• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetër tërheqje nga Partia e Lirisë

09:32 : 26/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia e Lirisë dita ditës po zhytet në një krizë të vërtetë.

Pas arrestimit të Ilir Metës, mesa duket Partia e Lirisë ka humbur “busullën” ku shumë figura me kontribut prej vitesh po zgjedhin që të distancohen në prag të zgjedhjeve të ’11 majit’.

Pas Endrit Braimllari, është radha e Denis Hidrit që të njoftojë largimin nga Partia e Lirisë për të cilën nuk i kursen kritikat duke treguar zhgënjim për atë çfarë po ndodh me strukturt e brendshme.

Hidri në reagimin e tij pohon se Partia e Lirisë së fundmi është mbushur me njerëz anonim që nuk kanë dhënë asnjë kontribut, ndërsa thekson se, po u jepen poste drejtuese “lëpirësve” të shefit.

Vlen të nënvizojmë se me largimin e Hidrit, Partia e Lirisë humb një sasi të konsiderueshme votash në zonën e Krujës pikërisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

Po ashtu, largimet nga Partia e Lirisë vijnë në një moment kritik ku sondazhet e ndryshme të mediave parashikojnë një rezultat katastrofë, ku arrestimi i Ilir Metës po jep efektet negative.

Sipas sondazheve Partia e Lirisë po shkon drejt zhdukjes, kurse surpriza e këtyre zgjedhjeve pritet që të jenë partitë e reja, të Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit të cilët parashikohet se do të marrin një sasi të konsiderueshme votash nga elektorati gri.

Duke iu referuar sondazhit pak ditë më parë të “Euronews Albania”, vetëm 1.4% e shqiptarëve thonë se vota e tyre do të shkonte për “Partinë e Lirisë”. Rezultat ky “shumë vite larg” asaj që simpatizantët e ish-presidentit Meta pretendojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë kohë, PL duhet të kishte thirrur Kuvendin Kombëtar për të bërë transparente dhe për të zhvilluar diskutime për emrat e kandidatëve për deputetë por edhe strukturat e partisë duhet të konsolidohen në prag të zgjedhjeve. Por në mungesë të Kuvendit Kombëtar, Partia e Lirisë ka zgjedhur që të gjejë “strehë” tek Partia Demokratike ku “besnikët” e Metës së fundmi kanë zhvilluar disa takime me Sali Berishën në selinë blu.

Reagimi i plotë nga Denis Hidri:

Distancim!

Të Nderuar Kolegë!

Falënderoj të gjithë ata që deri më sot, miqtë, shokët, dashamirësit, e familjarët që me mbështeten deri me sot, përfshirë kandidaturën time në vitin 2021, për deputet, nën logon e LSI.

Duke besuar në meritokracinë e shumëtrumbetuar, mendova se isha pjesë e kësaj force, ku në të vërtetë lufta më e madhe, rezultoi të ishte mbrojtja e votave, por jo nga kundërshtari im politik, por nga vetë partia “ime”, sepse tjetërsimi i votave, nga emri im tek individë të tjerë anonimë, ishte një praktikë që vijimësisht kishte penalizuar edhe kolegë të tjerë të mi.

Në 2023 isha kandidat në primaret për zgjedhjet per Kryetar të bashkisë Krujë, duke besuar përsëri se vlerat në garë do peshonin… Por kjo nuk ndodhi dhe unë sërish zgjodha heshtjen, vendosa të mos flisja, i mbajtur peng nga sedra ime e keqshpenzuar, në emër të së cilës, si njeri i fjalës së dhënë, vendosa prap të mos flisja, pavarësisht se shihej qartë se përcaktimi i fituesit ishte një proces abuziv dhe i manipuluar.

Dhe ky proces i solli “rezultatet”. Te gjithë hynë në armiqësi me njeri-tjetrin dhe përçarje me daljen e rezultateve, kur u pa qartë se rezultati ishte i paracaktuar.

Përsëri nuk kurseva besimin tim, kur urova se me kthimin në drejtim e partisë të Kryetarit z. Ilir Meta gjërat do merrnin tjetër drejtim, si njeri i besës, i fjalës së dhënë, duke sjellë në ekujlibër kandarin e meritokracisë në Partinë e Lirisë. Por sërish zhgënjim…. Besimi përshfaqej si qasja më e pajustifikuar në një ambjent kaq toksik. Diçka që edhe sot e shohim.

Partia e Lirisë u mbush me njerëz anonimë, pa asnjë lloj kontributi, ndërkohë që militantë të kësaj force politike, të cilët kanë dhënë shpirtin, emrin, djersën, nuk u vlerësuan, po u lanë në hije, në harresë të plotë dhe përsëri nuk u vlerësuan, për të qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese. Në këtë parti ka sot deputetë, që me 300 vota janë në parlament. Njerëz që vijnë nga rruga për t’u bërë Sekretar të Përgjithshëm… Raste të përsëritura kur llojlloj njeriu, futet në sekretariate, përsëri pa asnjë lloj kontributi. “Meritokracia” si standard dhe kriter, fton për protagonizëm dhe sukses, profesionistët e lëpirjes dhe të avancimit në gjunj. Sport i vjetër, të cilin për fat nuk e njoh dhe nuk e ndaj.

Ndaj sot, ky kod moral dhe politik, po bën që të jemi këtu ku jemi, me këto rezultate.

Një fjalë e urtë thotë: “…Më mire vonë se kurrë”.

Ndaj, unë Denis Hidri, vlerësova t’a ndaj me ju, vendimin e tërheqjes time nga çdo angazhim në mbështetje të kësaj partie dhe strukturave të saj.

Etiketa: Burgburg metaEdi RamaMetapartia eliriseqeveriasondazhetzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
Para

Rektori Sallaku para grupit të PS-së: Hetimi ka nisur prej dy vitesh, kam dhënë telefonin, kam folur edhe me kryeministrin

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş