• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pakti me Italinë s’cënon partinë”, Kushtetuesja rrëzon dëshirën e Bashës për faktorizim

11:28 : 26/01/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata Kushtetutes rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës për të marrë në shqyrtim marrëveshjen ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, për emigrantët e paligjshëm afrikanë që mbërrijnë në gadishullin Apenin.

Sipas Kushtetueses, Pakti ndërmjet dy qeverive nuk cënon interesat e ligjshme të partive politike, të cilat përmblidhen në cënimin e pjesëmarrjes në zgjedhjeve apo në të drejtat e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me vonë.

E, për sa kohë që pakti Shqipëri-Itali nuk ka asnjë lidhje me të drejtat e partive për ushtrimin e funksioneve të tyre, atëherë Gjykata Kushtetuese vendosi të mos pranojë kërkesën e Partisë së Bashës për të vënë në lëvizje institucionin.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni, duke nënshkruar Marrëveshjes për emigrantët

Në rastet e ngjashme, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesën e një grupi të caktuar deputetësh në Kushtetutë (një të pestën). Por, Basha, në mungesë të numrave në Parlament, shfrytëzoi logon e Partisë Demokratike për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe:

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

Vendim i Kushtetueses ishte mëse i pritshëm dhe logjik. Që në krye të herës, u kuptua se kërkesa e Partisë Demokratike me vulë ishte thjesht një përpjekje e grupimit të Bashës për t’u faktorizuar në jetën politike.  Megjithatë, Gjykata Kushtetuese mori një vendim me shumicë të brishtë; 5-4 në favor të mos-kalimit të çështjes në seancë plenare.

Në foto: Gjykata Kushtetuese rrëzoi 5-4 kërkesën e grupit Basha për paktin Rama-Meloni

Ky vendim është i shoqëruar edhe me një situatë në dukje të konflikti të interesave. Kërkesa është bërë nga Partia Demokratike me vulë, e cila ka Sekretar të Përgjithshëm Enkelejd Alibeajn. Ndërsa, relatore e rastit në Gjykatën Kushtetuese ishte Marsida Xhaferllari, bashkëjetuesja e Alibeajt.

Në votimin përfundimtar, Xhaferllari ka votuar në favor të kërkesës së subjektit politik, ku bën pjesë bashkëjetuesi i saj. Qëndrimit të Xhaferllarit iu bashkuan edhe tre kolegë të tjerë të saj: Fiona Papajorgji, Sandër Beci dhe Marjana Semini.

Në foto: Relatorja e çështjes ishte gjyqtarja Marsida Xhaferllari

Shumica, e cila vendosi mospranimin e kërkesë së Partisë Demokratike të Lulzim Bashës përbëhej nga gjyqtarët: Holta Zaçaj, Gent Ibrahimi, Elsa Toska, Sonila Bejtja dhe Ilir Toska.

Pavarësisht këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese tashmë ka marrë në shqyrtim Marrëveshjen Rama-Meloni, pas një kërkesë të një të pestës së deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët drejtohen nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pse u rrëzua Basha në Kushtetuese

Në datën 06 nëntor 2023, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Italisë, përfaqësuar nga kryeministrat respektivë, kanë nënshkruar në Romë, Itali, Protokollin “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”

Këshilli i Ministrave, në datën 15 nëntor 2023 ka miratuar projektligjin për ratifikimin e Protokollit të Bashkëpunimit, të cilin, dy ditë më pas, në datën 17 nëntor 2023, e ka depozituar në Kuvend.

Ky projekt-ligj ende nuk është ratifikuar prej Kuvendit, për shkak se një e pesta e deputetëve, përfaqësues të opozitës, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimin paraprak të saj.

Pas kërkesës së parë, në 6 dhjetor 2023, edhe Partia Demokratike e vulës iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e Marrëveshjes Rama-Meloni.

Sipas kërkuese, pakti Rama-Meloni cënon procedurat e lidhjes së Marrëveshjeve ndërkombëtare; grupi negociator nuk ka marrë plotfuqishmërinë nga Presidenti; si edhe Protokolli i Bashkëpunimit cënon sovranitetin territorial të vendit.

Sipas kërkueses, ata legjitimohen të vendosin në lëvizje Gjykatën, pasi “çështja është kushtetuese e ngritur lidhet me interesat e saj, sepse në statutin e saj është përcaktuar se kjo parti promovon, në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve, pavarësinë e shtetit dhe tërësinë territoriale të tij, rendin kushtetues, pluralizmin, identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kombëtare”.

Në 22 Dhjetor 2023, trupa gjykuese vendosi të mos pranojë kërkesën e grupit të Bashës, me argumentin se nuk legjitimohet të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, pa i hyrë themelit të çështjes.

Në foto: Gjykata Kushtetuese vendosi moskalimin e kërkesës së grupit Basha në seancë plenare

Pesë gjyqtarët e Kushtetueses argumentojnë se “…interesat programorë dhe politike të partisë, interesat (e ligjshëm) të anëtarëve-individë të saj ose madje edhe një interes i përgjithshëm lidhur me sistemin demokratik dhe kushtetutshmërinë, nuk i jep një partie politike të drejtën për të paraqitur kërkesë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë…”.

Më tej, shumica e trupës gjykuese argumenton se “Interesi i parashtruar nga kërkuesja (Partia Demokratike e vulës, shën.red) rezulton me karakter të përgjithshëm dhe abstrakt që nuk mjafton për të justifikuar interesin e drejtpërdrejtë të saj në çështjen kushtetuese të ngritur. Në këtë mënyrë, nuk rezulton që dispozitat e Protokollit të Bashkëpunimit të sjellin ndonjë pasojë negative ose të pritshme ose të cenojnë statusin kushtetues të kërkueses dhe as veprimtarinë e saj politike, përfshirë atë parlamentare”.

Ndërkohë, pakica e trupës gjykuese, përfshirë edhe relatoren e çështjes, Marsida Xhaferllari, vlerësojnë se “përpjekjet e shumicës për të argumentuar mbi arsyet e moskalimit të çështjes për shqyrtim në seancë plenare, i gjejmë kontradiktore, të sforcuara dhe me natyrë të tillë që nuk mund të vlerësoheshin në fazën e shqyrtimit paraprak të çështjes…”.

xxxxxxxxxxx

Grupi prej 4 gjyqtarësh të pakicës deklaron se nuk pajtohet me arsyetimin e shumicës për dy arsye kryesore.

Sipas tyre, ekziston një vendim i vitit 2010, në të cilin është legjitimuar një parti politike për të vënë në lëvizje Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë argument, shumica e trupës gjykuese ka argumentuar se situatat nuk janë të ngjashme, pasi vendimi i asaj kohe kishte lidhje me “zhvillimet funksionale të Kuvendit”.

Së dyti, pakica e trupës gjykuese mban qëndrimin se Gjykata Kushtetuese duhet të pranonte kërkesën e grupimit Basha dhe mund ta bashkonte atë me kërkesën e grupit të Berishës, pasi janë dy padi me objekt të njëjtë, pra marrëveshjen Rama-Meloni, por me shkaqe të ndryshme.

Sipas pakicës, grupimi Basha-Alibeaj kanë pretenduar në Kushtetuese cënimin e sovranitetit territorial të vendit, ndërsa një e pesta e deputetëve, të renditur në krah të Berishës, kanë pretenduar cënimin e të drejtave të të huajve.

Në foto: Pakica prej 4 anëtarësh votuan për pranimin e kërkesës së grupit Basha-Alibeaj

Katër gjyqtarët kushtetues mbajnë qëndrimin se Gjykata duhet të kishte bashkuar këto dy kërkesa dhe t’i shqyrtonte në një të vetme.

Në këtë mënyrë, pakica pretendoi të faktorizonte grupin e Lulzim Bashës, i cili, në mungesë të numrit të nevojshëm të deputetëve në Parlament, tentoi të shfrytëzonte logon e partisë për t’u marrë në konsideratë.

Përpjekja e grupit Basha-Alibeaj dështoi, megjithëse kishin në krah një aleat shumë të fortë-relatoren e çështjes, Xhaferllari.

Etiketa: Edi RamaGiorgia MeloniGjykata KushtetueseItaliLulzim BashamarreveshjePartia Demokratikerefugjate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

20:21 : 19/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali

15:45 : 19/07/2025
AKTUALITET

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

10:24 : 19/07/2025
AKTUALITET

Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

08:55 : 19/07/2025
AKTUALITET

Itali/ E kishte kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

08:35 : 19/07/2025
Para

Sarandë, 59-vjeçari arrestohet për ndërtim pa leje

TË GJITHA

Romanca me Dakun mori fund? Modelja Vesa Vllasaliu zbulon detaje, çfarë ndodhi mes çiftit

11:30 : 20/07/2025

Vijon prej 10 ditësh zjarri në Malin e Dukatit, shkrumbohen me 10 hektarë

11:25 : 20/07/2025

Nga Irlanda në Shkodër, Vllaznia firmos me portierin 28-vjeçar

11:15 : 20/07/2025

Durrës/ Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari

11:09 : 20/07/2025

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton 10 milionë euro

10:56 : 20/07/2025

Dy tërmete të fuqishme godasin Lindjen e Largët Ruse

10:50 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com