• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

10 urdhëresat për deputetët dhe ministrat e ardhshëm

11:15 : 10/09/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Nëntë muaj para zgjedhjeve gjithkush e ka të qartë se politika e vjetër duhet lënë menjanë. Koha nuk vjen pas njerëzve, njerëzit shkojnë pas kohës. Ditët kur dija, përvoja, ekspertiza apo ndonjë lidhje sado e vogël me realitetin kishin ndonjë peshe në rrugën për t’u bërë deputet, kane ikur një herë e për gjithmonë. E ardhmja është këtu, e veshur me filtra, hashtag-e dhe adresa fallco.

1. Adhuro Algoritmin

Harro, rregullin, kodin, ligjin, kushtetutën madje edhe vetë votuesit. E vetmja gjë që mund të të bëjë të zgjidhesh është te kuptosh si “punojnë” algoritmet. Si ecin “story” në instagram, reels në Facebook, kercimet në TikTok. Duhet të ndjekësh algoritmin! Nëse video duke i dhënë maces ujë me bishtin e lugës bëhet virale atëherë lë çdo punë tjetër dhe merru me macet.

2. Gjashtë foto në Instagram… çdo ditë

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Doza minimale e angazhimit politik është gjashtë foto në ditë. Po, gjashtë. Qoftë një takim i inskenuar me fermerë ne Lushnjë që nuk i ke takuar kurrë, apo një foto “spontane” duke mbajtur një lopatë nga bishti. Dukja është gjithçka. Mund të botosh edhe një foto ku dukesh mendueshem ndërsa lexon një libër. Kujdesu që libri të mos dalë me koke poshtë.

3. Katër citate/keshilla në X

Idealisht duhet që të jenë thënie motivuese që duken të thella por që s’kanë asnjë kuptim, ose dykuptime. Diçka si #vetëmpërpara #shumëbëmëshumëdobëjmë #menjerëzitpërnjerëzit #ediramasyshqiponjë

4. Pesë postime në Facebook

Facebook është vendi ku mblidhen gjeneratat më të vjetra, por mos harro janë votuesit me të rregullt. Kështu që duhen të paktën pese postime: Një duhet të përfshijë një deklaratë të vagullt nostalgjike si, “e mbani mend greminen ku kemi qene një dekadë më parë?” Postimi i dytë duhet të jetë një këshillë shëndetësore me hashtagun #shendetesifalas. I treti? Një foto familjare që tregon se je ende një me popullin. Foto e katërt: një inspektim në kantiere #shqiperiapondryshon dhe foto e peste: një pamje çfarëdo me #skakohëpërpushim

5. Katër performanca në TikTok

Politika nuk është më debat; tani është edhe valle. Mesazhi: njerëzit nuk kanë halle. Duhet të paktën katër video në TikTok që tregojnë aftësitë e tua ritmike për të provuar që je në kontakt me rininë dhe pleqërinë. Qoftë një sfidë kërcimi apo një dublim i një fjalimi të famshëm politik, populli duhet të shohë përkushtimin tënd për artin.

6. Tri adresa rezervë

Çdo deputet duhet të ketë të paktën tre streha emergjente në rast se ndodh diçka. Këto adresa perdoren për të nisur lavderimin e postimeve të tua ose përgjigje rrufe ndaj ndonjë rrufjani që kritikon

7. Debat me komentuesit

Harro debatet formale, debatet mediatike apo platformat politike reale. Vlera jote si deputet nuk do të gjykohet sa shpesh shfaqesh në panele të debateve televizive por sa mençurisht i përgjigjesh komentuesve në rrjete sociale.

8. Pastro LinkedIn

Mos harro, imazhi yt publik është i pastër si bora e sapo rënë, kështu që çdo histori e çdo forme punësimi apo skandali duhet të fshihet plotësisht. LinkedIn është për “lidhje”, jo për ndershmëri. Titujt e punës duhet të përfshijnë “Visionar,” “Guru i Politikave,” dhe “Lider i Mendimit Strategjike,” “Influencues”

9. Photoshop-i dhe filtrat, miqtë e tu më të mirë

Është 2024, dhe askush nuk pret autenticitet. Photoshop çdo defekt, çdo sfond, dhe, kur është e nevojshme, edhe gjithë tubimet politike. Nuk erdhën njerëz në takim? S’ka problem—shto disa fytyra të buzëqeshura shtesë, ose shkruaj se këtë radhë takove strukturat. Përdor pa dogane filtrat. Pak rëndësi ka nëse dukesh 10 apo 25 vjet më i ri.

10. Kurrë mos kërko falje

Rregulli i artë: mos kërko kurrë falje për asgjë. Nëse kapesh në një skandal, referoju urdhereses 6 dhe zhduku për disa javë. Kur të kthehesh, posto një citim të vagullt në X dhe një foto të perëndimit të diellit në Instagram. Prit që algoritmi të të falë. Mos harro të bëhesh deputet nuk ka të bëjë me lidershipin, por me performancen ne rrjete sociale. Ndiq këto dhjetë hapa, dhe një ditë edhe ti do ta injorosh popullin dhe postimet e shoqëruar me hashtag dhe filtra do të dërgojne në Parlament.

Etiketa: Edi Ramalutfi dervishiministratpsqeverria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

21:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Përplasje brenda PS? Peleshi tregon çfarë ndodhi mes deputetëve socialistë pas vendimit të Ramës

TË GJITHA

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom