• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha depoziton amendamentin për buxhetin në Kuvend: 5 mld lekë t’i shkojnë ndihmë ushtrisë së Kosovës

09:58 : 22/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ashtu dhe siç e paralajmëroi në konferencën e të premtes, deputeti i PD-së Lulzim Basha ka depozituar këtë të hënë në Kuvend një amendament, ku kërkon rialokim të buxhetit vjetor, duke kërkuar dhënin e 5 miliardë lekëve ndihmë ushtarake për Kosovën.

Sipas grupit të Bashës, kjo ndihmë financiare ka për synim forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale në një kohë në të cilën Serbisë po riarmatoset me objektiva të deklaruar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.

“Duke marrë parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në Republikën e Kosovës nën dritën e fakteve të një acarimi të paprovokuar të gjendjes së sigurisë nga Serbia, bëhet e domosdoshme një ndihmë financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë nga ana e Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024.

Kjo ndihmë financiare ka për synim forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale në një kohë në të cilën Republika e Serbisë po riarmatoset me objektiva të deklaruar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në momentin kur konjuktura politike do ta mundësonte këtë veprim.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë nuk ishte një incident i izoluar. Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim që të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014. Nuk ka dyshim se asgjë e këtyre përmasave nuk mund të ndodhë pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi. Dhe as nuk ishte ky i vetmi operacion për ndyshimin me forcë të status quo-së në të cilin është përfshirë aktualisht Serbia.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Teliti: Buxheti i Tiranës i deformuar, investimet 4 herë nën plan

Nxitja dhe mbështetja për shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnje-Hercegovina, përpjekja për të kontrolluar infrastrukturën politike të Malit të Zi dhe infiltrimi i strukturave të armatosura paraushtarake në Kosovë për të orkestruar marrjen me dhunë të një pjese të territorit të një shteti të pavarur, të gjitha bëjnë pjesë në strategjinë e shtetit serb për të diktuar në terren një realitet të ri, të cilin liderët e Beogradit e etiketojnë publikisht si Bota Serbe.

Kjo është një përpjekje për të imponuar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe pushtimeve të territorit. Rezultati përfundimtar do të përmbyste arkitekturën e sigurisë euro-atlantike të Europës Juglindore dhe do t’i jepte një goditje potencialisht vdekjeprurëse paqes dhe stabilitetit në Europë.

Në një plan më të gjerë, kjo nënkupton përdorimin e Serbisë si gur shahu në një strategji të ideuar dhe orkestruar nga Moska me objektiva të qartë: Destabilizimin dhe zhytjen e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s duke hapur një front të ri në zemrën e Aleancës kundër luftës së paligjshme pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

Ndërkohë që përfaqësues të lartë të vendeve aleate kanë bërë të qartë se objektivat pas sulmit terrorist të Banjskës përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin, autoritetet më të larta të Kosovës kanë ngritur shqetësimin se 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë së forcave të armatosura serbe janë pozicionuar në 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës, në pritje të një konjukture të volitshme për ndërhyrje ushtarake.

E gjithë kjo tregon se duhet vepruar pa humbur kohë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Disa nga vendet aleate kanë hedhur hapa aktivë në forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Por në ndihmë të Kosovës dhe mbështetjen e aleatëve të saj duhet të renditet edhe Shqipëria.

Duke marrë parasysh shpenzimet kapitale të Buxhetit të Shtetit të vitit 2024, i propozoj Kuvendit të Shqipërisë:

1 – të miratojë uljen nga 129 miliardë e 381 milion lekë në 124 milardë e 381 milion lekë duke shkurtuar investimet kapitale jo të domosdoshme për mbarëvajtjen e ecurisë ekonomike të vendit, siç janë restaurime zyrash, mobilime, blerje automjetesh, shpenzime kapitale jo-emergjente;

2 – të miratojë një shtesë zëri “ndihmë financiare ushtarake për Republikën e Kosovës” në masën 5 miliardë lekë.” , – thotë grupi i Bashës në argumentin e saj.

Etiketa: 5 miliardeamendamentBashabuxhetikosovendihmerialokimushtrise

Lajme të lidhura

RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
AKTUALITET

Teliti: Buxheti i Tiranës i deformuar, investimet 4 herë nën plan

10:32 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
RAJONI

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025
RAJONI

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

15:18 : 10/11/2025
Para

"Tenderi i qenëve pa u hetuar", Maliqi: Hajdari i Kuçovës si Gjici i Kukësit!

TË GJITHA

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

11:36 : 16/11/2025

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com