• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

07:38 : 06/03/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në 9 nëntor të vitit 2024, fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga flakë të mëdha, ndërkohë që tymi toksik u shpërnda në të gjithë qytetin. Banorët e zonës, tashmë të dorëzuar përballë kësaj situate të rëndë, deklaruan për mediat se zjarret në landfillin e menaxhuar nga “Eco-Elb” tashmë janë bërë perodike, ndërkohë që autoritetet lokale kanë dështuar për të marrë masat e duhura.

Së fundit, Prokuroria e Elbasanit ka intensifikuar hetimet për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhim mbetjesh”, pas referimeve të Policisë lokale, të cilat lidhen me disa episode zjarresh në landfill.

Fusha e mbetjeve menaxhohet nga kompania publike “Eco-Elb”, e cila administrohet nga Leli Kaja.

Në foto: Fusha e mbetjeve në Elbasan në flakë

Për të kryer funksionet e saj, “Eco-Elb” ka lidhur një kontratë shërbimi me subjektin privat “Ergi” shpk. Kjo e fundit ka për detyrë që të kryejë menaxhimin e mbetjeve në landfill dhe ndarjen e tyre sipas llojit.

Lexo edhe:

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

Burime nga institucionet ligjzbatuese deklaruan për “Boldnews.al” se ekzistojnë dyshime se shoqëria “Ergi” nuk e ka kryer shërbimin e kontraktuar. Prokurorët e kanë ngritur këtë dyshim, bazuar në kqyrjen e situatës në terren dhe, sidomos, analizave mbi rastet e zjarreve.

Sipas të dhënave të përpunuara nga “Boldnews.al” rezulton se “Ergi” shpk, në maj të vitit 2023, ka fituar një tender me vlerë 39 milionë lekë të reja ose rreth 400 mijë euro, për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve në landfillin e Elbasanit.

Tenderi “pa garë”

Në fund të Marsit 2023, shoqëria publike “Eco-Elb” shpalli tenderin, me objekt “Shërbim-Menaxhim mbetjesh urbane, në landfill, Inceneratori i Qarkut Elbasan (me makineri të rënda)”. Fondi limit për këtë procedurë ishte 39.045.600 lekë të reja.

Në dokumentat zyrtare, jepet edhe argumentimi për zhvillimin e këtij tenderi. “Shoqëria Eco-Elb sh.a., e cila kryen menaxhimin e Inceneratorit dhe Landfillit të Elbasanit, duke qenë një shoqëri e re, nuk i zotëron këto mjete të nevojshme për operimin e inceneratorit dhe landfillit, prandaj është e nevojshme që ky shërbim të mbulohet me anë të një kontrate shërbimi nga të tretë”, thuhet në dokumentat e miratuar nga administratori Leli Kaja.

Të dhënat e mbledhura nga “Boldnews.al” tregojnë se tenderi është zhvilluar nën parimin e “flamurit të kuq”.

Në foto: Tenderi i “Eco-Elb” për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve në landfill

Në tender rezulton se ka marrë pjesë vetëm shoqëria “Ergi” shpk dhe ka fituar kontratën me ofertën 39.030.300 ose 0.999 përqind e fondit limit (vetëm 15 mijë lekë më pak se fondi limit).

Kompania “Ergi” shpk është krijuar në vitin 2000. Ajo zotërohet nga Nuri Balla dhe është me seli në Elbasan.

Hetime për landfillin Elbasan

Pak ditë më parë, “Boldnews.al” raportoi për hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Elbasanit për veprimtarinë e kompanisë publike “Eco-Elb” në landfillin e qytetit.

Hetimet e nisura prej mëse një viti nga Prokuroria e Elbasanit për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhim mbetjesh” duket se kanë arritur në emra konkretë. Landfilli dhe inceneratori (jo-funsional) i Elbasanit menaxhohen prej vitit 2021 nga kompania publike “Eco-Elb”, e administratuar nga Leli Kaja.

Përgjatë kësaj periudhe, inceneratori i djegies së mbeturinave ka funksionuar vetëm pak orë, pasi impianti ka probleme të theksuara teknike. Ndërkohë, fusha e mbetjeve është e ezauruar dhe zjarret e përfshijnë herë pas here, duke lëshuar tym toksik në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Në foto: Administratori i kompanisë publike “Eco-Elb”, Leli Kaja

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin një vit më parë, bazuar në referimet e përcjella nga Drejtoria vendore e Policisë, pas identifikimit të shtimit të rasteve të djegies së pakontrolluar të mbeturinave.

Grupi hetimor ka dyshime se zjarrjet mund të jenë të qëllimshme, për të ulur sasinë gjigande të mbetjeve që janë grumbulluar tashmë në landfill.

Nga ana tjetër, hetuesit duket se kanë ngritur dyshime edhe mbi fiktivitetin e një kontrate të nënshkruar mes “Eco-Elb” dhe një kompanie private, e cila duhet të kryejnë ndarjen e mbeturinave sipas llojit.

Nga vëzhgimet e Policisë Gjyqësore ka rezultuar se kompania private nuk e ka kryer shërbimin e kontraktuar.

Masakra mjedisore në “inceneratorin” e Elbasanit. A do të arrestohet administratori Leli Kaja?

“Eco-Elb” e Leli Kajës/ Merr miliarda për inceneratorin “hije”, por zjarrin e fik shiu

Abuzimi/ Leli Kaja, administratori i inceneratorit që nuk punon. Sa po vidhet në Elbasan?

Prokuroria e Elbasanit nis hetim të dytë për inceneratorin dhe “Eco-Elb” të Leli Kajës

Etiketa: 400 mije euroBoldnewsECO ElbelbasanErgi shpkhetimiinceneratorilandfilliLeli kajambetjetmenaxhimipa garëprokuroriatenderizjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
Para

VIDEO/ Përleshje masive, vajzat ndalojnë makinat dhe grushtohen në mes të rrugës në Vlorë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:09 : 04/11/2025

Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

07:59 : 04/11/2025

Mos harroni çadrën, si parashikohet moti për ditën e sotme

07:48 : 04/11/2025

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com