• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij, pas dorëzimit të provave të reja nga SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale nga qelia, Meta ka ironizuar burimin e provave, duke i cilësuar si “gjoja prova të ardhura nga Amerika” dhe duke akuzuar SPAK për manipulim dhe shkelje të ligjit.

Meta e cilësoi dorëzimin e provave të reja si një “gënjeshtër të shpërndarë nga prokurorë kamikazë të Kryekleptokratit Edi Rama”, duke pretenduar se qëllimi i tyre është të justifikojnë paraburgimin e tij, të cilin e quan “të paligjshëm dhe kriminal”.

Sipas raportimeve mediatike, provat e reja përfshijnë një letër porosi nga SHBA e datës 1 tetor 2025, ku konfirmohet se për kontratën e lobimit me kompaninë GSIS Z janë paguar 460 mijë dollarë.

Nga këto, 93 mijë dollarë janë paguar nga LSI dhe 267 mijë dollarë nga llogaria e Ardian Shatkut. Kjo kontratë i përket vitit 2016 dhe lidhet me hetimet për lobimin e LSI-së në SHBA, aferën CEZ-DIA dhe hetimin pasuror.

Lexo edhe:

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

Reagimi i Metës:

“Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.

Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.

Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.

E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.”

 

Etiketa: Ilir Metaprovaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026
AKTUALITET

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026
Para

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

TË GJITHA

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

16:57 : 24/06/2026

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

16:44 : 24/06/2026

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës! Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

16:22 : 24/06/2026

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş