• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzoi me pajisjet e SPAK, mobileri “Prestigj” përjashtohet nga tenderat për 18 muaj

10:07 : 30/06/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, Lajmet e Dites, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shoqëria “Glori Projekt”, e njohur më shumë me emrin tregtar “Mobileri Prestige” është përjashtuar për 18 muaj nga pjesëmarrja në tendera, pasi ka paraqitur të dhëna të rreme për t’u shpallur fitues në një tender për moblijet e SPAK-ut dhe të BKH-së.

Vendimi është marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik në 26 qershor 2024.

Në Korrik të vitit 2020, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në atë kohë, Plarent Ndreca, shpalli një tender me fond mbi 600 milionë lekë të vjetra për mobilimin e zyrave të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Dy institucionet sapo ishte krijuar dhe kishte nevojë imediate për të vënë në funksionim zyrat.

Lexo edhe:

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

Tenderi u fitua nga shoqëria “Glori Projekt”, e njohur ndryshe me emrin tregtar “Mobileri Prestige”. Kontrata u nënshkrua në Tetor 2020, në një kohë që Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme sapo ishte miratuar Elena Pici.

Shoqëria “Glori Projekt” njihet edhe me emrin “Mobileri Prestigj”

Shoqëria në pronësi të Arian Hasanit është ndër më të njohurat në tregun e mobilerisë shqiptare dhe shpallja e saj fituese në tenderin për pajisjet ndihmëse të SPAK-ut BKH-së mund të mos bënte shumë përshtypje.

Por, një auditim i zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Ministrinë e Brendshme, krijoi dyshime se kompania “Glori Projekt” kishte paraqitur të dhëna të pasakta.

Rasti iu përcoll Agjencisë së Prokurorimit Publik (APP), si struktura që ka tagrin për të zhvilluar hetim administrativ mbi procedurat tenderuese të përfunduara.

Hetimi administrativ

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) thotë se “procedimi administrative ndaj operatorit ‘Glori Projekt’ ka nisur për keqinformim dhe për dorëzim të dokumenteve që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi, referuar raportit të auditimit të KLSH-së, dorëzuar në APP”.

Në vijim, APP deklaron se ka kryer verifikimet dhe konstaton se për këtë rast “ndodhemi në kushtet e nenit 78/1 të Ligjit për Prokurimet Publike”.

Vendimi i APP, nr. 62, dt. 26.06.2024

Ky nen thotë se: “1. Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet për:

  1. a) keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi;….”.

Në përfundim të procedurës verifikuese, APP, me vendimin nr. 62, dt. 26.06.2024, ka vendosur: “Të përjashtojë operatorin ekonomik ‘Glori Projekt’ nga e drejta për të fituar kontrata publike për 18 muaj”.

Tenderi i dyshuar

Në 21 Korrik 2020, Ministria e Brendshme shpalli tenderin me objekt “Blerje mobilje për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK)”.

Fondi limit për këtë procedurë ishte 61.440.198 lekë të reja. Afati i dorëzimit të ofertave u caktua data 14 Gusht 2020.

Rezultatet e tenderit të mobiljeve për SPAK dhe BKH

Por, për një arye që nuk kuptohet shumë qartë, titullari i procedurës në atë kohë, Plarent Ndreca, vendosi të modifikojë dokumentat e tenderit, duke shtuar disa kritere dhe afati i dorëzimit të ofertave u shty për në 19 gusht.

Ka pasur disa raportime mediatike të kohës se këto ndryshime u kryen për të “orientuar fituesin”. Megjithatë, këto pretendime mbetën në kuadrin e qëndrimeve deklarative.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tender kanë marrë pjesë 8 operatorë ekonomikë. Nga gara u skualifikuan 5 kompani, përfshirë edhe subjektin që kishte paraqitur ofertën më të ulët.

Në përfundim, fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Glori Projekt” & “Dromeas”, të cilët paraqitën ofertën në vlerë 47.295.336 lekë të reja.

Etiketa: 18 muajabuzoikorrupsionmobileripërjashtohetPrestigjqeveraispaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
SPORT

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
Para

Tiranë/ Zjarr dhe tym në tarracën e një pallati te Komuna e Parisit

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş