• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Saimir Tahiri del nga SPAK: U pyeta edhe për kallëzimin e bërë ndaj Bashës

11:39 : 01/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Pas daljes nga SPAK, në një prononcim për mediat, Tahiri ka komnfirmuar se është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për dosjen e “21 Janarit”, si një prej organizatorëve të asaj demonstrate, ku mbetën 4 persona të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjithashtu, Tahiri tha se u pyet dhe për kallëzimin e bërë prej tij në vitin 2015 në kohën kur drejtonte Ministrinë e Brendshme ndaj ish-drejtuesit të këtij institucioni, Lulzim Basha për “Shpërdorim detyre” duke e akuzuar se dha urdhër për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit.

“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet.” – tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.

I pyetur mbi çeshtjen e tij në Gjykatën e Lartë, Saimir Tahiri deklaroi se shpreson tek pafajësia.

Lexo edhe:

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

Si organizator i demonstratës së 21 Janarit dëshmoi ditën e djeshme edhe deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Kujtojmë se paraqitja e fundit e Saimir Tahirit në SPAK, ishte më 24 Qershor nga prokurori Elvin Gjoka, ku dëshmoi për rreth 2 orë e gjysmë, në lidhje me një hetim pasuror të nisur ndaj.

Tahiri është tërhequr nga politika aktive, pas dënimit të dhënë më 4 shkurt të vitit 2022 nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave për veprat penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli, deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë.

Sa i përket “21 Janarit”, SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në demonstratën e vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Ky procedim penal është regjistruar nga SPAK në zbatim të vendimit të Kolegjit të Gjykatës së Lartë më 12 Mars, e cila vendosi që çështja të hetohet nga Prokuroria e Posaçme pas kallëzimit të Rajmona Nikës, e veja e Aleks Nikës. Gjykata e Lartë detyroi SPAK-un të regjistrojë procedimin penal për “21 Janarin” dhe të hetojë kallëzimin penal të bërë nga Rajmonda Nika, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Më herët, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte shpallur disa herë moskompetencë për hetimin e dosjes së “21 Janarit”, jo vetëm për padinë e familjarëve të viktimave, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Kujtojmë se në demonstratën e 21 Janarit të vitit 2011 u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me rradhë në kërkim të provave.

Etiketa: 21 janarikallezimiLulzim Bashasaimir tahirispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026
Para

Pas disa muajsh në arrati, vetëdorëzohet në polici reperi Stresi

TË GJITHA

DW: Dorëheqja e Starmer-it dhe siguria e Evropës

15:50 : 24/06/2026

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş