• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetër dosje kundër Veliajt, SPAK nis hetimet për prishjen e Teatrit Kombëtar

21:35 : 09/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për prishjen e Teatrit Kombëtar, ngjarje kjo e regjistruar në orët e para të 17 Majit të vitit 2020.

Përmes një dokumenti që po qarkullon në media, (kthim përgjigje nga SPAK me datën 8 Gusht), vihet re se hetimet kanë nisur mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundër Erion Veliajt.

Bëhet fjalë për procedimin penal nr.29 të vitit 2020, ku Veliaj akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Hetimet janë ende në fazën paraprake, teksa prokurorja e SPAK që e ka marrë në dorë këtë çështje është Dorina Bejko.

Dokumenti i SPAK ku konfirmon hetimet për prishjen e Teatrit Kombëtar

Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet kundër Veliajt në lidhje me këtë çështjke, disa ditë më parë, ky i fundit shpërndau në media “kasetën” propaganduese ku shfaqej me disa aktorë pro tij dhe lajmëronte se pas 4 vitesh në territorin e Teatrit Kombëtar kishin nisur punimet për ndërtimin e një parkimi nëntokësor.

Teksa shkel vit për vit premtimin për ndërtimin e Teatrit të ri, projekt i kundlrshtuar nga artistët, Veliaj arsyetonte se me lekët që do të nxirrte prej parkimit, do t’ua jepte artistëve, duke patur më shumë të ardhura për ta për projekte të reja.

Lexo edhe:

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

Lënia pas e detajeve të Teatrit të Ri, dhe fokusimi tek elementet se si do të bëhet biznes me Parkimin tek Teatri, duket se i kënaqi edhe artistët e dekorit të inspektimit të Veliajt që sëbashku me të, në mënyrë simbolike nisën të shtrengonin darët për ndërtin e bazazmentit të këtij parkimi.

Nuk dihet se pse SPAK është kujtuar pas 4 vitesh për nisjen e hetimeve për Teatrit e ri Kombëtar kundër Veliajt dhe pse nuk u kujtua më parë. A kemi të bëjmë me një “drejtësi me regji” nga dikush më lart se Veliaj në hierarkinë socialiste dhe qeverisëse?

Po ashtu, nuk dihet edhe nëse Veliaj ka qenë në dijeni të nisjes së këtyre hetimeve që u shfaq papritmas edhe në ai në territorin e ish-Teatrit Kombëtar.

Nisja e hetimeve nga SPAK kundër Veliajt për prishjen e Teatrit Kombëtar janë komentuar edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme. Berisha deklaroi se kreu i SPAK, Altin Dumani u kujtua për ta hapur këtë dosje për ta mbyllur përfundimisht.

“Urdhëroni çfarë ndodh me drejtësinë e re. Të nderuar partnerë, pasi u shemb Teatri Kombëtar njëshekullor, pasi u shemb në një akt prej Neroni, Gjykata Kushtetuese mori vendim të ndërpresë çdo akt dhe i dha të drejtë qytetarëve të Tiranës dhe Aleancës. Pas katër vitesh, drejtësia e re e mercenarëve si Zamani u kujtua më në fund të hapë dosjen për ta mbyllur përfundimisht këta faqezinj që nuk kanë ligj as moral, por zbatojnë vetëm urdhra të një kryehajduti që quhet Edi Rama. Që blen dhe shet çdo ditë dhe shkatërron Shqipërinë.” – tha Sali Berisha.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i shumë akuzuar nga opozita dhe ka publikuar prova dhe dokumente kundër tij edhe në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës si dhe dosjen “5D”, por deri më tani ai ka mbetur i paprekur nga drejtësia. Gjithashtu, në media janë publikuar edhe dokumentet se SPAK ka nisur një hetim pasuror kundër Veliajt.

Në orët e para të mëngjesit të 17 Majit të vitit 2020, fadromat dhe efektivë të Policisë nxorën nga godina aktorët dhe shembën fasadën e Teatrit Kombëtar.

Gjatë gjithë asaj dite dhe atyre që pasuan, në Tiranë u zhvilluan protesta dhe shumë persona, aktorë, aktivistë të Teatrit dhe qytetarë u shoqëruan në Polici.

Këshilli i Ministrave përmes një vendimi ia kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës truallin ku ndodhej Teatri Kombëtar dhe më pas Këshilli Bashkiak vendosi për shembjen e tij. Në orën 04.00 të mëngjesit të 17 Majit të atij viti u shemb me premtimin e se shumë shpejt aty do të ndërtohej Teatri i ri, që deri më sot nuk ekzsiton./Boldnews.al

Etiketa: Erion Veliajhetimeprishjaspakteatri kombetar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

13:11 : 23/06/2026
Para

Miqësore mes tensionesh, Skënderbeu mposht 2-1 Flamurtarin

TË GJITHA

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş