• Kontakt
Tuesday, May 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Në bëri dëm të madh ai Piro”/ Zbardhen përgjimet që “fundosën” stafin e Universitetit Bujqësor

21:15 : 05/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një tjetër skandal që këtë herë ka goditur botën universitare dhe që në thelb nuk na tregoi asgjë tjetër vetëm se si korrupsioni është përhapur tashmë në formë e vet më të egër metastatike, edhe në kultet më të larta të dijes.

Ky duket se është rasti i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Një nga tempujt më të afirmuar të botës akademike në Shqipëri, ku marrin leksione me mijëra studentë, në degë të ndryshme, që i shërbejnë ekonomisë agrare deri te kuadro të së nesërmes në zooteknikë.

Një institucion arsimor që prej dekadash ka marrë projekte dhe subvencione të rëndësishme, lëvrimi i të cilave mendohej ta çonte në një tjetër nivel cilësinë e këtij universiteti, dijet e të cilit kanë një rëndësi të veçantë për një vend si Shqipëria, ku bujqësia, fermat si edhe agroturizmi në rritje. kanë nevojë sot për studentë të kualifikuar.

Por ndërsa kjo duhet të ishte panorama e asaj se çfarë duhet të jetë ylli që ndriçon Universitetin Bujqësor, një aksion i ndërrmarrë së fundmi në këtë rektorat, në fakt na tregoi jo vetëm anën e errët të asaj ku janë përfshirë sot drejtuesit e këtij institucioni si edhe pedagogët e tij, por njëkohësisht edhe përlyerjen e tyre në afera korruptive, që nuk shkojnë për shtat me statusin e tyre.

Por çfarë është ky skandal që u finalizua me 24 fletë-arresti të prera nga SPAK, dhe cila është përfshirja e drejtuesve dhe pedagogëve të UBT, në afera korruptive?

Lexo edhe:

U mor i pandehur nga SPAK, Meta: Proces i Ramaformës do shkrihet si akullorja

Brazil/ 35-vjeçari mbyt ish të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Emisioni ‘Në Shënjestër’ në News24 ka zbardhur përgjimet që janë zhvilluar mes biznesmenit Piro Zoga dhe stafit të universitetit Bujqësor të Tiranës në lidhje me tenderat, për të cilat SPAK dyshon se janë korruptive, duke lëshuar edhe disa urdhër arreste.

Përgjimet

15 Shtator 2022, ora 15.06

Shpend Shahini komunikon me Altin Murton

Shpendi: ‘Na bëri dëm të madh ai Piro. S’na i pruri të gjitha’

Altini: ‘Pse?’

Shpendi: ‘Ka pru mangut lamat.’

Altini: ‘Ça të them unë o burrë. Ne bëmë namin (shan)’.

Shpendi: ‘Mundohu, nëse do vemë në dijeni edhe Mondin dhe rektorin për këtë problem’.

Por duket se mangët nuk kanë ardhur vetëm lamat. Por edhe pajisje të tjera të cilat ishin siguruar nga kompania ‘Krijon’ shpk. Kompania mesa duket nga nxitimi ka sjellë tjetër për tjetër edhe termometrat. Shqetësim që shfaqet edhe në bisedat midis Menaxheres së cilësisë së Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve, në UBT me pedagogun Shahini.

Por edhe në bisedën që ajo ka me administratorin e kompanisë, Piro Zoga.

Përgjimet

20 Shtator 2022, ora 12.10

Piro Zoga bisedon nga telefoni i Shpend Shahinit me Aiten Berxollin,që i prezantohet si menaxhere e cilësisë së Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve Aiten: ‘Na kanë ardhur 5 hidrometra, kur ne kemi kërkuar termometër inkubatori 3 copë, termometër frigoriferi 3 copë, që janë e njëjta gjë, por që ne nuk na duhen hidrometrat, na duhen termometrat’.

Piro: ‘Ju duhen termometra, ta shof listën se nuk jam aty’.

Por duket se Piro Zoga ka pasur takime të shpeshta fizike edhe me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Takime që sipas përgjimeve janë kryer në ambientet e këtij universiteti, pikërisht në periudhën kohore kur kompania ‘Krijon’ shpk kishte blerë pajisjet që u ishin kërkuar pa garë nga ky universitet.

Sikurse është edhe ky takim që mban datën 20 Shtator 2022, ku në orën 12.46 të kësaj date,

Piro Zoga del se jo vetëm ka telefonuar rektorin Sallaku, por edhe e ka takuar atë disa minuta më pas.

Përgjimet

22 Shtator 2022, ora 12.46

Fatbardh Sallaku komunikon me Piro Zoga-n

Fatbardhi: ‘Alo, mos u largo pa më takuar. Ku je, hajde se po të pres se duhet ta konsumojmë si bisedë’

Piro: ‘Lëviza tani, ja po kthehem prapë mbrapsht’

Ora 13:30,

Piro: ‘Prof, këtu jam. Vonon shumë se kam një takim tjetër,’

Ora 13:32

Fatbardhi: ‘Hajde.’

Por personazhet e kësaj historie në dukje korruptive me seli në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nuk e dinin  se ishin përgjatë gjithë kohës në përgjim dhe në vëzhgim.

Siç dokumentohet në këtë episod të mbajtur në monitorim nga agjentët e policisë.

Ku i pranishëm është shoferi i Piro Zogaj, i cili futet me duart bosh në zyrën e prokurimeve në godinën e Universitetit Bujqësor dhe del nga aty me aty me një tufë me letra.

Dosja Hetimore

Nga procesverbalet e vëzhgimit ka rezultuar se më datë 20 Shtator 2022, në orën 12:01, në ambientet e parkimit të UBT-së konstatohet mjeti me targa AA 187 LA, nga ku zbret shtetasi Armando Kondaj, i cili është shofer pranë operatorit ekonomik ‘Krijon’ sh.p.k.  Ky shtetas vihet re teksa futet në ambientet e godinës B, kati zero, në zyrën e prokurimeve. Pasi qëndron në ketë zyrë rreth 5 minuta, ai del nga aty me disa letra në dorë dhe hipën në makinë, të cilën e parkon rreth 50 metër më larg, pranë një eventi, në të cilin ndodhet shtetasi Piro Zoga.

Si të ishin në kompaninë e tyre, Piro Zogaj pasi merr letrat nga shoferi i tij, drejtohet në godinën e rektoratit.

Aty ku nga ku del vetëm dy orë më pas, për t’u larguar me të njëjtën makinë me të cilën mbërriti.

Raport vëzhgimi

Në orën 12:31, shtetasi Piro Zoga hipën në automjetin me targa AA 187 LA dhe drejtohet për nga Rektorati i UBT-së, dhe pasi zbret nga makina ai vihet re teksa futet në ambientet e brendshme të këtij Rektorati, nga ku del në orën 14:17, dhe largohet me automjetin me targa AA 187 LA, me shofer shtetasin Armando Kondaj.

Por bindja e grupit hetues se janë përballë një afere korruptive është konfirmuar edhe nga kryqëzimi i provave dhe rrethanave në të cilat dyshohet se është kryer kjo vepër penale në bashkëpunim.  Siç është edhe fakti që në numrin telefonik të administratorit të kompanisë ‘Krijon’ shpk në këtë rast Piro Zogaj, gjenden dokumente prokurimi të prodhuara nga zyra e prokurimeve në UBT, që në muajin korrik 2022.

Pra shumë më herët se ky tender të shpallej i hapur, që përkon me muajin dhjetor të po këtij viti.

Dosja Hetimore

Më datën 7 Korrik 2022, në orën 10:19, Piro Zoga i ka dërguar në aplikacionin ‘ËhatsApp’ shtetasit Fatbardh Sallaku, Rektor në UBT, dokumentin me titull ‘Oferta UBT FBM 24.06.2022.xlsx’.

Dokument me një listë të reagentëve për procedurën e prokurimit të mësipërm që është përgatitur që në muajin qershor 2022 nga operatori ekonomik ‘Krijon’ sh.p.k.,  ndërsa procedura e prokurimit është hapur më datë 29 Dhjetor 2022.

Pra është e qartë që operatori ‘Krijon’ shpk me administrator Piro Zogaj, jo vetëm ishte në dijeni disa muaj më herët për tenderin që do të hapej, por kishte nisur edhe blerjen e reagentëve përpara se të shpallej edhe vetë procedura e tenderimit.

Këtu ku dalin në pah lidhjet e administratorit të kësaj kompanie jo vetëm me titullarin e UBT, Fatbardh Sallaku, por edhe me dekanin , Ilir Kristo.

Dosja Hetimore

Më datë 7 Korrik 2022, Ilir Kristo, Dekan në Fakultetin e Mjedisit, i ka dërguar shtetasit Piro Zoga, dokumentin ‘Oferta UBT FBM 24 Qershor 2023’, e cila përmban një foto me një listë me 8 zëra, materiale/ kite/ reagentë/.   Më pas ai i dërgon mesazh shtetasit Piro Zogaj:

‘Përshëndetje Piro. Lista më e detajuar e materialeve që diskutuam. Klm Ilir Kristo’,

Piro i shkruan: ‘Kjo është lista e konfirmuar? T’i futim në porosi?

Iliri i përgjigjet: ‘Po’.

Por siç thamë i gjithë meraku, pasi pajisjet kishin mbërritur në Shqipëri, ishte si do të vazhdohej me tej, deri në momentin kur nuk kishte ende një procedurë tenderi.

Ndërkohë që koha nuk priste.

Pasi laboratori i ri në UBT duhej të certifikohej.

Dhe futja e këtyre pajisjeve pa tender në laborator, nuk mund të bëhej asesi pa miratimin e titullarëve të rektoratit të UBT.

Përgjimet

25 Korrik 2022, ora 09:52

Piro Zoga i shkruan shtetasit Ilir Kristo, me detyrë Dekan në Fakultetin e Mjedisit.

Piro: ‘Materialet kanë ardhur, si të procedojmë?

Ora 10:03

Iliri: ‘Flm Piro. Njoftova Shpendin dhe Administratorin. Do lidhen me ty. Klm. Iliri’.

Por magazinimi i këtyre pajisjeve të prokuruara pa tender nuk mund të bëhej pa miratimin e Administratorit të UBT. Ai nga ana e tij nuk vonon dhe më datë 14 shtator nuk vonon dhe i jep lejen Piro Zogajt që të sjellë materialet dhe t’i magazinojë në UBT.

Përgjimet

Më datë 13 Shtator 2022, në aplikacionin ‘ËhatsApp’ shtetasi Edmond Tërthorja, Administrator i UBT-së, komunikon me shtetasin Piro Zoga.

Edmondi: ‘Si je’

Në orën 14:44, Piro i dërgon një foto, e cila përmban një listë me 8 zëra.

Piro: ‘Ndjesë. kjo është lista e Shpendit, t’i sjellim nesër?

Edmondi: ‘Si do ia bëjmë? Se na duhen… dhe te nis procedurën për all’

Ora 17:16

Piro: ‘Po i dërgoj nesër. Ti çojmë te magazina? Apo te Shpendi?

Edmondi: ‘Po të them në mëngjes’

Më datë 14 Shtator 2022, në orën 10:50, Edmond Tërthorja i dërgon sms Piro Zogaj:

Edmondi: ‘Ndjesë se u vonova…. silli në magazinë dbe e zgjidh unë pastaj’.

Piro: ‘Ok, nesër në mëngjes po i çojmë te magazina’/ Në Shënjestër

Lexo edhe:

Urdhër-arrestet në UBT, si drejtuesit e Universitetit u vunë në shërbim të biznesmenit Zoga

Etiketa: arrestimeEdi RamakorrupsionkrimKuvendiqeveriaspakUniversitetit Bujqësor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U mor i pandehur nga SPAK, Meta: Proces i Ramaformës do shkrihet si akullorja

19:23 : 27/05/2025
BOTA

Brazil/ 35-vjeçari mbyt ish të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:30 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Janë tre akuza ndaj Ilir Metës”/ Avokati: Ish-anëtarë të LSI duhej të ishin të pandehur

17:14 : 27/05/2025
AKTUALITET

Pse vonoi 3 muaj operacioni “Ura”? Flet Drejtori antimafias italiane: SPAK mori kohë…

16:57 : 27/05/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i celularëve, ironia e gazetares: Janë kthyer koleksionistë aparatesh këta të SPAK?

15:34 : 27/05/2025
AKTUALITET

“SPAK organizatë kriminale”, Meta bisedë telefonike live: Mezi pres të takoj prokurorët e posaçëm

15:09 : 27/05/2025
Para

Zall Dajt, banorët protestë, kërkojnë pezullimin e punimeve nga impianti i prodhimit të asfaltit

TË GJITHA

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

19:50 : 27/05/2025

Lushnje/ Katër makina dhe një motoçikletë përfshihen në aksident

19:48 : 27/05/2025

Ancelotti: Kam stërvitur 34 lojtarë brazilianë, vetëm njëri më ka hapur probleme!

19:44 : 27/05/2025

Përse nuk duhet të vendosësh akull mbi lëkurën e djegur

19:37 : 27/05/2025

Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme

19:31 : 27/05/2025

Guardiola gjen “mjeshtrin” e mesfushës që do zëvendësojë De Bruyne, është vetëm 21 vjeç

19:31 : 27/05/2025

Mishi i derrit nga Brazili/ AKU: Sasia me salmonelë u asgjesua

19:30 : 27/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com