• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e “Dodës” në Elbasan/ Dënohet me 12 vite burg “Paçuku”, shërbeu si vëzhgues

13:42 : 01/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Është dënuar me 12 vite burgim Florind Shabani i njohur ndryshe në Elbasan me nofkën “Paçuku”, i cili akuzohej nga Prokuroria për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në dëm të ish-punonjësit të policisë Roland Rexhepit që njihej me nokën “Doda”.

Vendimin për dënimin e Shabanit është marrë nga gjyqtari Artur Prenga, i cili në datën 9 Maj 2024 vendosi të pranojë kërkesën e prokurores Glenda Zeneli, për deklarimin fajtor dhe dënimin e Shabanit me 21 vite burgim, si njëri prej autorëve të identifikuar në këtë vrasje të ndodhur në muajin Korrik 2009 në Elbasan.

Gjykata fillimisht dënoi Florind Shabanin me 18 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij është ulur në masën përfundimtare me 12 vite burgim.

Më herët për këtë vrasje në gjykatën e Elbasanit janë arrestuar dhe dënuar Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim dhe aktualisht vijojnë të qëndrojnë në burg.

Ndërkohë identifikimi i autorit të tretë, Florind Shabani, si pjesëmarës në vrasjen e Roland Rexhepit, është kryer përmes një analize ADN-je.

Lexo edhe:

E rëndë në Prrenjas/ 69-vjeçari lyen guan me benzinë dhe i vë flakën

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

Një profil ADN-je i Shabanit, u zbulua nga policia kriminale në një maskë të gjendur brenda një furgoni të bardhë tip “Reneault”, ku autorët e krimit kishin qëndruar në pritje të Roland Rexhepit.

Njëherësh profil ADN-je u zbulua dhe tek një bisht cigare të gjetur brenda furgonit “Renault”

Ndërsa Florind Shabani alias “Paçuku” është lokalizuar dhe arrestuar në burgun “Augsburg-Gabligen” në Gjermani, ku vuante një dënim për akuzën e “Kryerjes së Marëdhënies seksuale me dhunë”.

Nga krahasimi i analizave të ADN në shtetin Gjerman, doli se njeriu që kishte qëndruar si vëzhgues në furgonin e bardhë, ishte pikërisht Florind Shabani nga Elbasani.

Shabani u ekstradua me urgjencë nga Gjermani në Shqipëri, ku aktualisht u dënua me 12 vite burgim për një krim të kryer 15 vite më parë.

Ndërsa për këtë ngjarje të rëndë, prokuroria e Elbasanit ka vijuar gjatë kësaj kohe me identifikimin e dy personave të tjerë, si Donald Hoxha, i cili u zbulua nga një gjurmë gishti të gjetur në furgon si dhe Gëzim Balla.

Të dy këta persona si Gëzim Balla dhe Donald Hoxha, janë personat që kanë blerë furgonin “Renault” të bardhë në Maminas, duke e çuar më pas në qytetin e Elbasanit. Tre ditë pasi furgoni ishte blerë në Maminas dhe dërguar në Elbasan, ai është përdorur më pas në vrasjen e Roland Rexhepit alias “Dodës”, krim i cili ndodhi në lagjen e “Banesave” në Elbasan./Ora News

Etiketa: 12 vite burgdodadonald hoxhaelbasanflorind shabaniGëzim BallaPaçukuroland rexhepivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Prrenjas/ 69-vjeçari lyen guan me benzinë dhe i vë flakën

12:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

09:47 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Elbasan, makina përfshihet nga flakët pas përplasjes me furgonin e pasagjerëve

11:43 : 22/06/2026
AKTUALITET

I vunë gjobë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë në Elbasan

09:54 : 19/06/2026
AKTUALITET

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

09:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan

13:15 : 18/06/2026
Para

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Balldre-Torovicë, 2 të plagosur

TË GJITHA

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş