• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi/ 5 vjet burg për 1.4 gr drogë, si mbipopullohen burgjet në ekzagjerim të ligjit

16:36 : 26/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Një 40-vjeçar nga Tirana, O.GJ., një person pa precedent penalë të mëparshëm, baba i dy fëmijëve të mitur, u shpreh i penduar para gjykatës, pasi Policia i gjeti rreth 1.4 gram kokainë gjatë një kontrolli në mjetin e tij, të zhvilluar gjatë një post-blloku rutinë në autostradën Tiranë-Durrës, në Mars të vitit 2024.

Ai deklaroi se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak dhe këtë e provuan edhe analizat e kryera, ndërkohë që hetimi nuk provoi asnjë fakt apo rrethanë që ai e kishte për ta shitur apo ndarë me të tjerë.

Megjithatë, gjyqtarja Lorena Çabej pranoi kërkesën e prokurorit Albert Kuliçi dhe vendosi pak javë më parë dënimin e tij me 5 vjet burgim për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, pavarësisht se hetimi ndaj tij ishte zhvilluar me masën e “detyrimit për paraqitje”, pasi vetë gjykata e kishte pranuar më herët se rrezikshmëria e veprës penale ishte e ulët.

Pjesë nga vendimi i gjykatës së Tiranës

Rasti i shtetasit O.GJ nuk është as i pari dhe as i fundit dhe natyrisht ai, si shumë të tjerë të ngjashëm, do të vijojë të ndjekë fatin e tij personal.

Lexo edhe:

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Por, ai përbën një prej shembujve më tipikë të tendencës së ekzagjeruar për të siguruar statistika dënimi për “përdoruesit e narkotikëve”, në një vend si Shqipëria, i konsideruar në raportet ndërkombëtare si një prej urave të rëndësishme të trafikimit të lëndëve të forta narkotike nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian dhe i kritikuar për luftën e dobët ndaj këtij fenomeni.

Nga ana tjetër, tendenca e gjyqësorit për të izoluar për disa vite personat që kapen me sasi minimale lënde narkotike ndikon drejtëpërdrejtë në mbipopullimin e burgjeve në abuzim të ligjit penal, aq më tepër që legjislatori ka parashikuar masa alternative në rastet e thjeshta.

Në nenin 60 të Kodit Penal parashikohet, ndër të tjera, mundësia që gjykata të japë një dënim alternativ, atë të “mjekimit apo rehabilitimit në një klinikë mjekësore” për personat e evidentuar si përdorues të lëndëve narkotike.

Ky është një parashikim i ri ligjor, i mbështetur në praktikën ndërkombëtare dhe konsiderohet si efikas për eleminimin e veprave të lehta penale, duke mos rënduar sistemin penitenciar.

Por, në një sistem të ri drejtësie në Shqipëri, sidomos gjyqtarët e dalë pas Reformës, zgjidhja e vetme duket se është dënimi me burgim.

I rikthehemi rastit të shtetasit O.GJ. Në mbrëmjen e 22 Marsit 2024, policia ka pikasur një mjet që po tentonte t’i shmangej dhe e ka ndaluar pak çaste më vonë në zonën e quajtur Qafa e Kasharit. Gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën e poshtme të tapicerisë, është gjetur një portofol, brenda së cilit gjendej lëndë narkotike. Pas peshimit, ka rezultuar sasia 1.4 gr kokainë.

Policia ka kryer arrestimin në flagrancë për “prodhim e shitje narkotikësh” e “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që O.GJ. ka deklaruar se lëndën narkotike e ka për përdorim vetjak.

Hetimi ndaj O.GJ. është zhvilluar nën masën “detyrim për paraqitje”, për shkak të rrezikshmërisë së ulët të veprës penale.

Rrezikshmëria e këtij personi është pranuar edhe nga vetë gjyqtarja, e cila shqyrtoi rastin në themel.

Në vendimin e lexuar nga “Boldnews.al” thuhet se gjykata, pasi mban në konsideratë se rrezikshmëria e autorit është e ulët, pasi nuk ka precedentë; faktin që është baba i dy fëmijëve; si edhe faktin që është hetuar me masën “detyrim për paraqitje”, përsëri vendos dënimin e tij me burgim.

Pjesë nga vendimi i gjykatës për rastin O.Gj.

“Duke i marrë në tërësinë e tyre këto rrethana Gjykata vlerëson se me qëllim rehabilitimin e të pandehurit, si edhe parandalimin e këtyre veprave, dënimi më i përshtatshëm në rastin konkret është dënimi me burgim”, thuhet në vendimin e miratuar në nëntor 2024 dhe i zbardhur vetëm së fundmi.

Në përfundim, gjykata dha dënimin me 5 vjet burgim, i cili u ul në 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Etiketa: Burgdrogeekzagjerim të ligjitKuvendiLigjetmbipopullohenpoliciaShqiperisocialistetvendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
AKTUALITET

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
Para

Ekspertët tregojnë profesionet më stresuese: Më të ngarkuarit në punë, janë...

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com