• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

13:13 : 11/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në seancën e së martës ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”, Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e biznesmenit Elton Kila. Ai rrëfeu se gjatë viteve 2017 dhe 2018 iu shkatërrua biznesi i shitblerjes së makinave, të cilin e kishte ngritur prej 25 vitesh.

Kila tha se në vitin 2017 pati një tentativë për shkatërrim prone, kur iu vu zjarr servisit në Bradashesh. Zjarrfikësit arritën ta shuajnë flakën, por tre automjete u dëmtuan. “Ngjarja nuk u zbardh kurrë,” u shpreh ai.

Në vitin 2018, sipas dëshmisë së tij, biznesi iu dogj plotësisht. Në atë kohë ai ishte i ndaluar nga policia shqiptare, pas dyshimeve të drejtësisë italiane për mashtrime me sigurime automjetesh, që lidhnin me një ngjarje të vitit 2009.

“Ditën e tretë të ndalimit më vunë zjarr tek biznesi, ku u dogjën 10 automjete dhe 10 motora. Ngjarjen e mësova nga televizioni,” tha Kila.

Ai tregoi se pas ngjarjes, i biri i rojës së servisit i kishte thënë se autor ishte Elio Bitri bashkë me dy persona të tjerë. “Elio Bitri rrinte afër punës sime, frekuentonim të njëjtin lokal. Nuk desha ta kontaktoj, por e vëzhgova vetë. Nuk arrita të zbuloj më shumë,” tha Kila.

Lexo edhe:

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

“Plumbi i Artë”/ Xhuljano Hoxha akuza Erjon Alibejt për vrasjen e Oti Kilës, dëshmia

Biznesmeni shtoi se kur mori vesh për plagosjen e Nuredin Dumanit, mësoi se ky i fundit ishte nisur për ta vrarë atë në Elbasan.

“Në atë kohë isha në Gjermani me familjen dhe kisha postuar live në Facebook. Kur u ktheva, pas një jave, përfliteshin shumë emra. Pas dy muajsh dola lajmi se Dumani do vinte për të më vrarë. Nuk e kisha dëgjuar kurrë emrin e tij më parë,” tha ai.

Elton Kila, është pyetur gjithashtu lidhur me pretendimet për përfshirjen e tij në ngjarjet kriminale ku përmendet emri i Suel Çelës.

Në dëshminë e tij, Kila gjithashtu mohoi çdo lidhje me Çelën, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt apo komunikim me të që prej vitit 2015 dhe se lajmet për pagesa të pretenduara ndaj tij ishin plotësisht të pavërteta.

Dëshmia e plotë:

Në 2017 dhe 2018 më kanë shkatërruar biznesin. Kam një biznes prej 25 vitesh në treg për shitblerje makinash.

Në 2017 kam pasur një tentativë për shkatërrim prone. Nuk u zbardh si ngjarje.

Në 2018 ma shkatërruan fare biznesin. Si biznes e kam në Bradashesh. Hap pas hapi bëra 4 të tillë.

Nga 2013 kam një bazë fikse.

Para këtij aktiviteti kam qenë edhe jashtë Shqipërisë nga 1998-2003. Kam punuar më pas në import-export. Sillja makina në ato vite që nuk ka pasur shumë. Kam qëndruar në Francë, Gjermani, Zvicër.

Në 2006 në Elbasan kam hapur dhe një palestër në Elbasan. Po ashtu kam pasur edhe një agjenci turistike dhe një lokal.

Ngjarja e 2017 ishte vetëm një tentativë. Unë isha në shtëpi. Kisha edhe roje. Më lajmëruan, që ka rënë zjarr jashtë servisit.  Zjarrfikësit e fikën zjarrin, por u dëmtuan 3 automjete.

Kila: Ne 2018 ishte prape zjarrvënie. Unë isha i ndaluar në atë kohë nga policia në Shqipëri pas dyshimeve të drejtësisë italiane në lidhje me mashtrim me sigurimit e automjeteve. Bëhej fjalë për një ngjarje të vitit 2009.

Ditën e tretë të ndalimit më vunë zjarr tek biznesi, ku i dogjën 10 automjete dhe 10 motora.

Teksa isha i ndaluar ngjarjen e mësova nga TV. Kam qëndruar i izoluar 45 ditë.

Shkova në polici e prokurori, ku dhashë deklarime nëse kisha probleme me kënd.

Unë këto ngjarje nuk e di as sot se nga i kam.

Pas ngjarjes i biri i rojës, Arbër Ramollari me tha që ka qenë Elio Bitri dhe 2 të tjerë.

Elio Bitri rrinte shumë afër punës sime. Frekuentonim të njëjtin lokal.

Nuk desha ta kontaktoj Elio Bitrin. Unë po vëzhgoja vetë. Doja të zbuloja më tepër dhe nuk bëra diskutime. Nuk munda të zbuloja më.

Ju kam lënë Zotin edhe kaq.

Kila: Ditën që kam marrë vesh që është plagosur Nuredin Dumani dhe që kanë ardhur për të më vrarë unë kam qenë në Gjermani. Në atë kohë kam pasur Facebook dhe kisha postuar live. Isha me familjen atje.

Kur u ktheva në Shqipëri, pas një jave, përfliteshin shumë emra. Pas 2 muajsh doli lajmi se Dumani do vinte për të më vrarë mua në Elbasan.

Kila: Nuk e mbaj mend kush ma ka thënë, se m’u errën sytë. Nuk mund ta besoja. Ma kanë thënë disa herë, edhe policë ma kanë thënë, që flitej se ishte nisur për mua.

Unë nuk e kisha dëgjuar asnjëherë emrin e Nuredin Dumanit.

Kila: Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta.

Më kërkoi familja të ikja jashtë, por unë nuk doja t’i lija njollë familjes. Nëse duan, le të vijnë, u thashë.

Unë nuk ruhesha nga ndonjë njeri. Nuk kam pasur ndonjë konflikt, që t’i lidhja me këtë.

Në gazetë doli lajmi që ka paguar Suel Çela për mua. Shkova te tregu ushqimor dhe takova familjarët e Suelit. Ishte dhe i vëllai i Suelit Marjo dhe i ati i Suelit, Astriti. Vërtetë më thanë je bërë merak? Më gjuajtën te shpatullat. Unë isha i qetë. Me Suel Çelën jam takuar në vitin 2015 për herë të fundit. Nuk ndodhi asnjëherë takim mes nesh apo telefonatë për atë ngjarje.

Atë kohë kam qenë i distancuar nuk kam patur kontakte. Luan Tabakun e njoh, kam 30 vite njohje që fëmi. Luan Tabaku është funksionar shteti, ka qenë në doganë… shok i vëllait tim ka qenë. Lajmin për mua e nxorën të gjitha mediat. Ka patur interes nga ana ime për të takuar gazetarët. U interesova të hiqeshin lajmet sepse nuk isha unë i përfshirë.

Ditën që ndodhi vrasja në Bradashesh në dhjetor 2018 me tre të vrarë, unë kam qenë në burg. Ditën që dola nga burgu shkova në shtëpi sepse ishin 50 vetë që më prisnin. Të nesërmen e mora vesh, asnjëri prej viktimave nuk ishte i njohur për mua. Erjon Alibej e njoh, është askushi për mua. Nga të pandehurit njoh Gentjan Sharrën, Xhuljan Hoxhën, njoh Erjon Alibejn. Jam takuar me Erjon Alibejn më përpara.

Nuk kam shkëmbyer mesazhe me Erjon Alibej në kohën kur kam qenë në burg. Gjatë kohës që isha në burg, ishte dhe Erjon Alibej aty, në ambiente të ndara. Unë nuk dilja sepse nuk doja të përzihesha me njeri. Lulzim Bitrin e kam njohur. Kur është vrarë, unë kam qenë te një karburant vend që e frekuentoj sot e kësaj dite. Lulezimi është vellai i Eljo Bitrit, e njihja si emër. Me Eljon kam qenë i afërt. – ka thënë ai.

Etiketa: deshmiaelton kilaPlumbi i Arte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

21:30 : 24/05/2026
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Xhuljano Hoxha akuza Erjon Alibejt për vrasjen e Oti Kilës, dëshmia

13:45 : 28/04/2026
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej tregon si u njoh me Plaurent Dervishajn: Folëm kur iu bë atentati në Durrës

15:22 : 23/04/2026
AKTUALITET

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”

11:58 : 23/04/2026
AKTUALITET

“Dy orë rrugë me furgonët zhul”/ Debate te “Plumbi i Artë”, Asllan Plaku i vendos kushte gjykatës!

12:34 : 16/04/2026
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” dy vite në GJKKO, dëshmitë periferike zvarrisin procesin

18:29 : 09/04/2026
Para

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, reagon Grupi Parlamentar i PD: Dhunim flagrant i të drejtave të opozitës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom