
AKTUALITET

Lapaj – Ramës: Do të biesh Edi, je një frikacak që luan me mjerimin e këtij vendi

17:52 : 05/07/2025
AKTUALITET

Zaptimi i trotuareve në Vlorë/ Kujtohet Rama: Nuk u përket ndërtuesve, por qytetarëve

15:36 : 05/07/2025
Para

I biri 21-vjeçar vdiq në tragjedinë e Koçanit, babai: Ishte fëmija i vetëm që kisha!

TË GJITHA

Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët

12:52 : 06/07/2025

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjet mjekësore evropiane

12:51 : 06/07/2025

Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, ‘arratisen’ kultivuesit! Procedohen zyrtarët

12:43 : 06/07/2025

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

12:26 : 06/07/2025

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

11:59 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com