• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj SPAK vënë në pikëpyetje angazhimet e qeverisë për integrimin

08:50 : 05/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në tryezën e negociatave me BE, qeveria është angazhuar për të ruajtur dhe përmirësuar reformën në drejtësi, por qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama cenojnë këto detyrime dhe parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve.

Në fillim të dhjetorit 2024, Shqipëria u ul në tryezën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe zyrtarizoi çeljen e negociatave për grupin e parë të kapitujve, të njohura si “Themeloret”, në bisedimet për anëtarësim.

Grupi i kapitujve “Themeloret” përfshin funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në Administratën Publike, Gjyqësorin, Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë si dhe Prokurimet Publike.

Në fushën e drejtësisë, pala shqiptare premton angazhimin për të ruajtur reformën e arritur në vitin 2016 dhe përmirësimin e saj me “ndryshime ligjore që i përmbahen parimeve të reformës në drejtësi”.

Por këto angazhime në kuadër të procesit të integrimit bien në kontradiktë me qasjen e re të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës qeverisëse ndaj institucioneve të drejtësisë dhe në veçanti SPAK-ut, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Lexo edhe:

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Në disa dalje publike të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama kontestoi arrestimin e Veliajt, sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes dhe paralajmëroi se ai vetë nuk do t’i pranonte më “paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën Speciale”.

Rama po ashtu i krahasoi hetimet e Prokurorisë së Posaçme me metodat e Ish-Sigurimin famëkeq të kohës së diktaturës dhe në një rast kur SPAK publikoi strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, kërkoi ndërprerjen e këtij plani duke pretenduar cënim të lirisë së partive politike.

Sulmet verbale të kreut të qeverisë, i cili deri dje kishte mbrojtur reformën në drejtësi që prodhuan institucione si SPAK, frymëzuan një protestë të paprecedentë kundër kësaj strukture nga mbështetësit e Veliajt dhe Partisë Socialiste, duke vënë kështu në dyshim angazhimet e mazhorancës në negociatat me BE.

SPAK u krijua në fund të vitit 2019 si një nga institucionet e reja që prodhoi reforma e thellë në drejtësi, e miratuar me konsensus politik në vitin 2016, me nxitje të fortë nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Menjëherë pas sulmeve publike të Ramës, përfaqësues të BE-së ritheksuan rëndësinë “kyçe” që kanë për integrimin këto institucione të reja.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato e cilësoi reformën në drejtësi dhe krijimi i SPAK-ut si një “gur themeli në anëtarësimin e Shqipërisë në BE” dhe theksoi angazhimin e BE-së për rritjen e efektivitetit të SPAK-ut dhe të gjithë sistemit gjyqësor, gjatë një qëndrimi publik në fund të shkurtit.

Komisioni parlamentar për Integrimin i kaloi në heshtje sulmet politike dhe anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës në këtë komision nuk iu përgjigjen pyetjeve të BIRN për ndikimin që këto sulme mund të kenë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë, përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile e shohin sjelljen e Kryeministrit dhe mazhorancës si cënim të sistemit kushtetues të vendit, me pasoja negative edhe në procesin e integrimit europian.

Për Arlind Qorin, kryetar i “Lëvizjes Bashkë”, sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë janë shkelje e detyrimeve që ka vendi ynë në procesin e negociatave.

“Këto shkelje janë të rënda në vetvete, edhe pa marrë në konsideratë procesin e integrimit,” tha Qori për BIRN.

“Sulmet e kryeministrit Rama ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, por edhe turmat e patronazhistëve dhe mungesa e Policisë së Shtetit përpara SPAK-ut, janë në radhë të parë një përpjekje për frikësimin e tyre për shkak të detyrës dhe cenim i parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve,” shtoi ai.

Sipas Qorit, shteti i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit dhe në përgjithësi institucionet e qëndrueshme janë kritere të detyrueshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“E kam të vështirë të përfytyroj se si mund të tolerohet një shkelje e tillë në negociatat me Bashkimin Evropian,” theksoi Qori, duke shtuar se “Shqipëria duhet të hyjë nga dera e parë në Bashkimin Evropian dhe jo si koncesion gjeopolitik, që amniston shkeljen e parimeve themelore të shtetit të së drejtës”.

Ndërsa Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Ekonomike, e sheh procesin e negociatave me BE-në të konsoliduar dhe të pandikueshëm, por thekson se këto sulme janë cënim i sistemit kushtetues të vendit dhe me efekte negative në proceset e tjera politike.

“Çfarëdo ndërhyrje e një gjymtyre të shtetit siç është ekzekutivi mbi një pushtet tjetër, në rastin tonë në drejtësi, cënon padyshim Kushtetutën e vendit dhe është e mbarsur me ndikime negative mbi procesin politik në përgjithësi në vend,” tha Preçi.

Sipas tij, të dhënat dëshmojnë se ndryshimi i kursit të mazhorancës së majtë ndaj drejtësisë ka nisur disa muaj para arrestimit të Veliajt, duke treguar një marrëdhënie të tensionuar me organet e drejtësisë që para tryezës ndërqeveritare me BE-në.

Preçi i sheh përpjekjet e Ramës dhe mazhorancës së tij për të frenuar veprimtarinë e SPAK-ut të pasuksesshme dhe se ato duhen vlerësuar sipas tij vetëm në kontekstin e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

“Aq më pak këto sulme, sidomos gjatë dy javëve të fundit, nuk kanë cenuar procesin në zhvillim e sipër të negociatave të vendit me BE, kjo edhe për faktin se negociatat janë të shtrira në kohë, kërkojnë disa vite e dekada….,” thotë Preçi.

“Procesi i integrimit gëzon një konsensus dhe mbështetje diplomatike të gjerë dhe nuk mund të jetë thjesht subjekt i vullneteve indviduale qeverisëse, qoftë ky edhe vullneti i kryeministrit Rama,” përfundoi ai./BIRN

Etiketa: BEdrejtesiaEdi RamaErion VeliajintegrimikushtetRamaspaksulmet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

16:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

11:39 : 07/08/2025
Para

Dyshimet për paracaktim/ Tender 1.5 mln euro i Bashkisë Kavajë do të fitohet nga “Lluca” sh.p.k?

TË GJITHA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

07:52 : 08/08/2025

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com