• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Erion numëroi orët”/ Berisha: Protesta e së premtes do ta tmerrojë Veliajn

20:45 : 11/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka ripërsëritur thirrjen drejtuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që të japë dorëheqjen dhe të shkojë vetë tek ish-drejtori i tij në burg, Taulasnt Tusha, në lidhje me aferën “5D”.

Gjatë fjalës së mbajtur nha dritarja e banesës së tij, Berisha tha se si protesta e sotme, bashkia nuk e ka parë ndonjëherë, por sipas tij, kryebashkiaku Erion Veliaj do të shohë tmerr në protestën e të premtes.

Sipas Berishës, të premten e javës së ardhshme është protesta e tretë dhe e vërtetë, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht, ndërsa i bëri thirrje Veliajt që të numërojë orët në krye të bashkisë.

Sali Berisha: Unë kam sot një përshëndetje më të veçantë për të gjithë protestuesit kundër kryehajnit të Bashkisë së Tiranës, të cilët me protestën e tyre përcollën mesazhin në mbarë Shqipërinë dhe botën se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e pushtuar nga një hajdut ordiner. Se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e përdhosur nga një hajdut që vjedh 100 përqind të fondeve publike dhe i shndërron ato në hotele me 5 yje. I shndërron ato në pallate 10 e 12-katëshe. I shndërron ato në lokale dhe klube. I shndërron ato në udhëtime dhe vakanca në të katër anët e dheut. I shndërron ato në llogari të fshehta offshore. Protesta e sotme ishte një protestë që bashkia nuk e ka parë ndonjëherë. Dhe e garantoj se e premtja që vjen, do ta tmerrojë Erion Veliajn. Të premten, e treta e vërteta. Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u fut më në bashki. Nuk ke shpëtim!

Nuk ke shpëtim askërkund sepse në çdo variant që ta analizojë njeriu, ti je njeriu më i shpifur, je hajduti më i neveritshëm, më i pangopur që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti. Erion, ti ke bërë marrëveshje me skapistët. Por të garantoj se bashkë me ty, edhe ajo marrëveshje do të marrë fund. Prandaj dhe u thuaj qytetarëve të Tiranës sa ke vjedhur me 1 milion pemë që thua se ke mbjellë, në një kohë kur në të vërtetë ke shkulur dhjetëra e dhjetëra mijëra pemë në këtë qytet. Sa ke vjedhur, Erion me karvanet që merrje në Selitë dhe ua prisje ujin qytetarëve dhe u dërgoje bidonat me Tivarin tënd? Sa ke vjedhur me shkollat që i ndërtoje me 6-fshin, me 8-fishin e çmimit të një shkolle? Sa ke vjedhur me kopshtet që i tenderon nga tre herë dhe nuk ekziston në themel? Sa ke vjedhur në xhepat e shqiptarëve? Erion, ja ku po ta them: drejtësinë e marrin në dorë qytetarët! Kur drejtësia bëhet armike e tyre. Kur drejtësia mbulon krimet e shëmtuara të qeveritarëve. Kur drejtësia shndërrohet në mburojë të hajdutëve më të mëdhenj që ka parë Tirana dhe Shqipëria, qytetarëve të ndershëm, qytetarëve të guximshëm, qytetarëve atdhetarë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë drejtësi.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Miqtë e mi, sot ishte një ditë ku Erion Veliaj u lebetit, u tmerrua. Po e premtja, mjerë ti, më mirë largohu, jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen dhe shko vetë te Tusha. Shko vetë te Simixhiu, që e detyroi bashkëshortja jote të firmosë duke tradhtuar kushëririn e vet për interesat e tua mafioze. Shko te ata se aty e ke vendin dhe më keq. Erion, je shndërruar në turpin e qytetit. Në neverinë e qytetit. Në çdo fjalë, një gënjeshtër. Në çdo akt, një vjedhje. Nuk durohesh më, e premtja është larg. Zemërimi i Tiranës do të vërshojë mbi shtëpinë e parë të qytetit. Zemërimi i qytetarëve të vjedhur, të poshtëruar, do të të japë ty, atë që ke merituar prej kohësh. Erion, është fatkeqësi të kesh emër njeriu ti. I shkatërrove teatrin kryeqytetit, simbolin, monumentin e kulturës së tij. Ia shkatërrove sepse u peshove në para droge. More dhjetëra milionë. Erion, tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të zezë, shtylla e turpit e Erion Veliajt. Ata artistë të vërtetë, teatrin do ndërtojë, por edhe aty një shtyllë të zezë afër, që brezat të mos të harrojnë, pervers njeri. Bastard! Më mirë të mos prish gojën me ty se nuk ndalet dot. Ke shkatërruar qytetin, i ke shkatërruar të gjitha institucionet e kulturës bashkë me Edi Ramën. Tirana sot është qytet pa teatër, pa bibliotekë, pa galeri, pa teatër të fëmijëve. Të gjitha, droga, droga dhe vetëm droga.

Ju bëj thirrje, gjatë kësaj jave të trokasim në çdo zemër, në çdo derë të Tiranës, të këtij qyteti që është zemra dhe truri i kombit. Ta shndërrojmë të premten në ditën e triumfit qytetar. Në ditën e fitores. Në ditën e përzënies përfundimtare të hajdutit të shpërfytyruar nga shtëpia e parë e kryeqytetit, nga bashkia. Erion, numëroj orët, numëroj ditët. E premtja po vjen. E premtja është ditë e Tiranës. Është dita e qytetarëve, është dita e fitores.

Etiketa: Erion VeliajprotestaSali Berishatë premte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026
AKTUALITET

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026
Para

Liga e Konferencës/ Olympiacosi thyen Fenerbahcen, Plzen-Fiorentina mbyllet pa gola

TË GJITHA

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:34 : 16/07/2026

Aksident me të plagosur në autostradën Lushnje-Fier. Krijohet trafik kilometrik

08:20 : 16/07/2026

Zgjidhet kupola drejtuese e PD-së, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm/ LISTA

08:15 : 16/07/2026

Sot temperatura përvëluese, parashikimi i motit

08:02 : 16/07/2026

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş