• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Interpelanca/ Pse i shmanget Rama “skandalit” Becchetti

21:24 : 05/12/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama i është shmangur këtë të enjte në Kuvend llogaridhënies për gjobën mbi 130 milionë euro, që për faj të qeverisjes së tij, shteti shqipëtar duhet ti paguajë biznesmenit kontrovers italian Francesco Becchetti.

Duke ditur se ish pronari i televizionit Agon Channel ka fituar gjyqin e arbitrazhit dhe se falë kësaj në Belgjikë janë bllokuar fondet e Albkontrollit, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për ta pyetur për fatin e këtyre parave publike.

Gjatë seancës kryeparlamentarja Spiropali u përgjigj se kryeministri e kishte axhendën shumë të ngjeshur dhe e kishte të pamundur t’i përgjigjej pyetjeve atë ditë.

Por nuk zgjati shumë dhe gënjeshtrën e Mamicës e nxorri bllof Skënderbeun e saj. Në një shpjegim të gjatë në “X” (linku lart), Edi Rama tha se nuk kishte ndërmend ti dilte përballë Bardhit për sa kohë drejtësia shqiptare nuk do të kishte zbardhur një denoncim të tij që e akuzonte vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën si të përfshirën në trafikun e kokainës.

“Unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare”.

Lexo edhe:

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Pra, po të lexohen rreshtat e mësipërm del qartë se Rama i shmanget detyrimit kushtetues që e obligon atë ti përgjigjet pyetjeve të opozitës në interpelancë. Ai vë një kusht që nuk e parashikon as rregullorja e kuvendit, e aq më pak ligji themeltar i shtetit. Kryeministri pretendon se do ta bëjë interpelancën pasi të përfundojë çështja gjyqësore mes Gaz Bardhit dhe Olsi Ramës.

Për të kuptuar se sa absurde është dorashka që hedh Rama, “Lapsi” i është drejtuar neneve të kushtetutës dhe Regullores së Kuvendit që përcaktojnë zhvillimin e interpelancave.

Neni 80 i Kushtetutës, siç shihet këtu më lart, e detyron kryeministrin ti përgjigjet interpelancave. Ndërsa këtu poshtë Regullorja e Kuvendit, në nenin 97 të saj, përcakton se si zhvillohet një interpelancë urgjente.

Pra edhe sikur Gazment Bardhi të ketë gënjyer për përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e kokainës së Xibrakës edhe sikur atij mos i japin të drejtë gjykatat, kjo nuk ka asnjë pikë lidhje me detyrimin e shefit të qeverisë, për të zbatuar një detyrim kushtetues.

Po, atëhere përse për një gjë krejt tjetër Rama përdor fabulën e të vëllait? Pse për të shmabgur atë që është i obliguar të bëjë ai lëshon broçkulla, që s’i ha askush, për daljen e tij nga politika dhe jeta publike?

E para, është se prej kohësh ai sillet si një njeri që qëndron mbi ligjin dhe kushtetutën, që nuk paraqitet në mocione dhe interpelanca, që pengon komisionet hetimore për udhëtimet me avion privat, koncesionet që ka dhënë dhe firmat që ka hedhur. Ai nuk e quan të nevojshme as të përgjigjet nëse buxheti i shtetit humbet me një dorë mbi 100 milionë euro.

Së dyti kjo vështirësi e Ramës vjen për shkak të faktit se ai është kapur shah mat në aferën e mbylljes së televizionit të Becchettit. Gjykata për të dënuar Shqipërinë përdori mesazhe kërcënuese ndaj bosit të televizionit të ardhura nga një ministër si Erion Veliaj dhe nga sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi. Por pavarësisht kësaj Rama ka deklaruar se ai nuk do ti fitojë kurrë ato para.

Tani së fundi, një gjykatë belge vendosi se Eurocontrol, që mban fonde të Republikës së Shqipërisë, ka detyrim ligjor për të transferuar fondet e ngrira drejt përmbaruesiit të Becchettit”.

Pra, që përmbaruesit ti kalojnë Becchettit 108 milionë eurot e gjobës së arbitrazhit kundër Shqipërisë plus interesat dhe kamatat, të cilat në total arrijnë në rreth 130 milionë euro.

Për të shmangur këtë skandal Rama shkruan në rrjetet sociale se nuk ekziston asnjë dokument që shteti shqiptar ti ketë paguar këto para. Në fakt askush nuk po e akuzon për këtë, sepse shteti nuk i ka dhënë, por i’a kanë bllokuar këto fonde në Belgjikë, si rezultat i vendimit të Arbitrazhit.

Mirëpo, që mos i dali ky manipulim i ulët kryeministri refuzon të përballet sy më sy me Bardhin. Dhe këtë e justifikon me hilen meskine: “ti më ke sharë vëllain”.

/Lapsi.al

Etiketa: ArbitrazhiEdi RamaFrancesco Becchettigazment bardhiinterpelanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
Para

Izolimi/ Berisha: Çdo orë doja të isha i lirë, kohën e kaloja duke lexuar dhe shkruar

TË GJITHA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş