• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet në Gjermani Vladimir Kola, dyshohet se vrau Briken Sanajn

10:33 : 17/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani kanë arrestruar një shtetas shqiptar të akuzuar për vrasje.

Në pranga ka rënë Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se është autor i vrasjes së Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë.

41-vjeçari mësohet se është lokalizuar në qytetin Gelsenkirchen dhe u vendos në pranga më qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Njoftimi i plotë policisë:

“Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë, finalizohet operacioni policor i koduar “Versus”. I akuzuar për vrasje me paramendim, në vitin 2022, kapet në Gjermani, pas shkëmbimit të informacionit mes palëve, dhe arrestohet me qëllim ekstradimi në Shqipëri, 41-vjeçari.

Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga DVP Tiranë dhe shkëmbimin e tyre në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i përbashkët, i koduar “Versus”.

Lexo edhe:

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

Në kuadër të këtij operacioni, është lokalizuar në qytetin Gelsenkirchen, Gjermani, dhe është arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar V.(V.) K., 41 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datë 23.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, shtetasi V.(V.) K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S. Vijon puna për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Shqipëri.

Më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, shtetasi V.(V.) K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S”, njofton policia.

  • Vrasja e Briken Sanajt

Me datën 03 tetor 2022, rreth ores 22:50 tek Kodra e Diellit, Vladimir Kola në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar për vdekje Briken Sanajn.

Fillimisht u raportua se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë.

Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit.

Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

  • Itinerari që ndoqën autorët

Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip ‘Benz’ i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov.

Etiketa: Briken Sanajtkodra e diellitkrimivladimir kolavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

19:38 : 13/07/2026
AKTUALITET

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026
BOTA

Ekzekutohet vëllai i bosit famëkeq të drogës në Ekuador /EMRI

16:51 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, dyshohet për vrasës me pagesë/ Pista kryesore e hetimit

11:42 : 13/07/2026
AKTUALITET

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

10:47 : 13/07/2026
AKTUALITET

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

14:10 : 12/07/2026
Para

Tragjike në Itali! 55-vjeçari shqiptar bie nga lartësia në asfalt, vdes në vendin e punës/ EMRI

TË GJITHA

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş