• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berberi në burg për korrupsion, Veliaj i jep tender kompanisë së tij

14:59 : 11/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Kompania nën sekuestro nga SPAK, “DAAM” sh.p.k, e cila dyshohet se ka pronar të fshehur Drejtorin e arrestuar të Rrugëve, Evis Berberi, është pjesë e fituesve të një tenderi me vlerë mbi 240 mijë euro, të mbyllur këtë javë nga Bashkia e Tiranës.

Shoqëritë “DAAM” dhe “Net Group”, të dyja nën pronësinë zyrtare të Valter Begajt, edhe ky i arrestuar me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë pjesë e listës fituese të tenderit me objekt “Studim Projektime në Programin e Kulturës dhe Turizmit”.

Tenderi u shpall nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit 2023 dhe fondi limit në dispozicion ishte 24 milionë lekë të reja. U deshën plot 6 muaj për të arritur në nxjerrjen e fituesve.

Në 7 qershor 2024, bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj vendosi që bashkimi i operatorëve “DAAM” sh.p.k dhe “Net Group” të ishin pjesë e listës së fituesve, megjithëse pronari i dyshuar real dhe ai në letra janë nën arrest për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Në 14 mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masën “arrest me burg” për Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve në atë kohë, Evis Berberi dhe biznesmenin Valter Begaj.

Lexo edhe:

Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

“SPAK të hetojë zyrtarët e lartë”, Krasniqi: Rama përzgjedh vetë projektet arkitekturore, më pas bën ligjin

Sipas hetimeve të deritanishme të SPAK-ut, dyshohet se Berberi, në cilësinë e kreut të Rrugëve dhe të drejtorit të Agjencisë së Eficencës së Energjisë, i ka dhënë kompanive të Valter Begaj disa tendera, në një vlerë totale rreth 2.2 milionë euro.

Gjithnjë sipas hetimeve të SPAK-ut, dyshohet se Berberi është pronar i fshehur i kompanisë “DAAM” sh.p.k dhe se ai ka kryer veprime fiktive për ndryshimin e pronësisë në emër të biznesmenit Begaj.

Bashkë me këta të dy, u arrestua edhe administratori i shoqërisë “Daam” sh.p.k, Ervis Lame.

Ndërkohë, me një vendim të datës 18 mars 2024, Gjykata e Posaçme urdhëroi vendosjen nën sekuestro preventive të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

Pavarësisht këtyre fakteve, Bashkia e Tiranës ka vijuar të shpallë fitues kompaninë me pronar të dyshuar real Evis Berberin, duke i siguruar miliona të tjera në portofolin e tij financiar./ Syri.net

Etiketa: arrestimErion Veliajervis berberikorrupsionspaktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

21:50 : 29/06/2026
AKTUALITET

“SPAK të hetojë zyrtarët e lartë”, Krasniqi: Rama përzgjedh vetë projektet arkitekturore, më pas bën ligjin

18:08 : 29/06/2026
AKTUALITET

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

18:02 : 29/06/2026
AKTUALITET

Veliaj bëhet baba gjatë qëndrimit në burg, SPAK i jep leje të shohë fëmijën

12:34 : 29/06/2026
AKTUALITET

Prokuroria Vlorë i çon dosjen SPAK-ut për abuzimet me pronat në Orikum, Rradhimë dhe Dukat

09:36 : 29/06/2026
AKTUALITET

22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet

13:53 : 28/06/2026
Para

Dhunoi bashkëshorten dhe ia mbathi, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Maliq

TË GJITHA

Rindërtimi që nuk po mbyllet, bashkitë shpenzuan vetëm 36% të fondeve në 2025

09:55 : 30/06/2026

Trafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet amerikania në Tiranë

09:49 : 30/06/2026
Autori Nikolas Agolli dhe i plagosuri Brian Syzo

Zbardhet plagosja me armë e Brian Syzos, identifikohen 4 autorët! Vihen në pranga 2 prej tyre/ EMRAT

09:28 : 30/06/2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë/ EMRAT

09:21 : 30/06/2026

Mbylli në shtëpi fëmijët e tij për të takuar një 14-vjeçare, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

08:56 : 30/06/2026

Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë! Banorët: Zjarrfikësja erdhi një orë me vonesë

08:39 : 30/06/2026

Bulmeti kthehet në luks! Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta

08:25 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio